intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Projekt i Rëndësishëm Infrastrukturor me Investitorë Privatë

spacer
home

Njoftim i Përbashkët për Shtyp
Projekt i Rëndësishëm Infrastrukturor me Investitorë Privatë

Tiranë, 20 nëntor 2006 - Sot u bë nënshkrimi i kontratës për akordimin e kredisë së bashkëfinancuar prej 10 milion euro për kompaninë Romano Port sh.a. që ka ndërmarrë ndërtimin e Pontilit për shkarkimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës. Ky projekt përfaqëson pontilin e parë privat nëpërmjet të cilit do të kryhet shkarkimi i këtyre produkteve në Shqipëri.

Investimi total për ndërtimin i këtij porti kap shifrën 16 milion euro nga të cilat 63% ose 10 milion euro u bashkëfinancuan nga tre banka dhe pjesa tjetër u mbulua me fonde të siguruara nga vetë kompania Romano Port sh.a.

Kredia e bashkëfinancuar prej 10 milion euro u mundësua me pjesëmarrjen e Bankës Amerikane të Shqipërisë, Emporiki Bank - Albania dhe Banka e Tiranes. Në këtë financim Banka Amerikane e Shqipërisë është edhe banka kryesuese përsa i përket negociatave dhe pjesëmarrjes për këtë kredi. Kredia është dhënë për një periudhë 12-vjeçare.

Ky investimi do ta zhvendosë shkarkimin e naftës dhe nënproduktet e saj nga portet e Durrësit dhe Lezhës në pontilin Romano Port. Rëndësia e këtij projekti qëndron në faktin që ky projekt përfaqëson një nga veprat industriale më të madhe të realizuar me fonde private në këtë fushë.

Rritja e interesimit të biznesit privat në këtë fushë shtyu Romano Port sh.a. të marrë liçensën për ndërtimin e këtij pontili me fonde private. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçesionit me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe ratifikimit të saj nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 9298, date 28.10.2004, Romano Port sh.a. në qershor të 2006-ës morri edhe lejen e ndërtimit nga KRRTRSH-ja. Punimet filluan menjëherë dhe tashmë janë realizuar në masën mbi 50%. Shkarkimi i anijes është parashikuar të realizohet në verë e 2007-ës. Me vënien në funksionim të pontilit pritet që të gjitha depozitat ekzistuese të naftës dhe gazit të shpërngulen pranë portit të ri brenda një periudhe 12 deri 24 mujore.

Firmosja e kontratës për kredinë e bashkëfinancuar u bë nga përfaqësuesit e kompanisë koncesionare Romano Port sh.a dhe përfaqësuesit e tre bankave pjesëmarrëse; Banka Amerikane e Shqipërise me Z. Lorenzo Roncari - President dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv; Emporiki Bank - Albania me Z. George Caracostas – Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Banka e Tiranes me Z. Bedri Collaku - Drejtori i Divizionit të Kreditit si dhe subjektet Artan Dulaku, Piro Bare dhe kompanitë Inter-Gaz sh.a, Alba – Oil sh.a dhe Edil Al-It sh.p.k. Firmosja u bë në ambjentet e Bankës Amerikane të Shqipërisë.

Vendndodhja dhe funksionimi i pontilit përkojnë edhe me rekomandimet e Bankës Boterore dhe FMN-ja të cilat orientojnë që pontilet për shkarkimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre të vendosen në zona industriale të mirëpërcaktuara.
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML