SHERBIMET PER KLIENTET PRIVATE BANKING

I nderuar Klient Private Banking!

Mirësevini në shërbimin Private Banking të Intesa Sanpaolo Bank Albania! 

Private Banking ofron nje shërbim bankar të personalizuar dhe profesional për Ju, klientët më të rëndësishëm të bankës!

Menaxheri Juaj i Dedikuar i Marrëdhënies me Klientin do të kujdeset për Ju edhe familjen tuaj, duke iu ofruar zgjidhje efikase dhe shërbim profesional.

Kemi kënaqësinë t’ju ofrojmë produkte me karakteristika dhe përfitime të përshtatura sipas kërkesave tuaja.

Ju do të njoftoheni rregullisht mbi produket e reja që banka jonë do të prezantojë, duke ju mbështetur dhe ofruar përzgjedhjen e duhur për të përmbushur kërkesat tuaja financiare.

Përfitimet tuaja nga një shërbim i dedikuar:

  • Përkujdesje dhe vëmendje e veçantë ndaj jush.
  • Disponueshmëri për t’iu mbështetur plotësisht në kërkesat tuaja financiare.
  • Financime të projekteve tuaja individuale dhe atyre të biznesit.
  • Menaxhimi i transaksioneve tuaja ditore me sportele të dedikuara për ju.

Private Banking: Një eksperiencë eksklusive bankare e ndërtuar posaçërisht për Ju!

Produkte dhe Shërbime Private Banking

 

Ne ju ofrojmë kredi hipotekore për shtëpi, kredi për rifinancim, kredi për hapësira jo residenciale, kredi hipotekore për çdo qëllim. Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet investimet tuaja me kushte preferenciale dhe shumë konkurruese në treg!

Kredia Personale për çdo qëllim ju ofrohet deri në 2,200,000 Lek ose 16,000 EUR me interesa preferenciale. Kjo kredi është e personalizuar dhe e përshtatur plotësisht me planet tuaja paguese si dhe me këste fikse mujore. Përdoret për çdo qëllim, me pjesëmarrje 100% të bankës në financim.

Karta Visa Infinite është një kartë që lëshohet eksklusivisht për klientët Private Banking dhe vetëm me ftesë nominale nga banka.

Përfitimet që ju sjell përdorimi i kartës Visa infinite:

  1. Shoqërohet me kartën “Priority Pass” e cila ju ofron klientëve mundësinë e “ hyrjes falas” në Lounge të mbi 700 aeroporteve në botë.
  2. Paketë sigurimi në udhëtimë jashtë vendit.
  3. Shërbim Concierge 24/7 Falas.
  4. Zero komision për blerje në POS brenda/jashtë Shqiperisë.
  5. Zero komision për blerje në Internet.
  6. Limite të larta ditore dhe mujore.
  7. Zëvendësim karte pa komision.
  8. Tarifa vjetore e anëtarësisë është Falas për vitin e parë të kartës.

Karta Mastercard Gold është krijuar eksklusivisht për klientët e privilegjuar të bankës.

Kjo kartë ofrohet në Euro, ofron limite të larta përdorimi, paketë sigurimi në udhëtim me mbulim deri në 100,000 EUR, e përshtatshme për klientët që udhëtojnë shpesh.

Mastercard Gold ju shërben në çdo moment pa pasur nevojë të mbani sasi të mëdha parash me vete duke mbuluar kërkesat tuaja personale dhe ato të biznesit.

- Limiti ditor i tërheqjes cash: EURO 1,000

- Limiti ditor i shpenzimeve: EURO 7,500

- Karta Mastercard Gold mund të lidhet me një linjë overdrafti 2,500 EUR

Karta e kreditit e Intesa Sanpaolo Bank Albania është një Kartë e cila ju ofrohet në monedhën vendase LEK. Ajo mund të përdoret për të realizuar pagesa ose për tërheqje parash brenda dhe jashtë vendit kudo ku shfaqet logo Mastercard. Nëpërmjet saj, Ju mund të kryeni pagesa në çdo POS & Internet FALAS!

        - 0% Interes: Në rast pagese të plotë të faturave mujore.

        - Pa Kontakt: Kohë e kursyer përmes pagesave të shpejta dhe të sigurta Contactless.

        - Bli tani & Paguaj më vonë! Blerjet apo tërheqjet e bëra gjatë muajit paguhen në muajin tjetër.

  • Menaxhim fondesh – Depozita

Për klientët Private Banking, Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron depozita me afat me interes preferencial. Gjithashtu ju ofrojmë llogari kursimi, bono thesari, obligacione si dhe mundësi investimi nëpërmjet Private Banking Intesa Sanpaolo Bank Lugano.

Një kartë unike! Karta Visa Classic në dollarë është ideale për blerjet tuaja në Internet (online) duke shmangur kostot e këmbimeve valutore.

Karta e debitit Visa Inspire ofrohet në Lekë. Ideale për blerje në POS në Shqipëri pa komision. Me këtë kartë ju mund të tërhiqni para cash pa komision në të githa ATM-të e Intesa Sanpaolo Group nëShqipëri,  Itali, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Rumani, Hungari, Egjipt, Ukrainë, Rusi.

  • Kurse këmbimi preferenciale

Klientët Private Banking përfitojnë kurse këmbimi preferenciale. Këto transaksione ekzekutohen në monedhën shqiptare dhe monedhat e tjera të shportës së valutave kryesore rajonale dhe ndërkombëtare (LEK, EURO, USD, GBP, CHF).

Digital Banking ofrohet falas. Veprime bankare të shpejta, pa qënë e nevojshme të vini në bankë. Ju mund të kryeni transferta bankare, tërheqje në ATM pa përdorur kartën, të krijoni karta virtuale të sigurta, të paguani dikë brenda dhe jashtë vendit apo dhe të kurseni fonde me kalim direkt nga llogaria juaj. Digital Banking po zhvillon dhe funksionalitete të reja të cilat kanë si qëllim ofrimin e shërbimeve bankare inovatore kudo që ju jeni.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).