• No Suggestions Result

PRANIA NDERKOMBETARE

Qendra Intesa Sanpaolo në New York: përkrah Amerikën si vendin e korporatave

Grupi është i gatshëm të mbështesë klientët e korporatave në të gjithë Amerikën në rrugën e rimëkëmbjes pas dëmeve të shkaktuara nga COVID-19..

16/10/2020

Ndërsa ekonomia amerikane po rimëkëmbet dalëngadalë nga karantina e vendosur në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, grupi Intesa Sanpaolo është i pëkushtuar t’i ndihmojë klientët e korporatave në procesin e përshtatjes ndaj situatës së re të normalitetit duke i ofruar një zgjerim të portofolit bankar të produkteve dhe shërbimeve.
 
"Ne duam të vazhdojmë të përkrahim Amerikën si vendin e korporatave, ndryshe të njohur gjerësisht si Amerika e korporatave", thotë Nicola Baiocchi Di Silvestri, Drejtor Menaxhues dhe Drejtor i Përgjithshëm i qendrës së grupit në Nju Jork.

“Ne po i vijmë në ndihmë klientëve tanë nëpërmjet lehtësive të ofruara në termin afat-shkurtër për të mbështetur atë që është e një rëndësie më të madhe për kompanitë dhe furnizuesit e tyre në këto kohë të vështira. Zinxhiri i furnizimit dhe financimi i kapitalit qarkullues janë parakushte për çdo rimëkëmbje, "thotë ai.

Si dega më e madhe e vetme ndërkombëtare e grupit, New York është një qendër zhvillimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka për qëllim tërheqjen e klientëve të korporatave blu-chip midis Fortune 500 dhe korporatave të mëdha të Amerikës Latine si AT&T, General Motors, Cargill, Exxon, Petrobras, América Móvil dhe Cemex.

Portofoli i qendrës së zhvillimit të New York-ut përfshin gjithashtu banka të SH.B.A.-së dhe Amerikës Latine dhe institucione të tjera financiare të tilla si kapitali privat dhe fondet e infrastrukturës. Një ekip I veçantë është përkushtuar për të ndihmuar filialet amerikane të kompanive italiane, të cilat janë të bankuara në Itali nga Divizioni i Bankave të Korporatave dhe Investimeve të IMES të Intesa Sanpaolo ose Divizioni i saj Banca dei Territori.

Intesa Sanpaolo në Nju Jork ofron shërbime bankare me shumicë, duke përfshirë lehtësi kredite për ekonominë qarkulluese dhe linja kredie afatshkurtra dhe afatgjata. Financat e tregtisë dhe të strukturuara (financa e projektit dhe blerjes) janë fusha të ekspertizës në të cilat dega është aktive, si dhe sindikata.

Nëpërmjet ekipeve të tregtarëve ndërmjetës të IMI CIB, ofrohen produkte të tregut të kapitalit të borxhit dhe të kapitalit të vet, si dhe zgjidhje të rreziqeve financiare të korporatave.

Qendra mburret me lehtësi krediti në total rreth 34 miliardë € (nga të cilat 14.5 miliardë € janë tërhequr) me ambicie për rritje të mëtejshme në përputhje me planin më të gjerë ndërkombëtar të IMI Corporate & Investment Banking. Ky plan ka hapur vende të reja pune për rreth 175 profesionistë të ardhura nga 20 kombësi të ndryshme.

"Kjo më bën shumë krenar," thotë Baiocchi Di Silvestri, i cili mbërriti në krye të degës në fillim të vitit 2019 me më shumë se 20 vjet përvojë në bankën e investimeve të Citibank, Barclays, që nga viti 2011.
 
"Unë besoj se diversiteti, kulturat dhe prejardhjet e ndryshme, janë çelësi i suksesit," shton ai.

"Produktet që ne ofrojmë janë shumë të zakonshme dhe të standardizuara, por falë aftësive tona ne jemi në gjendje t'u shërbejmë klientëve tanë me zgjidhje të personalizuara dhe t'i përshtasim produktet me nevojat e tyre specifike."

"Falë aftësive tona, ne jemi në gjendje t'u shërbejmë klientëve tanë me shërbime të personalizuara dhe t'i përshtasim produktet sipas nevojave të tyre specifike."

Nicola Baiocchi Di Silvestri, Drejtor Menaxhues dhe Drejtor i Përgjithshëm i qendrës Intesa Sanpaolo në Nju Jork

Ndikimi i zhvillimit ekonomik nga pandemia e shkaktuar prej Covid-19.

Në SHBA, treguesit kryesorë ekonomikë në tremujorin e dytë arritën nivele të panjohura që nga Depresioni i Madh, pasi shumë shtete urdhëruan aplikimin e karantinës së detyruar dhe kufizmeve të orareve lëvizëse për të frenuar përhapjen e virusit.

Prodhimi i brendshëm bruto ra me 32 përqind nga tremujori i mëparshëm. Rreth 20 milion vende pune u humbën dhe niveli i papunësisë arriti afër 15 përqind, gjë që është e pashembullt. Kjo u shtua nga një numër i lartë i vdekjeve prej më shumë se 210,000.

Shumica e sektorëve, përfshirë ndërtimin dhe infrastrukturën, shitjen me pakicë dhe modën, kohën e lirë, automobilistikën dhe industritë, janë prekur rëndë nga pandemia.

“Ne u shërbejmë shumicës së këtyre klientëve, duke përdorur mbulimin bankar bazuar në fokusin dhe ekspertizën e industrisë. Ne kemi punuar për t'i mbështetur ata dhe për të adresuar nevojat e tyre financiare gjatë muajve të parë të pandemisë, "thotë Baiocchi Di Silvestri.

Përpjekje të gjelbërta në industritë farmaceutike, të telekomunikacionit dhe energjitike

Shtatë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli COVID-19 një krizë globale shëndetësore, ekonomia amerikane po shfaq disa shenja të rimëkëmbjes. Shpenzimet e familjeve janë në rritje, falë stimulimit fiskal të qeverisë. Nga 4 trilionë dollarë të siguruar në paketën stimuluese federale, pak më pak se 1 trilion dollarë janë drejtuar drejt familjeve.

“Unë pres një rikuperim të ngadaltë. Intesa Sanpaolo parashikon që Prodhimi i brendshëm bruto (PBB-ja) e SHBA-ve të tkurret me 4 përqind deri në fund të vitit. Por ne presim një rikuperim deri në 3.7 përqind në 2021, "thotë Baiocchi Di Silvestri.

Midis industrive premtuese për zhvillimin e parimeve të ekonomisë të gjelbër, ai veçon sektorin e ndërtimit të banesave, i cili pritet të rritet me 0.5 përqind në fund të vitit. Nga fundi i vitit 2021, i njëjti sektor mund të tregojë një rritje me rreth 3 përqind.

"Ekzistojnë tre sektorë që po rikuperohen, ose madje po rriten, dhe atje ne po përqendrojmë përkushtimin tonë të mëtejshëm: farmacinë, telekomunikacionet dhe mediat, si dhe energjinë", thotë Baiocchi Di Silvestri. “Puna nga shtëpia dhe të mësuarit virtual, të cilat u shndërruan në normalitet gjatë pandemisë, kanë nevojë për qendra të forta të të dhënave, rrjete dhe përmbajtje. Ky është një sektor që mund të shihet të arrijë edhe më tej".

Sektori i energjisë parashikohet gjithashtu të përfitojë nga bashkimet e kompanive dhe investimet e reja të drejtuara nga qëllimet për përmirësime mjedisore. Këtu, Intesa Sanpaolo është gati të luajë një rol kryesor falë ekspertizës së saj në financimin e ekonomisë së gjelbër dhe qarkulluese, duke përfshirë bonothesare dhe kredi të krijuara posaçërisht për këto qëllime.

Nevoja urgjente e SH.B.A.-së për të përmirësuar infrastrukturën e saj të vjetëruar- si për shembull aeroportet, portet, digat dhe rrugët - do të mbështesë rimëkëmbjen e sektorit, veçanërisht nëse qeveria federale ndërhyn me një paketë stimuluese të mëtejshme që ka si qëllim kryesor hapjen e vendeve të reja të punës.

Kujdes nga faktorët që mund të zbehin ose pengojnë progresin ose rritjen e kompanive.

Pavarësisht shenjave të rimëkëmbjes ekonomike, Baiocchi Di Silvestri paralajmëron rrezikun e sjellë nga faktorët që pengojnë rritjen apo përqëndrimin e tregut e kompanive, si për shembull kostoja e kapitalit, konkurrenca e shtuar apo ulja e furnizimit të parave.

Pandemia mund ende të përkeqësohet dhe të kërkohet një karantinë e dytë lokale për të frenuar përhapjen e mëtejshme të saj. Faza e heqjes së subvencioneve qeveritare mund të ndikojë në shpenzimet familjare dhe përmirësimin e ngadaltë, i cili deri më tani është nxitur nga konsumi.

Megjithatë, rreziku më i madh për sa i përket tregjeve dhe paqëndrueshmërisë mbeten zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, veçanërisht nëse rezultati kontestohet.

"Kjo do të rriste pasigurinë dhe mund të ndikonte në tregjet, si dhe gatishmërinë e bizneseve për të rifilluar investimet, i cili është gjeneratori i çdo rikuperimi të fortë", thotë Baiocchi Di Silvestri.

"Ekipet tona të specializuara të zgjidhjeve të korporatave mund të sigurojnë mbrojtje për klientët tanë për të luftuar dhe mbrojtur financat e tyre dhe performancën e tyre në mes të paqëndrueshmërisë së tregut."

Si kurrë më parë, qendra e Nju Jorkut është e gatshme të mbështesë klientët, shton ai.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Singapori: destinacioni më i ri i zhvillimit ekonomik
Vietnami: një platformë e re e të bërit biznes për kompanitë italiane
Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të dalim nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).