intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

spacer
Intesa Sanpaolo Bank Albania i bashkohet përpjekjeve të Grupit Intesa Sanpaolo në dhënien e kontributit për mbrojtjen e mjedisit, shëndetit, punës, të ardhmes, mirëqenies të të gjithë komunitetit si dhe mbrojtjen e sistemit të marrëdhënieve sociale. Në këtë kuadër Intesa Sanpaolo Bank Albania promovon dhe zbaton politikat e përgjegjësisë sociale të korporatës si dhe praktika sociale për punonjësit e vet, klientët, furnitorët, aksionerët dhe mjedisin.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey

Në përmbushjen e këtij misioni banka udhëhiqet nga Kodi i Etikës,* i cili është një instrument qeverisje dhe pjesë e një vizioni më të gjerë të përgjegjësisë sociale dhe ambientale të bankës, dhe i kushton gjithashtu rëndësi e prioritet të veçantë marrëdhënies me aksionerët. Nga dialogu konstruktiv me ta lind procesi i cili aktivizon ciklin e përmirësimit të vazhdueshëm nëpërmjet dëgjimit të kërkesave dhe balancimit të tyre sipas strategjisë së Kompanisë.

 

Për çdo çështje lidhur me zbatimin e Kodit të Etikës ju lutemi të na shkruani në  codeofethics@intesasanpaolobank.al

* Kodi i Etikës (Aprovuar në 22 Dhjetor 2017) në Shqip

 
Për punonjësit tanë
Intesa Sanpaolo Bank Albania beson se respektimi i personalitetit dhe dinjitetit të secilit punonjës është thelbësor për zhvillimin e një ambienti pune të bazuar në besimin reciprok dhe besnikërinë dhe që pasurohet nga kontributi i secilit individ.
 
Për më tepër, një përqëndrim i qartë drejt komunikimit të brendshëm nëpërmjet kanaleve të ndryshme ka ndihmuar në krijimin e një ambient ku punonjësit tanë janë të informuar mbi zhvillimet brenda dhe jashtë banke.
 

Pjesëmarrja e drejtoreve të divizioneve të bankës në mbledhje të ndryshme të organizuara nga Grupi ka ndihmuar bankën të ndajë dhe të mësojë nga praktikat më të mira të bankave që janë pjesë e Grupit.

 
Ndërkohë, mbështetja dhe përkushtimi në rritje për pjesëmarrjen e punonjësve të bankës në aktivitete sportive dhe aktivitetet të tjera të përbashkëta është përkrahur mjaft nga banka për të përmirësuar mirëqenien dhe frymën e ekipit ndërmjet punonjësve të vet.
 
Gjatë vitit, ekipi i futbollit me sponsorizimin e bankës, arriti të marrë pjesë në katër kampionate të ndryshme, dy prej të cilave u zhvilluan jashtë vendit, në Poreç – Kroaci dhe Alassio – Itali.
 
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm ishte edhe krijimi i ekipit të volejbollit për femra. Një nga ngjarjet kryesore sportive, e cila u organizua për herë të parë në Shqipëri, Kampi Sportiv për të rinjtë - Milan Junior Camp, u zhvillua nga data 30 qershor deri në 4 korrik. Banka ishte një nga sponsorët e këtij evenimenti në të cilin morën pjesë 400 fëmijë të moshave 8 -16 vjeç. Banka u kujdes që t’u jepej mundësia të merrnin pjesë në këtë aktivitet dhe një numri të konsiderueshëm të fëmijëve të personelit të bankës, që të trajnoheshim sipas metodave të stafit zyrtar teknik të A.C. Milan-it.
 
Një tjetër ngjarje e rëndësishme në kuadrin e pushimeve verore ishte mundësia që i’u dha fëmijëve të personelit për të kaluar dy javë në fshatin Follonica në Itali, ku patën mundësi të kalonin pushime me shumë fëmijë Italianë dhe fëmijë nga vende të tjera të rajonit.
 
Drejtimi dhe punonjësit e bankës u përfshinë në një dialog mjaft intensiv për procesin e ndryshimit të emrit. Punonjësit u informuan në lidhje me procesin dhe u ftuan të merrnin pjesë në mënyrë aktive për realizimin me sukses të ndryshimit të identitetit vizual të bankës.
 

Komunikimi për ndryshimin u bë nga drejtimi nëpërmjet një deklarate zyrtare të DPE drejtuar të gjithë punonjësve, më pas u vijua me konventën për të ndarë vlerat e Grupit, vizionin dhe identitetin i ri vizual.

 
Për klientët tanë
Banka beson se klientët duhet të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe vetëm nëpërmjet një komunikimi të vazhdueshëm ajo mund të kuptojë realisht pritjet e tyre të vërteta dhe të ruajë marrëdhënie të shkëlqyera. Për këtë qëllim Banka vazhdimisht implementon sisteme dhe instrumente të ndryshme.
 
Një nga instrumentet më të fundit ishte zbatimi i programit “Ju dëgjojmë 100%”, i cili ka për qëllim krijimin e një platforme komunikimi për shqetësimet dhe sugjerimet e klientëve. Ky program konsiston në mbledhjen dhe analizën e komunikimit me klientët nëpërmjet mënyrave të ndryshme të cilat ndër të tjerash përfshijnë materiale të printuara, forma elektronike të cilat plotësohen nga klientët dhe më pas i dërgohen Drejtorit për Marrëdhëniet me Klientët për t’u ndjekur dhe analizuar.
 
Banka beson se jetëgjatësia e marrëdhënieve bazuar në besim kërkon një komunikim i cili i lejon klientët të kuptojnë karakteristikat dhe vlerat e të gjitha produkteve dhe shërbimeve që u ofrohen atyre dhe/ose ata blejnë. Për këtë arsye, Banka gjithmonë kërkon të thjeshtëzojë produktin, të hartojë kontrata të cilat kuptohen lehtë dhe të zvogëlojë mundësinë e keqkuptimit dhe paqartësitë duke ofruar informacion të plotë dhe të qartë. Në këtë aspekt banka ka komunikuar mjaft qartë dhe i ka informuar klientët rregullisht në lidhje me produktet dhe shërbimet bankare nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit.
 
Për furnitorët tanë
Banka beson se sjellja e cila bazohet në dëgjimin dhe ndarjen e ideve me furnitorët ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të këtyre marrëdhënieve duke i forcuar ato dhe duke krijuar vlera reciproke.
 
Banka beson se qëndrimi transparent dhe i qartë kontribuon në krijimin e marrëdhënieve afat-gjata me furnitorët dhe integriteti është ambienti kryesor për këto marrëdhënie.
 
Një kompani e madhe duhet të jetë e aftë të administrojë me përgjegjësi pozicionin kontraktual, për këtë arsye ajo përpiqet të garantojë mundësi të barabarta në përzgjedhjen e furnitorëve dhe partnerëve tregtar, duke marrë në konsideratë pajtueshmërinë e tyre dhe kapacitetin për përmasat dhe nevojat e kompanisë tonë.
 
Për aksionerët tanë

Banka vepron në mënyrë të tille që vlera e të gjithë kapitalit të aksionerëve që investohet në Intesa Sanpaolo Bank Albania të mbrohet dhe të shumëfishohet në mënyrë të qëndrueshme, pa diskriminim apo preferencë.

 
Të gjitha komunikimet financiare të Intesa Sanpaolo Bank Albania, si dhe komunikimet me Autoritetet Mbikëqyrëse dhe të Kontrollit, vendas dhe ndërkombëtar, bazohen në informacionin transparent, të plotë dhe në çdo kohë, si dhe në respektimin e ligjit dhe kodeve disiplinore të miratuara. Për të garantuar shpërndarjen e informacionit janë përdorur disa mënyra komunikimi përfshi faqen e internetit ku publikohen pasqyrat financiare, raportet vjetore, njoftimet për shtyp si dhe prezantimi në treg i rezultateve dhe të dhënave kryesore të korporatës.
 
Për mjedisin tonë
Mbrojtja e mjedisit është një nga aspektet kryesore të angazhimit të bankës për të përmbushur përgjegjësitë e saj sociale. Ne përkrahim idenë se një grup si Intesa Sanpaolo ka një ndikim të madh për ruajtjen e mjedisit, veçanërisht në kontekstin social dhe ambiental në të cilin kryen operacionet tona afat-shkurtra dhe afat-gjata.
 
Në këtë këndvështrim ne garantojmë përputhshmëri të plotë dhe të qëndrueshme me dispozitat ligjore për ambientin. Gjatë vitit 2008, u bënë përpjekje për përmirësimin e sistemit të prokurimeve me përfshirjen e parimeve të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës. Parametrat për kursimin e energjisë si dhe parimet ambientale janë aplikuar vazhdimisht në hapjen e degëve të reja.
 
Ne vazhdimisht kërkojmë zgjidhje të reja dhe efikase për mjedisin edhe nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve që u ofrojmë klientëve tanë dhe zgjidhjeve për furnitorët.
 
Ne jemi angazhuar të përhapim praktikat më të mira për përgjegjësinë ambientale nëpërmjet zbatimit të parimeve ndërkombëtare si Deklarata UNEP, Marrëveshja Globale e Kombeve të Bashkuara dhe praktikat më të mira të bankave të Grupit.
 

Ne vazhduam bashkëpunimin tonë me Iniciativën e Marrëveshjes Globale në Shqipëri duke marrë pjesë në të gjitha ngjarjet që u organizuan në vend dhe kemi shkëmbyer proceset më të mira në Shqipëri. Në këtë kuadër kemi promovuar 10 parime të Marrëveshjes Globale duke i publikuar në të gjithë rrjetin, në ambientet për publikun.

 

Raporti Social  

 

Raporti Social (Bilanci Social) është  rezultat i një proçesi që vë në qendër të tij dialogun  mes aksionerëve më të rëndësishëm. Është një mjet  i hartuar për  pasqyrimin e aftësive operuese  në koherencë me vlerat e deklaruara, duke iu përgjigjur  pritshmërive  të aktorëve të vet.
Përveçse  një mjet komunikimi, është edhe një mjet menaxhimi që synon  monitorimin e arritjeve  dhe planifikimin  e objektivave të përmirësimit.

 

Bilanci Social i Grupit Intesa Sanpaolo për Vitin 2012 - Sustainability Report  (Në Anglisht PDF) 

Bilanci Social i Grupit Intesa Sanpaolo për Vitin 2013 - Sustainability Report  (Në Anglisht PDF) 

Bilanci Social i Grupit Intesa Sanpaolo për Vitin 2014 - Sustainability Report  (Në Anglisht PDF) 

Bilanci Social i Grupit Intesa Sanpaolo për Vitin 2015 - Sustainability Report  (Në Anglisht PDF) 

 

Për informacione të mëtejshme në lidhje me veprimtarinë e Grupit Intesa Sanpaolo në fushën e Përgjegjësisë Sociale ju lutemi të vizitoni:

Group’s Sustainability section

 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML