intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Siguria e Kartes se Biznesit

spacer
Çfare eshte kopjimi i kartes?

 

Kopjimi i nje karte eshte marrja e informacionit te koduar te shiritit magnetik ne nje karte legjitime dhe hedhja e te ketyre te dhenave (nepermjet nje lexuesi kartash) per te krijuar nje karte te klonuar me qellim per te vjedhur para.

 

Llojet e Mashtrimeve 


Mashtrimet me te shpeshta me karte jane:


• Karte e klonuar: Duplikimi i kartes legjitime, qe me pas perdoret per aktivitet mashtrimi. Ketu perfshihet edhe “Skimming”, i cili perben duplikim te shiritit magnetik.
• Karte jo Prezente, Internet: Perdorim i paautorizuar  i informacionit/ te dhenave te kartes nepermjet internetit , telefonit ose e-mailit.
• Karte e Humbur/Vjedhur: Perdorim i paautorizuar i kartes , si rezultat i humbjes apo vjedhjes


Si kryhet kopjimi i kartave nga mashtruesit?

Mashtruesit perdorin paisje te sofistikuara per te vjedhur PIN-in dhe informacionin e kartave ne shiritin magnetik.  Keto pajisje jane teper te vogla dhe te fshehura ne ATM, te cilat klientet edhe mund te mos i vene re.

 

 

Si ndodh kopjimi i kartes ne ATM?

 

Teknika e nje mashtruesi eshte te arrije te manipuloje klientin gjate kryerjes se transaksionit.
Nje paisje kopjuese pozicionohet ne vendin ku hyn karta  per te marre informacionin e saj menjehere sapo karta hyn ne ATM. Nje kamera e vogel eshte e fshehur ne drejtim te tastieres per te rregjistruar PIN-in.
Me te kopjuar informacionin ne karte, mashtruesit ndertojne nje karte te re duplikate dhe fillojne te kryejne transaksione duke terhequr sa me shpejt te gjitha fondet qe kane mundesi te marrin nga llogaria.


5 keshilla per te parandaluar kopjimin e kartes

 

1. Mbulimi i PIN-it: Gjithmone mbuloje tastieren me nje dore, nderkohe qe vendosni PIN-in! Duke mbrojtur kodin PIN, mashtruesit nuk do te mund te kene akses ne llogarine tuaj edhe sikur te dhenat e kartes tuaj te jene kompromentuar (kjo metode eshte e vlefshme ne rast se kryeni transaksione ne ATM ose POS- Pika Shitjeje)
2. Mundesi njoftimi/kontakti: Sigurohuni qe te keni mundesi te njoftoheni per te gjitha levizjet ne llogarite me te cilat kryeni transaksione (llogari rrjedhese te lidhura me karten e debitit) per t’u vene ne dijeni neqoftese ndonje aktivitet mashtrues po ndodh ne llogarine tuaj.
3. Mos pranoni ndihme, udhezime, apo te lejoni ndokend te nderhyje ne transaksionin tuaj – mashtruesit ndonjehere shfaqen si punonjes te bankes duke ofruar ndihme, per t’ju nderhyre me pas ne transaksionin tuaj.
4. Kontrolloni limitin ditor ne ATM/ POS & Internet – uleni limitin ditor te terheqjeve ne ATM, apo blerjeve ne POS & Internet neqoftese shpenzoni me pak se sa limiti ditor i vendosur nga banka.
5. Jini te vëmendshëm kur kryeni veprime në ATM - Ndrysho menjehere ATM ne qofte se ndiheni te pasigurte ose njerezit perreth jane te dyshimte.

Kush jane vendet specifike , ku une duhet te jem me i vemendshem ne perdorimin  e kartes?

 

Se pari – Ju duhet te jeni gjithmone i vemendshem, nuk ka rendesi ku ndodheni. Megjithate ka disa vende specifike ku ju duhet te jeni vecanerisht me teper te vemendshem c’ndodh gjate perdorimit te kartes.


Pikat e perbashketa te kompromentimit te kartave jane vende qe kane volum te larte klientesh, si:
• Restorante
• Bar -Kafe
• Dyqane
• ATM
• Pika pagese ne autostrada/ ura/ tunele

 

Si duhet te veproj kur jam duke blere ose duke ngrene ne restorant?

 

1. Gjithmone mbuloni me nje dore tastieren kur vendosni PIN-in
2. Sigurohuni qe te merrni karten dhe faturen pasi te perfundoni blerjen apo terheqjen ne ATM.
3. Mbajeni karten nen veshgim kur paguani ne restorant. Kerkoni qe POS – i te sillet ne tavolinen tuaj. Sigurohuni qe karta te kalohet vetem nje here.
4. Mos u shperqendroni apo te nxitoni kur jeni duke kryer nje transaksion.
5. Perdorni gjithmone adresa interneti te sigurta e te mirenjohura dhe asnjehere mos tregoni informacionin tuaj bankar kur blini online.

 

Ka disa keshilla qe une duhet te kem parasysh rreth kartes?

 

Po, disa nga keshillat jane:


1. Trajtoheni karten tuaj ashtu sic do te vepronit me CASH-in –Mbaheni nen vemendje
2. Mos ja trego askujt kodin PIN, mos e shkruaj diku, memorizoje
3. Mos ju pergjigj e-maileve qe kerkojne te vendosni numrin e llogarise, numrin e kartes, daten e skadences se kartes
4. Mos lejoni qe miqte apo familja te perdorin karten  tuaj
5. Regjistrohuni ne sherbimin e bankes “ Njoftim me SMS”, perfitoni sherbimin falas te SMS-ve  te cilat ju njoftojne per cdo transaksion te debituar nga llogaria juaj.
6. Jini i vemendeshem per te dalluar pajisjet kopjuese ne ATM.
7. Kontrolloni levizjen e llogarise (Statement): Kontrolloni rregullisht ekstraktin e llogarise tuaj bankare te lidhur me karten , nese mund te vini re ndonje aktivitet mashtrues.


Si duhet te veproj nese dyshoj qe karta ime eshte kopjuar?

• Nese dyshoni qe karta juaj eshte kopjuar apo humbur ose vjedhur, ju lutem telefononi menjehere numrin pas karte, sherbimin Call Center Tel: +355 42 276222/3 ose Mob: +355692080903 ne menyre qe karta te bllokohet menjehere.

• Paraqituni sa me pare ne nje nga deget e bankes per te raportuar ngjarjen
• Raporto çdo aktivitet të dyshimtë ne ATM duke njoftuar menjehere Banken.

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML