intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • Degët
  • Kontakt
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
CALL CENTER
08006000 (Falas)
+355 4 2276222 / 223
+ 355 (0) 692080903
 
produktet po ngarkohen

Njoftim i rëndësishëm!

spacer
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
Intesa Sanpaolo Bank Albania, në perputhje me rregulloret e VISA dhe MasterCard ka filluar zëvendësimin e kartave të të gjithë klientëve, me karta të të njëjtit lloj por të pajisura me mikrocip. Chip-i në kartë ju mundëson kryerjen e transaksioneve më të shpejta dhe të sigurta.
 
Çfarë duhet të bëni ju?

 

Të gjithë ju klientë që banoni jashtë zonës së Tiranës duhet të paraqiteni pranë degës suaj të Intesa Sanpaolo Bank dhe të kërkoni kartën tuaj të re me Chip, ndërsa të gjithë ju klientë të zonës së Tiranës duhet të paraqiteni pranë Degës në Rrugën Ismail Qemali. Menjëherë pas marrjes së kartës dhe PIN-it të ri ju duhet të firmosni kartën tuaj me stilolaps në pjesën e pasme të saj si dhe të dorëzoni kartën tuaj të vjetër.

 

Kur duhet ta tërhiqni kartën e re me Chip?

 

Karta juaj e re është gati, prandaj mund të paraqiteni menjëherë për ta tërhequr atë.
Ju duhet ta tërhiqni kartën tuaj të re brenda datës 31 Maj 2012.

Karta e vjetër me shirit magnetik nuk do të funksionojë më pas datës 31 Maj 2012.

 

A duhet të paguani për zëvendësimin e kartës ekzistuese?

 

Zëvendësimi i kartës tuaj ekzistuese të pajisur me shirit magnetik me një kartë të pajisur me Chip bëhet falas për të gjithë klientët ekzistues të bankës që kanë në dorë njërën nga kartat e lëshuara nga banka jonë.

 

Ku mund të merrni informacion të mëtejshëm?

 

Për çdo paqartësi në lidhje me kartën tuaj apo me këtë njoftim, si dhe për t’u informuar më gjërë në lidhje me teknologjinë Chip, lutemi të paraqiteni pranë çdo dege të Bankës tonë ose të kontaktoni Shërbimin Helpdesk 24 orë në ditë në numrat:

+355 4 22 76 222 / 3 ose +355 69 20 80 903.

 

Ju mirëpresim!

 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML