Kushtet e Punës për përdorimin e shërbimit bankar dixhital
1. Hyrje
Kushtet e Punës për përdorimin e shërbimit bankar dixhital (këtej e tutje referuar si “Kushtet e Punës” rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e Bankës si ofruese e shërbimit dhe të Klientit në lidhje me kontraktimin dhe përdorimin e shërbimit bankar dixhital (këtej e tutje referuar si “Shërbimi”.
2. Përkufizime
Përdoruesi mund të përdorë metodat biometrike në varësi të mundësive teknologjike të pajisjes celulare që ka në përdorim.
Ajo kryhet duke përdorur sistemin e autentifikimit / autorizimit te zgjuar të login – si autorizim duke dërguar një mesazh automatik ‘push’. Në rast se, për arsye teknike, nuk është e mundur të përdoret kjo proçedurë, atëherë dërgohet si SMS.
3. Kushtet e përdorimit të shërbimit bankar dixhital
Kontrata për përdorimin e Shërbimit mund të firmoset duke u paraqitur në Bankë ose përmes shërbimeve bankare dixhitale ose portalit publik, në momentin që Banka e mundëson këtë opsion.
Çdo klient me të paktën një llogari të hapur në Bankë lejohet të kontraktojë shërbimin bankar dixhital.
Në rast të mbajtësve të përbashkët të llogarisë, Banka do i mundësojë shërbimin dixhital secilit mbajtës llogarie vetëm kur mbajtësit e llogarisë kanë të drejta për të vepruar veç e veç në llogari – me kusht që Banka të firmosë Marrëveshjen me secilin prej mbajtësve të llogarisë që kërkon akses në Shërbim.
Në rast të llogarive të përbashkëta ku mbajtësit e llogarisë kanë të drejta për të vepruar vetëm bashkërisht, shërbimin bankar dixhital nuk iu mundësohet atyre.
Për të përdorur Internet banking, Përdoruesit i kërkohet që ta aksesojë shërbimin nga një kompjuter personal, laptop, tabletë ose nga një pajisje tjetër e përshtatshme (që përmbush kushtet teknike të specifikuara në manualin e përdorimit të internet banking), e cila duhet të jetë e lidhur me Internetin. Për të përdorur aplikacionin mobile, aplikacioni duhet shkarkuar nga dyqani përkatës në një pajisje (që përmbush kushtet teknike të specifikuara në manualin e përdoruesit të mobile banking), e cila duhet të jetë e lidhur me Internetin.
4. Kushtet teknike
Gjatë kontraktimit të shërbimit, Përdoruesi është i detyruar ti bëjë të ditur Bankës numrin e telefonit të pajisjes celulare tek e cila Banka do të dërgojë një pjesë të kodit të regjistrimit (kodit të identifikimit) që nevojitet për të aktivizuar aplikacionin mobile. Përdoruesi duhet gjithashtu ti bëjë të ditur Bankës një adresë emaili tek e cila Banka mund të dërgojë dokumenta që kanë lidhje me Shërbimin, nëse është e nevojshme.
Klienti duhet të garantojë që të gjitha parametrat e shfletuesit janë vendosur siç duhet, në përputhje me kushtet teknike të kërkuara.
Banka nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë dëm që vjen si rezultat i faktit që Përdoruesi nuk ka përdorur në mënyrën e duhur pajisjet apo programin që nevojitet për shërbimin bankar dixhital, domethënë, Klienti nuk e ka aksesuar dhe përdorur shërbimin nga dyqanet e internetit të specifikuara në manual por përmes ndërmjetësimit ose asistencës nga ndonjë faqe apo platformë tjetër, ose në rastin kur Klienti nuk ushtron kujdesin e duhur në zgjedhjen e ambjentit në të cilin do të përdorë shërbimin bankar dixhital. Banka nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmet që vijnë si rezultat i ndotjes së sistemeve IT të Përdoruesit nga viruset.
Banka nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për ndonjë dëm të shkaktuar nga fakti që parametrat e shfletuesit janë të ndryshme nga kushtet e nevojshme teknike.
5. Aksesimi dhe përdorimi i shërbimit përmes aplikacionit mobile
Shkarkimi i aplikacionit
Për të aksesuar dhe përdorur Shërbimin përmes aplikacionit bankar në celular, Përdoruesi duhet të përdorë një pajisje celulare të përshtatshme me kërkesat teknike si dhe të përdorë metodën e identifikimit të zgjedhur nga Klienti dhe të përcaktuar në Marrëveshje.
Përdoruesi e shkarkon aplikacionin mobile nga dyqanet virtuale App Store ose Google Play store, në varësi të platformës celulare që përdor.
Regjistrimi
Pas kontraktimit të Shërbimin, për logimin fillestar në aplikacionin mobile, Përdoruesi duhet të shkarkojë aplikacionin dhe ta instalojë atë në pajisjen celulare si dhe të kryejë proçesin e regjistrimit duke vendosur në fushat respektive të aplikacionit mobile kodin e regjistrimit që nevojitet për aktivizimin e aplikacionit mobile: kodi i marrë nga dega dhe kodi i marrë me SMS në numrin e telefonit të Klientit.
Pas instalimit dhe aktivizimit të aplikacionit përmes futjes së kodit të regjistrimit që i është caktuar Përdoruesit, Përdoruesi përcakton elementin e personalizuar të sigurisë – PIN-in (si dhe aktivizon elementët biometrik të sigurisë si gjurma e gishtit, identifikimi i fytyrës ose ndonjë metodë tjetër biometrike që mundësohet herë pas here), me të cilin, më vonë, do të aksesojë dhe përdorë aplikacionin mobile. PIN-i i shërben Përdoruesit për tu autentifikuar kur hyn në Shërbim nga celulari dhe mund të përdoret gjithashtu, aty ku është e aplikueshme, edhe për të dhënë miratimin e klientit për ekzekutimin e veprimeve dhe kontraktimin e produkteve ose ose për çdo qëllim tjetër që shërbimi mundëson, në përputhje me rregulloret në fuqi.
Ri-Regjistrimi
Nëse aplikacioni bllokohet, fshihet apo përdoruesi dëshiron të instalojë aplikacionin në një tjetër pajisje mobile në vend të pajisjes ekzistuese, atëherë nevojitet një kod i ri regjistrimi (kod identifikimi dhe aktivizimi) për të riaktivizuar sërisht aplikacionin. Kodi i ri i regjistrimit për aktivizimin e aplikacionit mobile, mund të kërkohet nga Përdoruesi i Shërbimit në degë ose përmes shërbimit Call Center. Përmes kësaj të fundit, kodi mund të merret vetëm në rast se është kryer me sukses identifikimi i Klientit.
Përdorimi i metodave të autentifikimit është në përputhje me procedurat e aplikuara nga Banka për identifikimin e Klientit dhe verifikimin e të drejtave mbi llogarinë bankare. Përtej kësaj Banka nuk verifikon të drejtat e Përdoruesit për të përdorur kredencialet në përputhje me sa më sipër e as rrethanat e këtij përdorimi.
Klienti mban përgjegjësi të plotë në lidhje më të gjitha veprimet bankare dhe me përdorimin e shërbimeve suplementare, duke qënë se kryhen nga Përdoruesi me aplikimin e njërës prej metodave të mësipërme të identifikimit që i janë vënë në dispozicion Përdoruesit.
6. Aksesimi dhe përdorimi i shërbimit përmes internet banking
Për të aksesuar dhe përdorur shërbimet përmes internet banking, Përdoruesi duhet të aksesojë faqen në web.
Aksesi dhe përdorimi i Shërbimit përmes internet banking është i mundur nëse përdoret njëra nga sistemet e mëposhtme të autentifikimit / autorizimit:
#withKEY – nëse klienti ka zgjedhur software token, ai mund të logohet në internet banking vetëm pasi ka shkarkuar dhe regjistruar më parë aplikacionin mobile brenda të cilit është vendosur #withkey i cili do të gjenerojë fjalëkalimet njëpërdorimëshe për autentifikimin / autorizimin, nëse është i aplikueshëm. Përdoruesi akseson faqen e logimit të internet banking dhe autentifikohet duke vendosur ID-në e Përdoruesit ne fushen “ID e Përdoruesit” dhe duke vendosur fjalëkalimin njëpërdorimësh të gjeneruar nga #withKEY në fushën "OTP".
Autorizimi i veprimeve dhe dhënia e pëlqimit, aty ku kërkohet, bëhet duke vendosur fjalëkalimin njëpërdorimësh të gjeneruar nga #withKEY në fushën përkatëse të internet banking. Përjashtim nga kjo proçedurë bëjnë autorizimet TDS, të cilat autorizohen duke përdorur sistemin e autorizimit të logimit të zgjuar.
Token fizik - nëse klienti ka zgjedhur token fizik, ai mund të logohet në internet banking duke vendosur ID-në e Përdoruesit ne fushën “ID e Përdoruesit” dhe duke vendosur fjalëkalimin njëpërdorimësh të gjeneruar nga tokeni fizik në fushën "OTP".
Autorizimi i veprimeve dhe dhënia e pëlqimit, aty ku kërkohet, bëhet duke vendosur fjalëkalimin njëpërdorimësh të gjeneruar nga tokeni fizik në fushën përkatëse të internet banking. Përjashtim nga kjo proçedurë bëjnë autorizimet TDS.
7. Të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e përdoruesit
Të drejtat e Përdoruesit
Me anë të firmës elektronike, Klienti mund të kërkojë shërbime të reja ose modifikojë shërbimet që akseson përmes internet banking ose aplikacionit mobile. Pranimi (konfirmimi) i aplikimit nga Banka përbën firmosje të Marrëveshjes ose modifikim të Marrëveshjes fillestare.
Përmes Shërbimit, Klienti do të jetë në gjendje të aksesojë të gjitha produktet dhe shërbimet që ka me bankën dhe të cilat Banka i ka mundësuar për ti parë, kontraktuar dhe mbyllur përmes këtyre kanaleve.
Përdoruesi është i detyruar:
Detyrimet e sigurisë të Përdoruesit janë si vijon:
8. Detyrimet dhe përgjegjësitë e Bankës
Për çdo hyrje të suksesshme në Shërbim, konsiderohet se autorizimi është bërë nga Përdoruesi. Banka do të konsiderojë veprimet e urdhëruara duke përdorur metodat e mësipërme të identifikimit si të miratuara nga Përdoruesi dhe do të përmbushë udhëzimet e dhëna në lidhje me një shërbim duke përdorur metodat e mësipërme të identifikimit, si një udhëzim të dhënë nga Përdoruesi, dhe marrëveshja në lidhje me shërbimin do të krijohet, ndryshohet ose përfundohet nëpërmjet konfirmimit të udhëzimit nga ana e Bankës. Banka nuk shqyrton të drejtën e përdoruesit për të përdorur ID-në e përdoruesit ose fjalëkalimin, apo rrethanat e përdorimit.
Banka rezervon të drejtën për të modifikuar gamën e shërbimeve që lidhen me shërbimet e ndryshme dixhitale. Klienti mund të gjejë informacion të detajuar mbi gamën e shërbimeve, mënyrën se si ato mund të përdoren, dhe mbi kërkesat teknike, në Manualin përkatës të Përdorimit ose mund të informohet nëpërmjet shërbimit bankar dixhital ose në faqen e internetit të Bankës.
Banka nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë dëm që i shkaktohet Përdoruesit për shkak të:
9. Komisionet
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Shërbimit, Përdoruesi është i detyruar të paguajë komisionet përkatëse për ekzekutimin e veprimeve përmes Shërbimit si dhe tarifave të tjera të përfshira në Kushtet e Punës së Bankës, për gjatë gjithë kohëzgjatjes se Marrëveshjes.
Nëse Përdoruesi nuk ka fonde të mjaftueshme në dispozicion në llogarinë e caktuar, atëherë Banka ka të drejtë të mbajë tarifat / komisionet nga ndonjë llogari / produkt tjetër që klienti ka me Bankën.
Shuma dhe llojet e tarifave dhe kostove të tjera që mund të lindin gjatë përmbushjes së Marrëveshjes përcaktohen në Kushtet e punës së Bankës.
10. Limitet
Për të përdorur shërbimin bankar dixhital, do të aplikohen limite ditore dhe mujore për transaksionet e pagesave kombëtare, ndërkombëtare dhe ndërkufitare. Informacioni mbi shumat e limiteve ditore dhe mujore është në dispozicion të Përdoruesit në të dy Shërbimet Mobile Banking dhe Internet Banking.
Përdoruesi mund të rrisë/zvogëlojë limitet Brenda vlerës standarte të përcaktuar nga Banka ose duke u paraqitur në degë ose përmes shërbimit dixhital. Limiti ditor / mujor i specifikuar në kërkesën e Përdoruesit, aplikohet menjëherë.
Gjatë përdorimit ditor dhe mujor të shërbimit, pagesat në monedha të huaja konvertohen në equivalentin e monedhës së huaj sipas kursit të blerjes së Bankës.
Banka përcakton se cilat lloje veprimesh nuk ndikojnë në uljen e limitit ditor dhe mujor, përkatësisht:
11. Ekzekutimi i veprimeve
Nëpërmjet Shërbimit Banka i mundëson Përdoruesit kryerjen e pagesave brenda dhe jashtë vendit kur të aktivizohen nga Banka. Urdhrat e pagesave të autorizuara përmes shërbimit ekzekutohen në përputhje me informacionin e publikuar në Kushtet e Punës.
Në varësi të llojit të sistemit të autentifikimit dhe autorizimit të përdorur nga Përdoruesi, aprovimi për të ekzekutuar një transaksion pagese, jepet nga Përdoruesi përmes sistemeve të autentifikimit / autorizimit në përputhje me mënyrat e përshkruara në këtë dokument.
Banka lejon Përdoruesin që nëpërmjet Shërbimit të aktivizojë të ashtuquajturën proçedurë për Transferta të shpejta. Pasi Përdoruesi në mënyrë të pavarur ose nëpërmjet Shërbimit të Internet Banking të ISBA zgjedh dhe autorizon përdorimin e këtij funksionaliteti përmes sistemit të autentifikimit / autorizimit që ai / ajo përdor, kur inicion një pagesë, sistemi nuk do ti kërkojë autorizimin individual të pagesës nga Përdoruesi. Përdoruesi në mënyrë të pavarur, përmes shërbimit dixhital mund ta ç’aktivizojë këtë funksionalitet.
Banka lejon Klientin që përmes shërbimit të përcaktojë të ashtuquajturën Llogari të besuar, për të cilën sistemi nuk do të kërkojë ekzekutimin e proçedurës së autorizimit. Një llogari e besuar mund të jetë çdo llogari drejt së cilës Përdoruesi vendos të iniciojë urdhërpagesat pa iu nënshtruar proçesit të autorizimit. Klienti mund ta ç’aktivizojë këtë funksionalitet nëpërmjet shërbimit dixhital.
Banka i jep mundësinë klientit të aktivizojë përmes shërbimit dixhital, funksionalitetin e pagesës #withPAY.
Banka do ti dërgojë Klientit ekstraktin e llogarise/ve apo produkteve të tjera bankare që Klienti ka me Bankën përmes platformës bankare dixhitale, kurdo që ky opsion do të mundësohet. Mënyrat e tjera alternative të marrjes së ekstrakteve bankare, mund të konfigurohen nga vetë Klienti në shërbimin bankar dixhital.
12. Orari i funksionimit të Shërbimit Dixhital
Sistemet janë në dispozicion 24 orë në ditë me përjashtim të mbylljes periodike dhe periudhave të mirëmbajtjes së sistemit. Banka do të informojë Klientin në kohë mbi periudhat e mirëmbajtjes së sistemit.
Gjatë mirëmbajtjes periodike të shërbimit, përdoruesi nuk do të jetë në gjendje të përdorë Shërbimin pjesërisht ose plotësisht. Shërbimet periodike të mirëmbajtjes kryhen në një kohë kur, sipas vlerësimit të Bankës, frekuenca e përdorimit të Shërbimit është më e ulët.
Kohërat e proçesimit të transaksioneve janë të përcaktuara në Kushtet e Punës së Bankës.
Në rast të problemeve teknike ose keqfunksionimeve, banka do të fillojë punën për korrigjimin e defektit brenda 1 dite pune nga identifikimi i problemit.
13. Ndryshimi, kufizimi ose pezullimi i shërbimit
Banka rezervon të drejtën për të ndryshuar, kufizuar ose pezulluar Shërbimin. Ndryshimi i Shërbimit mund të bëhet posaçërisht, por jo ekskluzivisht, në rast të një përmirësimi ose modernizimi teknologjik në lidhje me ndërfaqen e Shërbimit, ndërkohë pezullimi mund të bëhet posaçërisht, por jo ekskluzivisht, në rast të problemeve teknike ose keqfunksionimeve serioze.
Banka do të njoftojë Klientin permes kanalit ose çfarëdo mënyre që ka në dispozicion, pa përjashtuar njoftimin me shkrim, për sa më sipër. Banka nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëm që i shkaktohet Klientit për shkak të këtij ndryshimi ose pezullimi.
Banka rezervon të drejtën të kufizojë Shërbimin për arsye sigurie (kufizime sigurie) në rastet e mëposhtme:
Banka do të njoftojë klientët për fillimin dhe mbarimin e kufizimit në Shërbimin Elektronik, duke ofruar njëkohësisht një informacion të tillë nëpërmjet Shërbimit dhe duke e paraqitur atë në Degët e Bankës dhe në faqen e internetit. Banka nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm të drejtpërdrejtë ose të tërthortë shkaktuar Klientit si rezultat i kufizimit të sigurisë.
14. Dispozita të tjera
Kushtet e Punës zbatohen së bashku me Marrëveshjen për përdorimin e shërbimit bankar dixhital, si dhe Kushtet e Punës të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Kushtet e Punës të Intesa Sanpaolo Bank Albania mund ti gjeni në të gjitha degët e Bankës si dhe në faqen zyrtare në web www.intesasanpaolobank.al.
15. Politika e Privatësisë
Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbrojtur më mirë llogarinë tuaj bankare nga rreziku i mashtrimit dhe ose vjedhja e identitetit, do të analizojë në mënyrë anonime të dhënat që kanë lidhje me karakteristikat tuaja të sjelljes gjatë lundrimit në web apo në aplikacionin bankar në celular. Kjo realizohet përmes një pale të tretë (“Pala e Tretë”) e cila, për të luftuar krimin kibernetik, siguron zgjidhje për autentifikimin e sjelljes dhe për zbulimin e programeve të dëmshme, duke përmirësuar kësisoj sigurinë e klientit. Kjo zgjidhje i lejon Bankës të aktivizojë zbulimin e anomalive gjatë sesioneve të online banking me qëllim parandalimin dhe zbulimin e mashtrimeve.
Në mënyrë që të kryhet analiza e të dhënave që lidhen me karakteristikat e sjelljes, Pala e Tretë do të krijojë një profil të pseudoanonimizuar i cili konfirmon që personi që po përdor sesionin e online banking është përdoruesi. Një kombinim i faktorëve të sjelljes, pa u mbështetur në të dhënat personale të identifikueshme (PII), përdoret për të krijuar profilin e pseudoanonimizuarpër për shembull, a) tiparet kognitive si koordinimi sy-dorë, modelet e ndërveprimit me pajisjet; b) faktorët psikologjikë si të qënit përdorues i dorës së majtë apo të djathtë, presioni, dridhja e dorës, përmasa e krahut dhe përdorimi i muskulit si dhe c) faktorët kontekstualë si transaksioni, lundrimi në internet dhe modelet e rrjetit e të pajisjes, këtej e tutje referuar si “të Dhënat””.
Të Dhënat mblidhen dhe përpunohen nga Pala e Tretë me qëllim mbrojtjen e subjektit të të dhënave kundër rreziqeve kibernetike dhe aktivitetit mashtrues, si për shembull vjedhja e identitetit dhe programet e dëmshme.
Zgjidhja do të përdoret në interesin tuaj si Klient, me qëllim që të mos jeni viktimë e mashtrimit ose që dikush tjetër të mos përvetësojë identitetin tuaj.
Të Dhënat tuaja do të mbahen për një periudhë e cila nuk tejkalon periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin ato proçesohen, pa cenuar kushtet e ruajtjes të kërkuara me ligj dhe / ose me qëllim të mbrojtjes së disa të drejtave në gjykatat kompetente.
Në veçanti, të Dhënat e mbledhura nga Pala e Tretë, në mënyrë që të krijohet një profil biometrik unik, do të mbahen nga ky i fundit për gjithë kohëzgjatjen e marrëdhënies së Klientit me Bankën dhe përdorimit të aplikacionit mobile të Bankës dhe faqes së internet banking sipas nevojës për ti siguruar Bankës shërbimin e parandalimit të mashtrimeve.
Për të arritur qëllimin e treguar në Seksionin 1 më sipër, Banka do ti komunikojë të Dhënat tuaja Palës së Tretë në mënyrë të enkriptuar duke përdorur identifikues të maskuar, të cilët garantojnë sigurinë dhe konfidencialitetin. Të Dhënat do të përdoren vetëm për qëllime të parandalimit të mashtrimeve dhe nuk do ti bëhen të ditura ndonjë subjekti tjetër përveç Palës së Tretë.