intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Siguria juaj online

spacer

Ne vijim do mund te lexoni nje udhezues mbi sigurine tuaj online gjate perdorimit te sherbimit te Internet Banking si dhe punes me kompjuter ne internet.

 

Siguria e sherbimeve te Internet Banking

Siguria e kompjuterit tuaj

Si te veprohet ne rast te problemeve te sigurise

 

 

 

Siguria e sherbimeve te Internet Banking

Te sigurojme qe transaksionet tuaja online te jene te mbrojtura dhe te sigurta.

 

Si banke ne jemi te mesuar te mendojme rreth sigurise ne cdo veprim te kryer. Rritja e internetit ofron gjithnje e me shume fleksibilitet, por sjell gjithashtu rritje te rrezikut ndaj te cilit duhet ruajtur. Ne ISBA, ne perdorim teknologji sigurie te standarteve te larta dhe praktikave me te mira, duke u fokusuar ne fusha kyce organizative si dhe teknologjike per te ruajtur llogarite tuaja online nga akseset e pa autorizuara.

 

Hyni në Internet Banking vetëm nga link-u / adresa zyrtare

Perdorni vetem link-un e Internet Banking qe gjendet ne faqen zyrtare http://www.intesasanpaolobank.al te Intesa Sanpaolo Bank Albania per te hyre ne llogarine tuaj online ose shtypni drejtperdrejt adresen perkatese ne browser-in tuaj. Asnjehere mos perdorni link-e qe mund te jene ne faqe interneti te ndryshme nga faqja zyrtare e bankes ose link-e qe jane brenda mesazheve email qe mund t'ju vijne.

 

Kriptimi i të dhënave

Teknologjia e kriptimit Secure Sockets Layer (SSL) perdoret ne sesionet e sherbimit tone te Internet Banking per te kriptuar informacionin tuaj personal para se ai te komunikohet online ne menyre qe askush tjeter te mos e lexoje dot. Ne varesi te browser-it qe ju perdorni nje dritare do t’ju njoftoje se ju po hyni ne nje faqe qe perdor sesion te sigurt dhe informacion te kriptuar.

 

Kur ju hyni ne llogarine tuaj te Internet Banking juve ju thuhet se jeni duke perdorur nje sesion te sigurt. Ju mund te siguroheni se jeni duke komunikuar duke perdorur nje sesion te sigurt nese adresa URL e Internet Banking fillon me https:// ose nje symbol i drynit shfaqet ne nje pozicion te caktuar te browser-it tuaj ne varesi te perdorimit te Internet Explorer ose Firefox.

 

Ne Intesa Sanpaolo Bank Albania ne perdorim sistem kriptimi SSL 128-bit, i njohur dhe pranuar si standart i nivelit te sigurt. Ju lutemi verifikoni certifikaten dixhitale te Intesa Sanpaolo Bank Albania para se te vendosni kredencialet tuaja ne llogarine tuaj te Internet Banking, duke klikuar ne simbolin e drynit ne shfaqet ne browserin tuaj.

 

Cdo sherbim email-i qe eshte pjese e sherbimit Internet Banking mbrohet me te njejten teknologji sigurie (ne ndryshim nga adresat e zakonshme te email-it te cilat zakonisht nuk e kane kete nivel mbrojtjeje)

 

Çelësi i Sigurisë

Çelësi i Sigurise është një paisje e vogël elektronike e cila shërben për gjenerimin e një kodi në momentin kur dëshironi të aksesoni Internet Banking. Çdo klient pajiset me Çelësin e Sigurisë së tij personal. Kodi i gjeneruar prej Çelësit të Sigurisë është një numër gjashtë shifror i rastësishëm i cili mund të përdoret vetëm një herë dhe sherben si element i sigurise se larte, i domosdoshem per te aksesuar sherbimin Internet Banking pervec elementeve të tjerë siç janë emri i përdoruesit (username-i) dhe fjalëkalimi. Kodi i gjeneruar një herë është i vlefshëm vetëm për 30 sekonda dhe më pas butoni në Çelësin e Sigurisë duhet rishtypur për të gjeneruar një kod tjetër të vlefshëm për t’u përdorur. Çelësi i Sigurisë është absolutisht personal dhe në asnjë mënyre nuk i duhet dhënë të tjerëve. Mbajeni gjithnjë në një vend të sigurt.

 

Fjalëkalimet

Fjalëkalimet janë celësi i hyrjes në llogarinë tuaj online. Jeni të lutur të ndiqni rregullat e mëposhtme për mbrojtjen e tyre:

  • Mbajini ato sekret
    Mos ia komunikoni askujt tjeter fjalekalimin tuaj.
  • Perdorni fjalekalime unike
    Krijoni dhe perdorni fjalekalime qe jane unike, dhe qe nuk merren me mend lehtesisht nga dikush tjeter, p.sh. mos perdorni emrat e familjareve, numrat tuaj te telefonit, datelindjet etj.
  • Krijoni nje perzjerje germash, numrash dhe simbolesh
    Fjalekalimet qe permbajne germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole jane shume me te veshtire per tu gjetur nga dikush tjeter. Fjalekalimi juaj duhet te permbaje te pakten 8 karaktere.
  • Jini gjithnje te ndryshem
    Evitoni te perdorni te njejtin fjalekalim si per llogarine tuaj te Internet Banking ashtu edhe per sherbime te tjera (p.sh. Hotmail, Yahoo, Facebook etj.)
  • Mos i shkruani asnjehere ato
    Nese nuk keni mundesi tjeter pervecse ta shkruani fjalekalimin tuaj per ta mbajtur mend atehere shkruajeni ne menyre te tille qe vetem ju mund ta lexoni p.sh. mos i shkruani disa nga karakteret etj.

Askush nga Intesa Sanpaolo Bank Albania nuk do t’ju kerkoje ndonjehere fjalekalimin e llogarise tuaj Internet Banking. Nese dikush e ben kete atehere ai/ajo nuk perfaqeson Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Bllokimi / Lock out Automatik

Pas nje numri tentativash te deshtuara per te hyre ne llogarine online, ne c’aktivizojme llogarine tuaj.

Per te riaktivizuar llogarine tuaj juve ju duhet te kontaktoni sherbimin Help Desk te Intesa Sanpaolo Bank Albania ne numrin telefonik: +355 42 276 222/3.

 

Time out / Skadimi kohor i Sesionit

Nese ju harroni te dilni ne menyre korrekte (log off) nga Internet Banking pasi e perdorni ate ose nese kompjuteri juaj qendron jo aktiv gjate nje sesioni Internet Banking atehere sistemi yne ju nxjerr automatikisht nga llogaria juaj Internet Banking. Te gjitha faqet qe keni vizituar ne llogarine tuaj online nuk rregjistrohen ne kompjuterin tuaj si faqe te perkohshme / temporary files.

 

Tastiera Virtuale

Programet e vjedhjes se fjalekalimeve qe mund te jene instaluar ilegalisht ne kompjuterin tuaj mund te rregjistrojne se cilet butona te tastieres tuaj ju shtypni kur vendosni fjalekalimin tuaj ne Internet Banking. Ne menyre qe kjo te evitohet sherbimi yne i Internet Banking ju ofron perdorimin e tastieres virtuale per te vendosur fjalekalimin tuaj ne Internet Banking duke ju bere te mundur te klikoni mbi butona te nje tastiere virtuale ne ekran per te formuar fjalekalimin tuaj. Juve mund te perdorni gjithashtu edhe mundesine per te qendruar pa klikuar / “Hoovering” mbi butonat te tastieres virtuale per te formuar fjalekalimin tuaj.

 

Ne ju rekomandojme qe te perdorni tastieren virtuale kurdohere qe eshte e mundur.

 

 

 

Siguria e kompjuterit tuaj

 

Sipas konceptit te sigurise qe ne kemi keto rregulla ofrojne siguri optimale duke perdorur perpjekje minimale per te rritur nivelin e sigurise, jo vetem kur ju perdorni sherbimin tone te Internet Banking por edhe kur perdorni internetin ne pergjithesi.

 

Kryeni rregullisht azhornimet e sigurise se programeve tuaja

Here pas here mund te zbulohen pika te dobeta persa i perket sigurise se programeve qe jane instaluar ne kompjuterin tuaj. Keto pika te dobeta tentohet rregullisht te shfrytezohen nga autore virusesh ose pirate informatike ne menyre qe te arrijne akses te pa autorizuar ne kompjutera qe nuk i kane te aplikuar keto modifikime / patches te sigurise te prodhuesve te programeve.

 

Per te verifikuar se cilat jane azhornimet dhe modifikimet /patches me te fundit te sigurise per programet tuaja kontrolloni faqen e internetit te prodhuesit te programit respektiv, zakonisht ne sektorin e faqes Shkarko/Download

 

Perdoruesit e Microsoft-it mund te vizitojne faqen http://windowsupdate.microsoft.com/ nga e cila mund te verifikohet ne menyre automatike se cfare nevojitet per tu shkarkuar si per sistemin operativ ashtu edhe per browser-in tuaj dhe me pas te shkarkohen sipas nevojes dhe kerkeses.

 

Phishing / Mashtrime

Phishing / Mashtrimet nuk perpiqen te thyejne sistemet e sigurise por qellimi i tyre eshte te vjedhin kredencialet tuaja (username dhe fjalekalim) duke perdorur teknika te ndryshme mashtrimi ndaj klienteve te Internet Banking.

 

Shpesh kjo gje behet duke perdorur mesazhe email te rreme te cilat duken sikur dergohen nga vete Banka, keto mesazhe email permbajne link-e adresash web dhe ju kerkojne qe ju te klikoni ne to dhe te vendosni username-in dhe fjalekalimin tuaj ne faqen web qe ky link hap. Ju mund te shikoni disa shembuj fotosh rreth mesazheve email phishing / mashtruese ketu.

 

Ne te vertete keto link-e hapin faqe web te Internet Banking qe jane te rreme / mashtruese dhe qe duken identike me faqen reale te Internet Banking te cilat vjedhin username-in dhe fjalekalimin tuaj kur ju mund te mashtroheni qe ti vendosni ato ne te.

 

ASNJEHERE mos perdorni link-e per te hapur faqen tuaj te Internet Banking.

 

GJITHNJE kontrolloni qe adresa web e Internet Banking te jete https://www.abaflex.com si dhe kontrolloni certifikaten dixhitale duke klikuar ne simbolin e drynit qe shfaqet ne browser-in tuaj.

 

Programe ose file-a me origjine te dyshimte

Mos u tundoni asnjehere te perdorni programe apo file-a pirate / ilegale. Ne shumicen e rasteve ato permbajne programe pirate te ndertuara per te vjedhur informacionet tuaja apo per te instaluar viruse ne kompjuterin tuaj.

 

C’aktivizoni funksionin AutoComplete te browser-it tuaj

Ky rregull ju ndihmon te parandaloni qe informacioni juaj te shikohet nga te tjere. Ne Internet Explorer funksioni AutoComplete memorizon te dhena qe ju keni vendosur me pare , ndonjehere ketu perfshihen edhe fjalekalimet. Ne rast se browser-i juaj ju kerkon nese deshironi te memorizoni fjalekalimin tuaj pergjigjuni duke klikuar JO.

 

Per te c’aktivizuar funksionin AutoComplete dhe per te fshire fjalekalimet e memorizuara veproni si me poshte:

 

- Internet Explorer:
·Klikoni tek Tools/Internet Options/Content;
·Klikoni tek AutoComplete / Settings;
·C’aktivizoni “Usernames and passwords on forms”;
·Fshini te gjitha te dhenat e memorizuara duke klikuar tek Clear Forms and Clear Passwords;
·Perfundoni veprimin duke klikuar OK ne te gjitha dritaret e hapura me pare.

- Firefox:
·Klikoni tek Tools / Options;
·Klikoni tek Privacy dhe zgjidhni Firefox will never remember history;
·Klikoni tek “Clear your recent history” dhe zgjidhni “Clear everything”
·Klikoni OK per te mbyllur te gjitha dritaret.

 

Mbrojtja Antivirus

Ju mund te jeni prej kohesh duke perdorur programe antivirus por per te qene efikas keto programe duhet te azhornohen ne menyre periodike me database-t me te fundit te viruseve. Nese nuk jeni te qarte se si te kryeni keto veprime konsultohuni me funksionin Help / Ndihme te programit tuaj antivirus.

 

Ekzistojne shume programe efikas antivirus ndermjet te cilave ju mund te zgjidhni, ata me te zakonshem perfshijne McAfee, Symantec (Norton), Sophos and Kaspersky.

 

Mbrojtja Firewall

Nje firewall per perdorim personal eshte nje tjeter program qe ndihmon te mbroje kompjuterin tuaj dhe informacionin e permbajtur ne te nga persona te pa autorizuar ose pirate informatike. Pasi instalohet ai ndalon trafikun e pa autorizuar nga dhe drejt kompjuterit tuaj.

 

Ekzistojne shume programe efikase firewall nga te cilat ju mund te zgjidhni. Versione ne shitje perfshijne Zone Labs, Symantec (Norton), McAfee dhe Kaspersky.

 

Mbrojtja Anti Spyware

Spyware është termi i përdorur për të përshkruar programet që ekzekutohen ne menyre te fshehte në kompjuterin tuaj me qëllim monitorimin e faqeve te internetit qe ju vizitoni dhe informacionit qe ju vendosni ne to.

 

Per ju eshte e papranueshme qe menyra e perdorimit te internetit nga ana juaj te monitorohet. Gjithashtu spyware mund te perdoret per te marre informacionet personale tuajat duke perfshire fjalekalimet, numrat e telefonit, numrat e kartave te kreditit etj.

 

Spyware-i shpeshhere instalohet ne kompjuterat tuaja si pjese e programeve te tjere – p.sh nje program qe premton te permiresoje performance e PC-se tuaj. Ndonjehere spyware instalohet duke ju informuar per te vetem me germa shume te vogla ose here te tjera edhe pa ju njoftuar fare.

 

Spyware nuk eshte e njejta gje si viruset ne kuptimin qe ai vetem rregjistron ate qe ju beni pa ndryshuar menyren e te funksionuarit te kompjuterit. Per kete shkak programet antivirus nuk mund te identifikojne programet spyware; juve ju nevojitet te instaloni nje program anti spyware te pershtatshem.

 

Ne ju rekomandojme qe te instaloni dhe perdorni nje program anti spyware te pershtatshem per tu mbrojtur nga spyware ne kompjuterin tuaj.

 

Programet e sigurise anti spyware aktualisht ne treg perfshijne McAfee, Spybot Search and Destroy, AdAware, Spyware Eliminator, Spyware Doctor and Microsoft Windows Defender.


Evitoni “File sharing” ose “Peer to Peer”

Mos perdorni asnjehere programe per shkarkim programesh ose file-ash “ File Sharing” ose “Peer to Peer”. Shpeshhere ato perdoren per te hapur kanale komunikimi te fshehta piraterike nga dhe drejt kompjuterit tuaj te maskuar si programe per “file sharing” te pademshme.

 

Perdorni vetem rrjete interneti te sigurte

Asnjehere mos perdorni rrjete internet te pasigurta per te hyre ne llogarine tuaj te Internet Banking.

 

Rrjete te pasigurta te lidhjes me internetin mund te jene rrjete wireless (vecanerisht kur jane te pa kriptuara ose kur perdorin sistem kriptimi te dobet ose rrjete wireless publike) , rrjete publike ne Internet kafe, biblioteka, aeroporte etj. Dikush tjeter mund te pergjoje ne rrjetin e pasigurt per te marre informacionet tuaja.

 

Keshilla Internet Banking per bizneset

Kjo keshille eshte e vlefshme si per individet ashtu edhe per administratoret/perdoruesit e llogarive online per biznese por eshte me e nevojshme per keta te fundit.

 

Gjithnje perdorni nese eshte e mundur nje kompjuter te vecante vetem per Internet Banking. Mos perdorni te njejtin kompjuter si per te hyre zakonisht ne Internet ose email ashtu edhe per Internet Banking. Kjo mase do ta rriste ndjeshmerisht sigurine tuaj online ndersa kryeni veprime me Internet Banking.

 

 

Si te veprohet ne rast te problemeve te sigurise

 

Në lidhje me Çelësin e Sigurisë

Nëse Çelësi i Sigurisë ju humbet apo ju është vjedhur ju duhet të njoftoni menjëherë shërbimin e Helpdesk tek numrat : +355 42 276 222/3 ose helpdesk@intesasanpaolobank.al

 

 

Ndryshimi i Fjalekalimeve

Ne rast se dyshoni qe dikush tjeter mund te dije fjalekalimin tuaj te Internet Banking atehere ndryshojeni ate menjehere dhe kontrolloni aktivitetin e llogarise tuaj te Internet Banking.

 

Ne rast aktiviteti te dyshimte ose te pa autorizuar ne llogarine tuaj atehere kontaktoni menjehere sherbimin Help Desk tek numri telefonik: +355 42 276 222/3 ose ne adresen email: helpdesk@intesasanpaolobank.al

 

Kontaktoni sherbimin Help Desk

Ne rast se ju merrni mesazhe email-i qe duket sikur jane derguar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania apo ndonjera nga bankat e Intesa Sanpaolo Group Banks dhe qe ju kerkon informacion rreth llogarise tuaj te Internet Banking ose cdo lloj informacioni tjeter kontaktoni sherbimin Help Desk tek numri telefonik: +355 42 276 222/3 ose ne adresen email: helpdesk@intesasanpaolobank.al

 

Te gjitha komunikimet email me klientet nga Intesa Sanpaolo Bank Albania behen nepermjet sherbimit email brenda llogarise tuaj respektive te Internet Banking. Te gjitha komunikimet e tjera email mund te jene phishing / mashtrime dhe nuk duhet t’iu besoni atyre.

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML