intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Parashikimi Makroekonomik per 2012 i pare nen kendveshtrimin e krizes europiane te borxhit

spacer
Parashikimi i fundvitit tregon nje prerje te re drastike te ritmeve te rritjes ne PBB - GDP Globale, qe vjen si rrjedhoje e perkeqesimit te pritshmerive mbi ekonomine europiane dhe pjeserisht ka nje pamje me pak te favorshme per cmimet e mallrave.
home

Me respekt per Europen, ky rishikim u be pas menaxhimit zhgenjyes te krizes se borxheve. Pershpejtimi i forcimit fiskal e rendon tkurrjen e GDP-se, ndersa mungesa e vazhdueshme e mekanizmave mbrojtes krijon kushte financiare te limituara ne shume shtete te eurozones.

 

Muaj pas muaji menaxhimi katastrofik i krizes nga lideret e eurozones po rrit risqet e recensionit ne Europe dhe indirekt erreson kendveshtrimin mbi makroekonomine globale. Sic eshte shpejguar me ne detaje ne faqen 31, samiti i dhjetorit perfundoi gjithashtu me nje marreveshje te pakenaqshme: paketat bejne thirrje per masa disipline fiskale qe jane shume te parendesishme per besimin e investitoreve nderkombetare edhe pse qeveria gjermane u perpoq shume t’i perfshinte dhe ata. Pati nje kthim te vonuar ne hapat e meparshem te gabimeve te se shkuares, por pak ose asgje ne rrugen e mekanizmave mbeshtetes qe duhen per te ndermarre riskun financiar te shoqeruar me borxhin publik te vendeve nen presion. Strategjia zyrtare akoma varet pothuajse teresisht nga zbatimi i shpejte (ndoshta shume i shpejte) i masave te rrepta per nisjen e procesit te reduktimit te borxhit, i cili ka pasoja te renda ne perspektiven e rritjes se Eurozones. Ende sot nuk eshte e qarte nese fondet Europiane do jene te mjaftueshme dhe te perdorura brenda nje limiti kohor te nevojshem, ndersa burimet e vena ne dispozicion nga Fondi Monetar Nderkombetar, megjithese mund te jene ndihmuese ne nje plan program me te gjere, nuk jane zgjidhese per problemin. Kunder ketij kulminacioni renie, nje numer gjithnje e me i madh i shteteve te eurozones po veprojne nen kushte te limituara te politikave monetare e fiskale, ndersa Gjermania po perfiton prej politikave monetare ekpansioniste dhe politikave fiskale rregulluese. (kjo dhe ne saje te kostove te ulta te rifinancimit te percaktuara nga ecja drejt cilesise).

Ne anen tjeter, duket se ka nje drite ne fund te tunelit, qe kur Banka Qendrore Europiane ka hedhur ne qarkullim Programin e Tregut te Letrave me Vlere (SMP) (Securities Market Program) dhe operacione te jashtezakonshme per te garantuar cilesine qe mund t’inkurajoje bankat te blejne sasi me te medha te bondeve qeveritare. Te dy programet jane te justifikuara plotesisht nga nderprerja e kanaleve transmetuese te politikave monetare ne Eurozone.(lexo me shume ne PDF)  

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML