Koha e tregut, situatat e tregut dhe sjellja financiare
Zbulo më shumë rreth termave financiare, në mënyrë që të merrësh vendime më të zgjuara për investimet e tua të rradhës.
04/01/2024
Çfarë është koha e tregut?
Shumica e investitorëve mendojnë se është e përshtatshme për të hyrë dhe dalë jashtë tregut në kohën e duhur duke përfituar nga koha e tregut, domethënë blerje aksionesh para një rritjeje dhe shitja e tyre para një rënieje.
Shfrytëzimi i rënies në tregje mund të jetë një strategji e mirë, por zgjedhja në mënyrë të pavaruar të kohës më të mirë për të investuar ose për të hequr dorë nga investimi është shumë e vështirë, pasi nëse nxitet nga emocionet; investitori tenton të blejë në nivelet më të larta të tregut dhe të shesë në nivelet më të ulëta.
Shiko video-n të mësosh më shumë:
Si vepron tregu?
Tregjet financiare janë të prirura të reagojnë me luhatje të forta ndaj ngjarjeve ekonomike, politike dhe atyre të korporatave, duke bllokuar kështu rezultatet afatshkurtra të investitorëve.
Historikisht, ka ndodhur që kur pesimizmi ka qenë maksimal ,tregu ka ofruar mundësi të mëdha për investitorët, ndërsa në momente optimizmi maksimal, janë shfaqur risqe që nuk janë lehtësisht të parashikueshëm.
Shiko video-n për të zbuluar më shumë:
Çfarë përkufizohet mënyre sjelljeje gjatë marrjes së vendime financiare?
Vendimet e investimeve ndikohen nga sfera personale. Për këtë arsye, zgjedhjet mund të ndikohen nga ndryshimet e sjelljes, emocionale dhe/ose të arsyetuarit.
Investimi me një strategji të bazuar në qëllime aktuale dhe monitorim të kujdesshëm të investimit ndihmon në përcaktimin e një plani investimi të disiplinuar që mund të zbusë ndikimin e zgjedhjeve emocionale ose irracionale.
Shiko videon të zbulosh më shumë:
Fondet Kolektive Eurizon
Zbulo më shumë rreth Fondeve të Investimit të ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Përmbajtja e kësaj video publikohet vetëm për qëllime informative dhe edukative mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a. Çdo informacion i dhënë në këtë dokument nuk përbën këshilla investimi ose rekomandime investimi, as nuk përbën një ofertë për të blerë ose shitur ose një kërkesë për një ofertë për të blerë ose shitur aksione ose njësi në fondet e investimeve ose instrumente të tjera financiare, dhe nuk duhet të konsiderohet si një ofertë, ose një kërkesë e një oferte, për të blerë ose shitur ndonjë produkt ose shërbim investimi