• No Suggestions Result

PRANIA NDERKOMBETARE

Singapori: destinacioni më i ri i zhvillimit ekonomik

Rajoni i Azisë Juglindore u paraqet kompanive evropiane një mundësi të mirë për zgjerim ekonomik dhe Singapori përfaqëson një nga pikat më tërheqëse për nisjen e këtyre planeve.

29/04/2020

Singapori është zemra financiare e rajonit të Azisë Juglindore, shtëpia e kompanive financiare që mbështesin bizneset në të gjithë Azinë Jug-lindore. Që nga viti 1998 e deri në ditët e sotme, rajoni ka përjetuar një rritje ekonomike mesatare prej 5 për qind - duke e bërë atë një vend mjaft tërheqës për të bërë biznes.

Ndërprerja e udhëtimeve dhe karantina e vendosur si masa mbrojtëse në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 ka kufizuar zhvillimin e ekonomisë globale. Megjithatë, në rajonin e Azisë Juglindore numri i rasteve të reja duket se po stabilizohet dhe kjo ka ndikuar që të nisë udha drejt anës tjetër të pandemisë, asaj të rindërtimit.

"Shumica e furnizuesve të mëdhenj po fillojnë përsëri të prodhojnë për klientët," thotë Girolamo Benedetti, menaxher i përgjithshëm në Intesa Sanpaolo Singapore. "Unë nuk e shoh 2020 si vitin më të mirë të dekadës, por nëse kujdesemi që të ruajmë me përpikmëri vigjilencën ndaj virusit, është e mundur që gjysma e dytë e vitit për tregun e Azisë Juglindore të rezultojë më e suksesshme se e para. "

Pandemia ka ndikuar Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) në nivel botëror.  Megjithatë, pasi vala e virusit të ketë përfunduar, Singapori do vijiojë të shërbejë si një bazament i qëndrueshëm për zhvillimin financiar të rajonit dhe jo vetëm. Për nëntë vite me rrdhë, Singapori ka kryesuar renditjen e Bankës Botërore për Lehtësinë e Bërjes së Biznesit, para se të humbiste një pikë vitin e kaluar (i cili mbetet përsëri një tregues shumë i favorshëm).

Singapori ka arsye të shumta tërheqëse për bizneset e mëdha. Ndër to mund të përmendim, taksimin e ulët dhe një qeveri të qëndrueshme, si dhe të qenurit një udhëheqës në zhvillimin dhe adoptimin e teknologjisë dixhitale. “Singapori është një qendër udhëheqëse për sa i përket digjitalizimit dhe ekonomisë digjitale: ai është gjithmonë një hap përpara. Kjo u jep shumë mundësi korporatave që duan të investojnë,” thotë Benedetti.

Intesa Sanpaolo është vendosur në qytetin e Singaporit që nga viti 1984 dhe kjo zyrë shërben si bazë e bankës për bashkëpunimin me vendet e tjera të rajonit të Azisë Juglindore të tilla si Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Birmania, Filipinet, Singapori, Tailanda dhe Vietnami.

Për më tepër Singapori bashkëpunon ngushtësisht me qendrën e Hong Kongu-t për të mirëmbajtur marrëdhënien me klientët kryesorë indianë brenda sektorëve më kapitalë më intensive, si energjia dhe infrastruktura. Ekipi ofron njohuri të drejtpërdrejta të tregut vendas për të mbështetur hapjen e filialeve nga kompani të huaja shumëkombëshe, për të siguruar financimin e projekteve dhe për të ndihmuar kompanitë që kërkojnë të ndërtojnë rrugë të reja dhe efiçente për realizimin e importit dhe eksportit.

Nga zyra e Singaporit, Benedetti dhe ekipi i tij i udhëheqin dhe këshillojnë klientët rreth mundësive të reja të rajonit, duke i ofruar informacionin e nevojshëm mbi rrugët më premtuese për sukses. Benedetti shpjegon shembullin e klasës punëtore që aktualisht po përjeton një rritje të qëndrueshme në rajon. Kjo tendencë e qëndrueshme mund t’i shërbejë kompanive italiane si një burim të ardhurash të shtuara nëse ato vendosin të investojnë në zinxhirët e shpërndarjes që furnizojnë këtë pjesë të tregut. 

"There are great opportunities for Italian corporates in sectors where there is a high consumption demand and where we can lead the way, such as food and beverage, luxury goods, education, and healthcare."

Girolamo Benedetti, general manager at Intesa Sanpaolo Singapore

“Ekzistojnë mundësi të mëdha për korporatat italiane në sektorë që kanë një kërkesë të lartë për konsum dhe ku ato mund të udhëheqim rrugën drejt suksesit, të tilla si ushqimi dhe pijet, produktet luksoze, arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Të gjithë këta janë sektorë dhe nënsektorë ku korporatat italiane po kryesojnë,” thotë Benedetti.

Mundësi të reja për biznes mund të shfrytëzohen edhe në vendet në zhvillim të rajonit. Një ndër këto vende është Indonezia, një shtet i cili ka një prodhim të brendshëm bruto (GDP) mbi shumën 1 trilion dollarë dhe një popullsi të re që është në rritje. 

"Do të ketë një rritje të kërkesës për infrastrukturë, përdorim të energjisë, si dhe konsumit të produkteve," thotë ai. “Të gjitha investimet në infrastrukturë janë të nevojshme në këtë treg. Këto investime përfshijnë përmirësimin e rrugëve, aeroporteve, naftës dhe gazit, si dhe industrisë së telekomunikacionit. Si bankë, ne kemi aftësitë dhe njohuritë e nevojshme në të gjithë këta sektorë. Për rrjedhojë, kjo paraqet një mundësi mjaft premtuese për grupin Intesa Sanpaolo dhe klientët e tij.”

Benedetti vë në dukje faktin se zyra po financon një numër të konsiderueshëm të projekteve që aplikojnë burime të energjisë së riciklueshme përgjatë gjithë rajonit të Azisë Juglindore. Kjo bëhet në përputhje me qëllimin e Grupit Intesa Sanpaolo për të mbështetur projekte që gëzojnë largpamësi dhe përkushtim ndaj parimeve të ekonomisë së qëndrueshme.

Ai shpjegon se Banka e Zhvillimit të Azisë, e cila gjithmonë ka mbështetur projektet e infrastrukturës në rajon, shërben si një pikë kyçe në mbështetjen e projekteve me kapital intensiv, të tilla si energjia apo infrastruktura. Fakti që mundësitë që projektet e infrastrukturës të ndalohen apo të dështojnë janë të pakta, Benedetti është i mendimit që këto janë disa nga investimet më të sigurta që ekzistojnë. “Këto projekte janë kaq kritike për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve, saqë realizimi praktik i tyre është i pashmangshëm.  Ato janë pjesë jetike dhe e pandarë e planit të zhvillimit, "thotë ai.

Një tjetër mundësi që po shfaqet është zhvendosja e të gjithë zinxhirëve të furnizimit të kompanive evropiane, koreane dhe atyre japoneze në Azinë juglindore. Sipas Benedetti-t, një numër i madh i ndërmarrjeve po zhvendosen në Azinë Juglindore për të shmangur ndikimin e luftës tregtare amerikane me Kinën.

Midis tyre, Vietnami është vendi që ka përfituar më shumë nga lufta tregtare. Tajlanda dhe Malajzia po i drejtohen në mënyrë aktive prodhuesve që ikin nga Kina për t'i shpëtuar luftës tregtare, duke pasur si qëllim të bëhen qendra kryesore të prodhimit, pasi rritja e kostove të punës kërcënon statusin e Vietnamit si një destinacion alternativ.

"Ka mundësi të shumta për investime në prodhim, dhe deri më tani investimet nga konglomeratet e mëdha kanë rezultuar të suksesshme."

Singapori në vetvete do të vazhdojë të jetë një vend i mirë për tu krijuar në biznes, veçanërisht me marrëveshjen e re të tregtisë së lirë BE-Singapor, e cila do të heqë taksat doganore për mallrat e BE-së. Benedetti parashikon se kjo do të jetë një hap pozitiv veçanërisht për prodhuesit e ushqimit.

Një sektor tjetër që do të përfitojë nga kjo marrëveshje është investimi në ekonominë e gjelbër. "Për Intesa Sanpaolo, përqëndrimi tek ekonomia e qëndrueshme është një nga shtyllat kryesore për të aritur zhvillimin jashtë shtetit. Singapori është vendi i duhur për të zhvilluar veprimtaritë e biznesit duke qenës se ka të vendosur në praktikë shumë projekte me ndikim të lartë social të hartuara drejtpërdrejtë nga qeveria, "thotë ai.

Sektori i pasurive të paluajtshme në Singapor tashmë po vendos në praktikë parimet e ekonomisë qarkulluese dhe ka vend për kompanitë ndërkombëtare që të ofrojnë mallra dhe shërbime të cilat ndihmojnë për të arritur këto qëllime.

Cilido qoftë projekti, Benedetti dhe ekipi i tij janë gati të ndajnë bazën e tyre të madhe të njohurive mbi Singaporin dhe vendet fqinje të tij. "Ne do të jemi atje për italianët dhe evropianët që duan të investojnë, por edhe për lojtarët vendas," thotë ai.

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).