intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Tani me prane banoreve te Tiranes se Re, agjencia e re e BASH-it

spacer
Banka Amerikane e Shqiperise (BASH) hap dyert e agjencise se saj me te re ne Tirane. Perkrah zgjerimit te numrit te agjencive dhe degeve te saj, agjencia e re synon te sjelle sherbimet e BASH-it me prane klienteve dhe banoreve ne zonen e Tiranes se Re.
home

Tani me prane banoreve te Tiranes se Re, agjencia e re e BASH-it

Tirane, 12 maj 2006 - Banka Amerikane e Shqiperise (BASH) hap dyert e agjencise se saj me te re ne Tirane. Perkrah zgjerimit te numrit te agjencive dhe degeve te saj, agjencia e re synon te sjelle sherbimet e BASH-it me prane klienteve dhe banoreve ne zonen e Tiranes se Re.
 
Agjencia e re gjendet ne fillim te Bulevardit Bajram Curri ose prane ish-stacionit te fundit te Tiranes se Re. Kjo njesi e re bankare e con numrin total te agjencive te BASH-it ne 9-te.
 
"Hapja e kesaj agjencie te re eshte ne perputhje me strategjine e BASH-it per zgjerimin e numrit te degeve dhe agjencive ekzistuese", u shpreh z. Paul Lind, Zv.Presidenti Ekzekutiv dhe i Thesarit te bankes.
 
"Agjencia e re do te sherbeje gjithashtu edhe per kryerjen e pagesave per zyren e rregjistrimit dhe kolaudimit te automjeteve, si dhe me agjencite e sigurimit per blerjen apo rinovimin e sigurimit", shtoi me tej z. Lind.
 
Ashtu si edhe te gjitha agjencite e tjera te BASH-it, edhe Agjencia te Bulevardi Bajram Curri do vazhdoje te ofroje sherbimet dhe produktet cilesore te bankes ne pershtatje me nevojat e klienteve te saj, qofshin ata individe si dhe kompani.
 

Nder sherbimet mund te permendim: hapje llogarie rrjedhese apo kursimi, depozite me afat, Certifikate Depozite, Futura – nje llogari kursimi per femijet, cdo lloj transaksioni me ‘cash’, transferim fondesh, kembim monedhash, pagese faturash utilitare dhe taksash, paradheniet bankare e shume te tjera.

Banka gjithashtu ofron nje game te plote kartash per pagesat elektronike – ABAcards (Visa dhe MasterCard) – qe te lidhura me nje llogari rrjedhese, mund te perdoren per cdo lloj transaksioni me terminal POS apo ATM (Bankomat), kudo neper bote.
 
BASH eshte banka e vetme qe ofron sherbimin e plote Internet Banking me ABAflex. Ky sherbim eshte i disponueshem si per individet ashtu edhe per klientet tane korporative dhe mundeson verifikimin e gjendjes se llogarise, kryerjen e pagesave utilitare dhe taksat, transferimin fondesh si dhe nje sere lehtesirash te tjera, te cilat mund te kryhen te gjitha nga kompjuteri juaj.
 

Njekohesisht sherbimet e BASH-it perfshijne edhe nje rrjet te gjere me 29 ATM (Bankomate) te cilat gjenden ne secilen prej 17 degeve dhe agjencive te tona ne Shqiperi, si dhe ne pika te tjera (si tek Rogner, Taivani, etj). ATM-te tona gjenden edhe tek dy deget tona ne Greqi - Athine dhe Selanik. Deget e BASH gjenden ne te gjitha qytetet kryesore si Tirana, Durresi, Elbasani, Lushnja, Fieri, Korca, Vlora dhe Gjirokastra. Planet per 2006-en perfshijne hapjen e nje dege ne qytetin verior te Shkodres.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML