intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ABAflex
  • suporti
  • degët
Mirësevini në ABAflex
Logohu në ABAflex
Asistenca teknike
+355 4 2276222/3
Asistenca elektronike
helpdesk@intesasanpaolobank.al
 
 
 
produktet po ngarkohen

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania

spacer
Intesa Sanpaolo Bank Albania është pjesë e grupit ndërkombëtar bankar italian Intesa Sanpaolo dhe banka e dytë në vend sipas aktiveve. Aktualisht, banka u shërben nëpërmjet një rrjeti prej 36 degësh në Shqipëri dhe Greqi. Misioni i kësaj banke është të ofrojë shërbime të plota dhe cilësore bankare për të gjithë klientët e saj si dhe të mbështesë më tej zhvillimin e ekonomisë së vendit në tërësi.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
Që në themelimin e saj, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka udhëhequr në transformimin e industrisë së shërbimeve financiare në Shqipëri duke u kthyer njëkohësisht në një ndër huadhënësit më të mëdhenj në vend si dhe duke ofruar një shërbim cilësor për të gjithë klientët e saj. Rritja e vazhdueshme e Bankës mbështetet në teknologjinë më të fundit bankare, që përfshin këtu edhe shërbimin e saj bankar nëpërmjet internetit, ATM-ve dhe kartave të saj. Si pjesë e grupit bankar Intesa Sanpaolo, banka do vazhdojë t’u ofrojë klientëve të saj shërbime edhe më konkuruese dhe të reja.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania është ish-Banka Amerikane e Shqipërisë e cila në 1 janar 2008 u bashkua me Bankën Italo-Shqiptare për të formuar institucionin e dytë kryesues në sistemin bankar shqiptar.
 
Më pas në 13 tetor 2008 ish-Banka Amerikane e Shqipërisë ndryshoi emrin e saj në Intesa Sanpaolo Bank Albania.
 
Historik i shkurtër - Banka Amerikane e Shqipërisë (BASH)
Banka Amerikane e Shqipërisë (BASH) u themelua në shtator 1998, nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN) një fond privat investimesh i themeluar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara nën Aktin SEED të vitit 1989, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt një ekonomie tregu. Sipas shifrave të 30 dhjetorit 2007, BASH rezultonte me një total depozitash prej 93.4 miliard lekë, total kredish mbi 39.7 miliard lekë, dhe total aktivesh mbi 106.4 miliard lekë. Më 20 dhe 21 dhjetor 2006, FSHAN, në rolin e saj si aksioneri i vetëm i BASH-it, firmosi Marrëveshjen e Shitblerjes së Aksioneve si dhe Marrëveshjen e Aksionerëve për shitjen e 80% të aksioneve, sipas të cilin FSHAN mban kontroll të 20% të aksioneve deri në vitin 2009. Marrëveshja u finalizua më 29 qershor 2007, kur BASH u bë zyrtarisht pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo.
 
Historik i shkurtër - Banka Italo-Shqiptare (BISH)
Banka Italo-Shqiptare u themelua në korrik 1993 si një ndër institucionet e para private në Shqipëri. Themelimi i saj u bë si një sipërmarrje e përbashkët (joint venture) ndërmjet Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë (aksionet e së cilës i’u transferuan Ministrisë së Financave) dhe Bankës italiane Banca di Roma. Më 7 dhjetor 2005, atëherë Sanpaolo IMI, firmosi marrëveshjen e blerjes së 80% të aksioneve të Bankës Italo-Shqiptare, nga Capitalia dhe Ministria e Financave (me 40% secila). Ndërsa Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbajti aksionet e veta prej 20%.
 
Të dhënat kryesore
Aktive
LEK 118,5 miliard
Depozita
LEK 97,4 miliard
Kredi
LEK 49,6 miliard
Personeli
513
Njësi bankare
36
 
 
( Shifra sipas datës 31 dhjetor 2009 )
 
 
Struktura Aksionere
Subjekti
% Pjesëmarrjes në Bank
Intesa Sanpaolo Group S.p.A.
90.83%
Banka Europiane për Rindërim & Zhvillim
7.78%
Società Italiana per le Imprese all’Estero S.p.A.
1.39%
 
 
Totali
100.00%
 
Prezantim i përgjithshëm:

Me sy mbyllur - video institucionale
 
Ndryshuar: Janar 2010

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act