intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

“INTESA SANPAOLO ESHTE BANKA ME E FORTE MIDIS BANKAVE KRYESORE NE EUROPE” - C. MESSINA, CEO ISP GROUP

spacer
home

NJOFTIM PER SHTYP


DEKLARATA E CARLO MESSINA,DREJTOR I PERGJITHSHEM EKZEKUTIV I GRUPIT INTESA SANPAOLO 
 

“INTESA SANPAOLO ESHTE BANKA ME E FORTE MIDIS BANKAVE KRYESORE NE EUROPE”
 

 


Milano, 30 Korrik 2016 – “Rezultatet e provës së rezistencës (Stress Test) përbëjnë një ngjarje të rëndësishme për Intesa Sanpaolo: ne jemi Banka më e fortë midis bankave kryesore në Europë përsa i përket forcës së kapitalit, dhe raportet e kapitalit tonë i tejkalojnë më së miri kërkesat e rregullatorëve, edhe në skenarin më të pafavorshëm” deklaroi Carlo Messina, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Grupit Intesa Sanpaolo.

 

Intesa Sanpaolo është gjithashtu Banka me ecurinë më të mirë për raportin e ulët të levës financiare, me tepricë likuiditeti, i cili sot tejkalon kërkesat e vitit 2018. Këto janë vlerësime të qarta të drejtimit dhe lidershipit, të cilat bëjnë të mundur që të lundrojmë me qetësi gjatë periudhave të vështira dhe komplekse që prekin sistemin bankar.

 

Cilësia dhe qëndrueshmëria e bilancit të Intesa Sanpaolo mbështetet në besimin e klientëve tanë dhe kursimet e familjeve italiane, të cilë përbëjnë shtyllën e vërtetë të ekonomisë italiane. Italia është një vend i fortë dhe po rimëkëmbet. Ne duam të jemi një faktor përshpejtues për rritjen e ekonomisë reale: vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, kemi investuar 24 miliard euro në kredi afat mesme dhe afat gjata.
 

Në këtë fazë jemi angazhuar veçanërisht me bizneset të cilat përballen me sfida afat-shkurtra, por të cilat mund të zgjidhen: prej vitit 2014 ne kemi ndihmuar 40,000 shoqëri të tilla që të kthehen në rrugën e duhur të biznesit.

 

Kjo forcë na lejon që të shpërblejmë aksionerët tanë me të ardhura dhe dividendë të konsiderueshëm. Kjo është puna jonë e viteve të fundit dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë. 
 
Kjo është bërë e mundur nga pasuria jonë më e madhe: punonjësit tanë. Ne do të vazhdojmë të investojmë tek ata, duke garantuar nivele punësimi dhe kapacitete të tjera angazhimi nëpërmjet iniciativave të reja të rritjes, sikundër kemi bërë me rishpërndarjen e 4,500 punonjësve.

 

Modeli ynë i biznesit është gjithnjë e më shumë ai i shoqërisë së menaxhimit të pasurisë, një industri e cila paraqet disa nga perspektivat më tërheqëse të rritjes në botë.
 
Forca e kapitalit tonë dhe kapaciteti ynë operacional na lejojnë që të vazhdojmë të mbështesim rritjen e ekonomisë dhe të ndihmojmë rigjallërimin e investimeve, forcimin e konkurrencës së bizneseve italiane. Ne jemi krenar për rolin që luajmë në rimëkëmbjen e biznesit,” deklaroi Mesina.

 

 

Për informacione të mëtejshme:
Intesa Sanpaolo Bank Albania
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun, Marketingut & Komunikimit
+355 42 276112/3; 0684081889
corporate.communication@intesasanpaolobank.al
www.intesasanpaolobank.al

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML