intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Transferta

spacer
Shërbimi “Transferta” i Intesa Sanpaolo Bank Albania ju jep mundësinë të dërgoni ose të prisni para në të gjithë botën, në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
back
blank_grey
blank_grey
blank_grey
back_products_grey
Përse duhet të zgjedh këtë bankë për të kryer një transfertë ?
Kur transferoni fonde nëpërmjet bankës tonë ju keni këto avantazhe:

  • Transferim i shpejtë i fondeve tuaja në të gjithë botën.
  • Komisione të favorshme
  • Garanci për sigurinë dhe konfidencialitetin e fondeve tuaja.

Në cilat monedha banka kryen transferta ?

Me bankën tonë ju mund të kryeni transferta në monedhat e mëposhtme:

  • LEK Lek
  • USD Dollarë Amerikanë
  • EUR Euro
  • GBP Paund Britanik
  • CHF Franga Zviceriane

A duhet të jem klient i bankës ?

Jo, ne pranojmë të kryejmë transferta edhe nëse ju nuk keni llogari me ne.
 
Çfarë të dhënash duhen për të kryer një transfertë ?

Për të kryer një transfertë në një bankë tjetër, ju duhet që të dispononi këtë informacion:

  • Emri dhe adresa e përfituesit
  • Numri i llogarisë së përfituesit
  • Emri dhe adresa e bankës
  • Kodi i bankës (si kodi SWIFT, IBAN, Routing Number, etj)

Nëse dëshironi të kryeni një transfertë në një llogari tjetër pranë bankës tonë, ju duhet të dini emrin e përfituesit, numrin e tyre të llogarisë ose kodin IBAN.
 
Çfarë të dhënash duhen për të marrë një transfertë ?
Nëse ju interesoheni për të përfituar një transfertë të nisur nga një bankë tjetër, ju duhet t’i siguroni dërguesit të fondeve informacionin që vijon:

  • Emri juaj (siç është i regjistruar në të dhënat e bankës nëse jeni klient)
  • Numri juaj i llogarisë / IBAN, ose (nëse nuk keni një llogari me ne), numrin tuaj të pasaportës (ose letërnjoftimit)
  • Emrin dhe adresën e Intesa Sanpaolo Bank Albania
  • Kodin SWIFT të Intesa Sanpaolo Bank Albania
  • Si dhe bankat korrespondente për monedhën që do të kryhet pagesa.

Kodin e SWIFT-it për çdo degë të Intesa Sanpaolo Bank Albania, si dhe listën e bankave korrespondente për çdo monedhë, e gjeni në faqen tonë ose pranë çdo dege.
 
Si mund të urdhëroj transferta nëse nuk paraqitem në bankë ?
Banka ju krijon mundësinë të kryeni transferta, pa qenë e nevojshme të vini në bankë, duke ju ofruar shërbimin e Bankës nëpërmjet Internetit - Internet Banking. Nëse abonoheni ju mund të urdhëroni transferta në komfortin e zyrës apo shtëpisë tuaj në çdo kohë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
 
Nëse dua të transferoj para jashtë Shqipërisë, sa kohë do të duhet që fondet të jenë në llogarinë e përfituesit ?

Banka kryen pagesa me jashtë dhe fondet bëhen të vlefshme në llogarinë e përfituesit normalisht pas dy ditësh pune nga data e marrjes së urdhërit nga banka jonë. Përjashtime ka kur pagesa nuk i nënshtrohet proçedurës normale për arsye të ndryshme si p.sh. mungesë dhe/ose informacion i pasaktë, etj.
 
Po transfertat për kompanitë ?

Për kompanitë banka ofron edhe mundësinë e transferimit të fondeve në mënyrë më të shpejtë se datë-valuta normale, kundrejt një komisioni shtesë.
 
Çfarë dokumentesh duhen për transferta për veprime tregtare (për mallrat) ?

  1. Kërkesë Transferta
  2. Faturë pro-formë ose faturë malli
  3. Akti i zhdoganimit të mallit

Çfarë dokumentesh duhen për veprime tregtare (për shërbimet) ?

  1. Kërkesë Transferta
  2. Faturë dhe/ose kontratë (marrëveshja përkatëse)
Çfarë komisionesh aplikon banka për transfertat ?

Banka aplikon komision për transfertat me bankat e tjera, dhe nuk aplikon asnjë komision për transfertat brenda bankës në të gjitha degët e saj në Shqipëri.
 
Të gjitha komisionet për pagesat me bankat e tjera janë të publikuara në Kushtet e Punës për Individët  dhe Kushtet e Punës për Bizneset në faqen tonë në internet ose në çdo degë të bankës.
 
A pajisem me ndonjë dokument që vërteton kryerjen e transfertës ?
Po, pasi të kryhet veprimi që ju keni urdhëruar, personeli i shërbimit ndaj klientit do t’ju pajisë me një vërtetim transferte i cili mbart të gjitha detajet e pagesës.
 
A  ka banka marrëveshje të veçanta për transferta ?
Po. Nëpërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania ju mund të dërgoni transferta me kosto të ulët dhe në kohë reale me një sërë institucionesh si dhe vendesh të ndryshme. Për detaje të mëtejshme ju lutem vizitoni një nga degët tona. 

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML