Ç’është Paradhënia bankare e rinovueshme (Overdrafti) ?
Paradhënia bankare është një kredi për individë, e cila ju ndihmon të plotësoni nevojat tuaja për shpenzime konsumatore. Në dallim nga kreditë e zakonshme, ju nuk keni nevojë ta shlyeni atë me këste fikse mujore.
Kujt i ofrohet?
Paradhënia është një shërbim bankar i cili u ofrohet juve si punonjës të institucioneve dhe kompanive shtetërore, apo të organizatave dhe firmave private. Ajo përfitohet pasi rroga juaj fillon të kreditohet automatikisht në llogarinë tuaj pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Po për ata që nuk e marrin rrogën pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania?
Ky shërbim ofrohet edhe për individët të cilëve nuk u kreditohet rroga pranë bankës tonë. Për më tepër informacion ju lutem interesohuni pranë degës tonë më të afërt.
Në çfarë monedhe ofrohet Paradhënia ?
Paradhënia ofrohet në: LEK, EUR, USD. Zakonisht sipas monedhës me të cilën ju kreditohet rroga në llogarinë bankare.
Deri në sa rroga janë të vlefshme ?
Paradhënia bankare është e vlefshme nga një deri në tre rroga. Megjithatë, Banka bën një vlerësim të çdo individi për të përcaktuar shumën e Paradhënies që ju përfitoni.
Sa është kësti mujor që duhet paguar ?
Në dallim nga kreditë e zakonshme, Paradhënia bankare nuk është e detyrueshme të shlyhet me këste fikse mujore. Jeni ju që përcaktoni në mënyrë individuale pjesën e paradhënies që dëshironi të shlyeni. Shuma minimale e pagesës është sa interesi mujor që banka aplikon për pjesën e Paradhënies së përdorur.
Cili është afati i përdorimit të Paradhënies ?
Paradhënia bankare është e vlefshme për një vit. Ajo rinovohet automatikisht nëse nuk revokohet nga palët.
Në rastin e shlyerjes para afatit të nënshkruar në kontratë shuma do t’ju rinovohet automatikisht dhe ju do keni të drejtë ta përdori sërisht atë për një vit tjetër.
Si proçedohet për të pasur një Paradhënie bankare ?
Çfarë ndodh nëse firmos kontratën dhe për një vit nuk e përdorur Paradhënien ?
Nëse ju e firmosni kontratën por vendosni mos ta përdorni Paradhënien, Banka nuk ju mbahen asnjë komision. Ju paguani interes VETËM për periudhën dhe shumën që përdorni.
Po kompanitë a mund të aplikojnë për Paradhënie ?
Banka ofron Paradhënie bankare (overdraft) edhe për jo-individët (p.sh. kompanitë, institucionet, OJF-të, etj). Për informacion të mëtejshëm, ju lutem interesohuni pranë departamentit të Shërbimeve për Korporatat pranë Zyrave Qëndrore të bankës në Tiranë (tek ish-Blloku).
ABA Professionals
Paradhënia bankare ofrohet edhe për paketën e produkteve të bankës për profesionistët. Kjo paketë ofrohet kryesisht për avokatët, mjekët, noterët, etj. Për më tepër informacion ju lutem vizitoni degën apo agjencinë tonë më të afërt.