intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Shërbimet e Thesarit

spacer
Departamenti i Thesarit i të Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron disa shërbime kryesore midis të cilave përmendim:
Këmbimet Valutore Spot:

Këto transaksione ekzekutohen në monedhën Shqiptare dhe monedhat e tjera të shportës së valutave kryesore rajonale dhe ndërkombëtare (LEK, EURO, USD, GBP, CHF). Këmbimet valutore që bëhen nga llogaritë e klientëve janë pa komisione, ndërsa për këmbimet Cash mbahen komisione.

 
Kontrata Forward:

Këto kontrata ofrohen në monedhën shqiptare dhe në valutat e tjera. Pas nënshkrimit të Kontratës Forward, Departamenti i Thesarit negocion me klientin për kursin e këmbimit dhe kushtet e tjera.

 
Letrat me Vlerë Shqiptare

Banka ofron blerjen e Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve të Qeverisë Shqiptare në tregun primar dhe dytësor në emër të klientëve të bankës. Shitja në tregun primar të Bonove të Thesarit dhe obligacioneve bëhet nëpërmjet ankandeve. Bonot e Thesarit dhe obligacionet e qeverisë mund tu shiten klientëve edhe në tregun dytësor. Në të dyja rastet banka nënshkruan marrëveshje me klientët të cilët kanë një linjë likuiditeti të vërtetuar dhe që dëshirojnë të përdorin njohuritë e bankës për tregun, ndërkohë klienti duhet të hapë një llogari bankare për të mbajtur komisionet përkatëse.

 
Komisionet që aplikohen për transaksionet e kryera në tregun primar mbahen sipas termave dhe kushteve të Bankës. Ndërsa për transaksionet në tregun dytësor/sekondar komisionet janë çështje e negociatave dhe marrëveshjes përfundimtare me Departamentin e Thesarit. Ekziston një minimum oferte individuale për blerje që banka mund të bëjë në emër dhe për llogari të klientit, me vlerë 300.000 LEK për Bono Thesari dhe 1.000.000 për Obligacione. Banka mban një regjistër pronësie për të gjithë Letrat me Vlerë që emetohen sipas liçencës së Regjistruesit, e cila lëshohet nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar.

 

 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML