Rritet numri i instalimeve te terminaleve POS – Pikave te Shitjes te BASH
Tirane, 16 shkurt 2006 - Pas marrjes se Licenses per pranimin e kartave ne Pikat e Shitjes - POS ne vitin 2005 nga dy kompanite kryesore nderkombetare Visa dhe MasterCard, Banka Amerikane e Shqiperise filloi zbatimin e procesit per instalimin e terminaleve POS.
Pas instalimit te terminalit te pare POS ne Qershor 2005, BASH pa rritjen e shpejte te instalimit te Pikave te Shitjes dhe deshiren e madhe te tregtareve per instalimin e tyre para festave te fundvitit.
Nje numer i madh biznesesh tani perdorin terminalet POS te BASH dhe terminale te reja jane duke u instaluar cdo dite ne dyqane, hotele, restorante, agjenci udhetimi, supermarkete, pika karburanti, klinika mjeksore, etj. (shikoni listen e Bizneseve me POS)
Rritja e rrjetit te terminaleve POS te BASH-it eshte gjithashtu e dukshme me shtrirjen e saj ne qytetet e Shqiperise. Aktualisht, pervec Tiranes, terminale POS tashme jane instaluar edhe ne Durres, Korce, Elbasan, Fier, Vlore dhe Lushnje, me plane per shtrirjen e metejshme te rrjetit ne te ardhmen.
Edhe nese nuk keni linje te telefonise fikse, BASH mundeson instalimin e POS brenda nje kohe te shkurter per suksesin e biznesit tuaj.
Pike Kontakti: Per me shume informacion per terminalet POS te BASH, ju lutem kontaktoni Departamentin e Kartave me nr. Tel: +355 4 276191 ose Celular: +355 69 20 73881 E-mail: abapos@ambankalb.com |