intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Pagesat

spacer
Shërbimi ynë i pagesave ju ofron mundësinë për të kryer veprime jo cash në Lek dhe në monedha të huaja. Banka ofron ekzekutimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të degëve si dhe nëpërmjet internetit me anë të shërbimit Internet Banking. Banka ka një rrjet të gjerë bankash korrespondente në të gjithë botën. Sistemi ynë bankar lidhet me rrjetin ndërkombëtar të transfertave bankare nëpërmjet SWIFT-it dhe IBAN-it .
 
Banka ofron shërbimin e pagesave lokale dhe ndërkombëtare.
 
Transferta të brendshme
Ekzekutohen nga banka në ditën që vijnë dhe me të njëjtën datë valutë.

  • Transfertë fondesh midis llogarive brenda bankës;
  • Pagesat e taksave dhe tatimeve (Tatimi mbi të ardhurat, TVSH, kontributet e ISSH dhe ISKSH, taksa të tjera);
  • Taksat Vendore (Taksat e Bashkisë);
  • Detyrimet doganore;
  • Pagesat Utilitare (OSHEE, Ujësjellësi, Albtelecom, AMC, Vodafone)

Transferat në mbërritje
Urdhër Pagesat në favor të klientëve të bankës kreditohen në llogarinë e klientit, në date valutën e marrjes së pagesës me SWIFT nga bankat e huaja, dhe proçesohen automatikisht në bankë (nëpërmjet sistemit STP).
 
Transfertat në mbërritje mund të jenë:

  • Pagesat që mbërrijnë nga bankat lokale në LEK dhe valutë të huaj
  • Pagesat që vijnë nga bankat jashtë vendit

Për ekzekutimin e një pagese te ardhur nga jashtë vendit nëpërmjet sistemit SWIFT ose IBAN në favor të një klienti pranë bankës tonë, nevojiten disa të dhëna kryesore si më poshtë vijon:

  • Emri i Përfituesit:
  • Numri i Llogarisë së Përfituesit / IBAN-i
  • Banka Përfituese: Intesa Sanpaolo Bank Albania, Tiranë, Shqipëri.
  • Kodi i SWIFT-it te Bankes
  • Banka jonë Korrespondente për monedhën përkatëse

Transfertat me jashtë
Nëpërmjet bankës tonë ju mund të transferoni fonde në monedhat e mëposhtme:

  • LEK Lek
  • USD Dollarë Amerikanë
  • EUR Euro
  • GBP Paund Britanik
  • CHF Franga Zviceriane

Transferta jashtë vendit konsiderohen:

  • Transfertat e fondeve drejt bankave lokale në LEK ose valutë të huaj
  • Transfertat e fondeve jashtë vendit.

Urdhër pagesat ndërkombëtare ekzekutohen në të njëjtën ditë në të cilën ato mbërrijnë në bankë. Pagesat zakonisht kryhen me date valute dy ditë pune në rast se vijnë në bankë para orës 14.30 me orën lokale. Me kërkesë të klientit banka mund të ekzekutojë pagesa me të njëjtën datëvalutë dhe fondet mund të kalojnë në bankën e përfituesit në ditën e procesimit/ekzekutimit të urdhër pagesës. Për këtë transaksion, banka aplikon një komision shtesë që paguhet krahas komisioneve standarde për transfertat me jashtë.
 
Për të kryer një transfertë fondesh në një bankë tjetër, brenda apo jashtë vendit , ju duhet t’i jepni bankës informacionin e mëposhtëm:

  • Emri dhe adresa e përfituesit
  • Numri i llogarisë së përfituesit ( IBAN )
  • Emri dhe adresa e bankës se përfituesit
  • Kodi i bankës (si kodi SWIFT, Routing Number, etj)
  • Qëllimit i pagesës ( Nr. i faturës së mallrave, Nr. kontratës së shërbimeve, etj)

Dokumentacioni i kërkuar për transferta tregtare ( blerja mallrash / shërbime) është:
 

1. Kërkesë Transferta e firmosur (ose veprimi i kryer nëpërmjet Internet Banking)

2. Faturë pro-formë ose Kontratë Shërbimesh

3. Akti i zhdoganimit të mallit dhe fatura e mallit
 
Debitimi Direkt

Ky është një shërbim që Intesa Sanpaolo Bank Albania i ofron klientëve të vetë me qëllim lehtësimin e pagesave nëpërmjet Bankës. Shërbimi mundëson shlyerjen automatike të faturave nëpërmjet llogarisë tuaj, pa pasur nevojë që të paraqiteni në bankë apo që ta kryeni vetë.

 

Shërbimi bazohet mbi marrëveshjet që Intesa Sanpaolo Bank Albania ka me kompanitë e ndryshme që ofrojnë shërbime utilitare. Aktualisht ju mund të paguani nëpërmjet Debitimit Direkt fatura për:

  1. OSHEE
  2. Ujësjellës Kanalizime Tirane Sha
  3. ALBtelecom Sha
  4. EAGLE Mobile
  5. Vodafone Albania
  6. Plus Communication
  7. AMC Albania
  8. ABCom

Ju mund ta përfitoni këtë shërbim menjëherë që nga momenti që ju aplikoni në njërën prej degëve tona. Procedura e aplikimit është e shpejtë dhe e thjeshtë. Marrëveshja e Debitimit Direkt ofrohet falas për të gjithë klientët tanë.

 
Avantazhet e bankës tonë:

  • Gamë të gjerë bankash korrespondente
  • Lidhje me SWIFT
  • Pagesa nëpërmjet Internetit - Internet Banking 
  • Shërbimi Automatik i Faksit
  • Rrjet të gjerë degësh dhe agjencish
  • Shpërndarja e pikave te shërbimit bankar sipas preferencës tuaj – Pagesat me kartë (dhe në POS)
  • Bankë e Grupit Ndërkombëtar Bankar - Intesa Sanpaolo

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML