intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Tani edhe Taksat vendore me Kartë

spacer
Në vazhdën e zgjerimit të mundësive për pagesat me kartë Banka Amerikane e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje tjetër me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet të cilës çdo individ apo biznes që dëshiron, mund t’i paguaj taksat vendore edhe me kartën Visa ose MasterCard.
home

Tani edhe Taksat vendore me Kartë

Tiranë, 4 shtator 2006 - Në vazhdën e zgjerimit të mundësive për pagesat me kartë Banka Amerikane e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje tjetër me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet të cilës çdo individ apo biznes që dëshiron, mund t’i paguaj taksat vendore edhe me kartën Visa ose MasterCard.
 
Banka ka instaluar një terminal POS (Pikë-Shitje) pranë arkave të Bashkisë së Tiranës. Kështu çdo kartëmbajtës ka mundësinë që të bëjë shlyerjen e të gjitha detyrimeve, taksave dhe gjobave të bashkisë në mënyrë plotësisht elektronike me kartë pa ndjerë kufizimet e parasë Kesh.
 
Pagesat që mund të kryen me kartë përfshijnë: Taksa mbi pasurinë për kategorinë e biznesit, taksa e fjetjes në hotel, taksa për zënien e hapësirës publike, taksa e regjistrimit të automjeteve, taksa e kalimit të pronësisë, tarifa e regjistrimit, tarifa e pastrimit, tarifa e reklamës, gjoba dhe kamatë vonesa, qera ndërtese, qera trualli, shitje trualli, shitje dokumentash tenderi, taksë gjuetie, etj.
 

Pagesat me kartë krijojnë shumë mundësi dhe lehtësira për të gjitha llojet e pagesave dhe transaksioneve të mundshme, qofshin këto brenda apo jashtë vendit, nëpërmjet telefonit apo edhe Internetit.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML