Klientët mund të urdhërojnë kryerjen e transfertave të një shume fikse në mënyrë periodike, në datën e caktuar dhe llogarinë bankare respektive. Ky shërbim mund të përfitohet duke plotësuar Formularin për Urdhërin Periodik. Në formularin e aplikimit duhet të përcaktohet shuma e transfertës, periodiciteti dhe llogaria ku do të kreditohen fondet si dhe diskresioni i transaksionit (link Formulari ). Për këtë shërbim mbahet komision, i cili debitohet nga llogaria e klientëve vetëm pasi Banka ekzekuton urdhër transfertën.