Program Praktike Profesionale per 10 studente te deges Informatike-Ekonomike
Tirane, 22 qershor 2006 - Te henen, me date 19 qershor 2006, Banka Amerikane e Shqiperise, ne kuader te nje angazhimi me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, organizoi nje takim per t’u uruar mireseardhjen 10 studenteve te deges Informatike-Ekonomike te cilet jane perzgjedhur nga Ministria per te marre pjese ne nje program praktike profesionale ne Banken Amerikane.
Studentet do ta zhvillojne praktiken e tyre nga data 1 Korrik deri me 31 Gusht.
Per t’u uruar mireseardhjen studenteve ne takim ishin te pranishem Z. Lorenzo Roncari - President & DPE; dhe Zj. Ardjana Ujka -Zv. Presidente e BASH. Nga Ministria e Arsimit moren pjese Z. Gjergj Gjinko – Drejtor i Kabinetit te Ministrit, Zj. Antoneta Luli – Sekretare e Pergjithshme, etj.
"Ne jemi te gezuar qe te kemi studente ketu. Shumica e stafit tone kane filluar pa eksperience paraprake bankare. Kjo eshte nje menyre per te mesuar me mire se si operon banka ", shpjegoi Z. Roncari gjate fjales se tij.
Gjate periudhes se praktikes studentet, kryesisht te vitit te trete dega Informatike-Ekonomike, do kene mundesine te fitojne nje eksperience pune reale ne Banke. Ata pritet qe te mesojne shume dhe do u duhet te punojne si çdo punonjes i bankes, me pergjegjesite e veta. Kjo mundesi do jete nje eksperience e cila do te plotesoje me se miri edhe njohurite e tyre teorike.
"Ne do t’ju pergatisim per jeten reale" u shpreh Z. Roncari. "Kjo do te jete nje eksperience e vertete, jo thjesht teori, pasi gjithçka qe do te beni ketu ka lidhje direkte me Parane dhe vete biznesin e Bankes".
Angazhimi i Bankes u be ne kuadrin e nismes se Ministrise se Arsimit dhe Shkences per informatizimin (e-school project) dhe ngritjen e kapaciteteve njerezore neper shkolla. Ne mbeshtetje te kesaj nisme Banka Amerikane e Shqiperise u angazhua te jape ndihmesen e saj nepermjet mundesise se trajnimit te 10 studenteve te deges Informatike-Ekonomike. |