|
Një numër gjithnjë në rritje i njësive të ndryshme tregtare tani përdor terminalin POS të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe terminale të reja instalohen çdo ditë në të gjithë vendin në dyqane, hotele, restorante, agjenci udhëtimi, supermarkete, pika karburanti, klinika mjeksore, zyra noteriale, etj.
Përfitimet e biznesit
-
Rritja e shitjeve duke ju dhënë mundësinë për të rritur numrin e klientelës.
-
Rritja e volumit të shitjeve duke mos i limituar blerjet e klientëve, me shumën e parave që kanë me vete.
-
Eliminon rrezikun e mbajtjes së shumave të mëdha të parave.
-
Llogaria juaj me bankën do të kreditohet automatikisht për të gjitha transaksionet me kartë.
-
Paraqet një imazh modern të biznesit tuaj para klientëve tuaj ekzistues dhe të ardhshëm.
-
Mundëson zgjerimin e klientelës me klientë të huaj të cilët përdorin pagesat me kartë , në vend të parave Cash, pra inkurajon blerjen impulsive.
-
Ju ndihmon të krijoni një marrëdhënie me të afërt me Bankën për të gjithë nevojat tuaja aktuale dhe për të ardhmen.
|
Avantazhet e terminalit POS
-
Terminalet POS të Intesa Sanpaolo Bank Albania pranojnë të gjitha llojet e transaksioneve të kryera me dy lloje kartash, Visa dhe MasterCard si VISA, VISA Electron, MasterCard ose Maestro, të pajisura me shirit magnetik ose me teknologjinë CHIP.
-
Intesa Sanpaolo Bank Albania ju jep mundësinë të përqëndroni të gjitha transaksionet e kryera nëpërmjet terminalit POS, vetëm në një llogarie te vetme tuajën.
-
Terminalet POS të Intesa Sanpaolo Bank Albania ju sjellin teknologjinë më të fundit të POS-ve me një menu të plotë opsionesh.
-
Të gjitha shpenzimet për komunikimin e terminaleve POS të bankës janë falas, pa pagesë.
-
Terminalet POS të bankës ofrohen falas për ju (përveç terminaleve GSM).
-
Ne ju ofrojmë trajnime të vazhdueshme dhe seminare, si dhe asistence teknike 24 orë në ditë nëpërmjet shërbimit tonë të asistencës Helpdesk.
|
Për të patur një terminal POS
-
Njësia tregtare duhet të ketë një biznes të konsoliduar dhe me reputacion të lartë
-
Duhet të ketë një volum të konsiderueshëm xhiroje
-
Duhet të sigurojë kushtet teknike operuese për POS-in si: linjë telefonike, lidhje elektrike, etj.
-
Në rastet kur mungon infrastruktura e linjës telefonike fikse, banka ofron terminalin POS me teknologjinë e telefonisë celulare GSM.
-
Duhet të ketë në bankë një llogari rrjedhëse për kalimin e të gjitha transaksioneve me kartë.
|
Tarifat & Komisionet
Banka aplikon komision ndaj biznesit për çdo transaksion të kryer me kartë. Komisioni ndryshon në varësi të llojit dhe volumit të xhiros së biznesit. Ato klasifikohen në:
-
Hotele, restorante, dyqane butik, etj.
-
Agjenci udhëtimi, librari
-
Supermarkete dhe pika karburanti
|
|