• No Suggestions Result

Transformimi i industrisë së modës

EKONOMIA QARKULLUESE

Transformimi i industrisë së modës sipas modelit të Ekonomisë Qarkulluese

Industria e modës është një nga shkaktaret më të mëdhenj të ndotjes së mjedisit. Për këtë arsye, grupi Intesa Sanpaolo po jep kontributin e tij, për t’i dhënë kësaj industrie një formë të re falë modelit të Ekonomisë Qarkulluese.

05/04/2020

Industria e modës është një nga shkaktaret më të mëdhenj të ndotjes së mjedisit. Për këtë arsye, grupi Intesa Sanpaolo po jep kontributin e tij, për t’i dhënë kësaj industrie një formë të re falë modelit të Ekonomisë Qarkulluese.

Në ditët e sotme rrobat që ne veshim e dëmtojnë shumë më tepër planetin Tokë. I gjithë procesi i përdorimit të energjisë dhe ujit gjatë prodhimit të pelhurave por dhe sasia e madhe e rrobave të veshura vetëm një herë (si pjesë e modës dhe ndryshimeve të shpejta të trend-eve të saj) të cilat përfundojnë në vendgrumbullimet e plehrave, kanë shtuar ndotjen mjedisore në nivele shqetësuese.

Industria e modës është një nga shkaktaret kryesore në përkeqësimin e situatës mjedisore në të cilën ndodhemi sot. Kjo industri shkakton çlirimin e 10 për qind të emetimeve globale të karbonit – sasi kjo më e madhe se karboni i çliruar nga të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe transportet detare të kombinuara së bashku. Me ritmin aktual, emetimet e gazrave serrë të industrisë së modës do të rriten me më shumë se 50 për qind deri në vitin 2030 (1). Si duket ky fakt kur provoni rroba të reja para një pasqyre? Jo dhe aq mirë.
Grupi Intesa Sanpaolo në bashkëpunim me Fondacionin Ellen MacArthur, partnerin e tij të parë strategjik në ofrimin e shërbimeve financiare, ka për qëllim kryesor vendosjen në praktikë të parimeve të modelit të ekonomisë qarkulluese. Pjesë e këtij procesi është edhe kontributi që grupi Intesa Sanpaolo do të tregojë, në përpjekje për të transformuar zinxhirin e funizimit të industries së modës duke e bëre atë më të qëndrueshëm në të gjithë hallkat përbërëse të tij: nga krijimi i pëlhurave më rezistente, mundësia që rrobat e prodhura të jenë të qëndrueshme në terma afatgjata dhe të mos përfundojnë në vendgrumbullimet e plehrave brenda një kohe të shkurtër. Në pjesën më të madhe, grupi Intesa Sanpaolo,po investon në mënyra të ndryshme që të mund të ndihmojë klientët e saj (individë dhe biznese)të bëjnë transformimin e procesit të punës nga modeli aktual i ekonomisë lineare drejt parimeve dhe strukturave të modelit të ri të ekonomisë qarkulluese.

Le të marrim shembullin e një palë pantallonave të zakonshme xhinse, të cilat nuk janë aspak të qëndrueshme, dhe kjo për arsye se për prodhimin e tyre nevojitet përdorimi i mijëra litrave ujë. Por kompania Kandiani Denim (2), një klient biznesi i grupit Intesa Sanpaolo, po sjell ndryshimin në treg. Kjo kompani përdor fibrat Lyocell në vend të fibrave të pambukut, për ta bërë copën e rrobave që prodhohet më miqësore me mjedisin. Materiali Lyocell merret nga pema Eukaliptus, e cila karakterizohet nga një rritje e përshpejtuar. Në krahasim me materialin e pambukut, nevojitet vetëm gjysma e sasisë së ujit për të realizuar prodhimin e fibrave të përdorshme në prodhimin e rrobave (3. Kompania Kandiani Denim furnizon materialin xhins për markat më të njohura në të gjithë botën. Me anë të këtij inovacioni në materialin e përdorur, kompania ka sjellë një ndryshim të rëndësisshëm në industrinë e modës duke ofruar zgjedhje të qëndrueshme për klientët e saj, shtëpitë e modës. Këto të fundit iua transmetojnë këto zgjedhje të qëndrueshme klientëve të tyre dhe kështu ndryshimi vjen hap pas hapi, në të gjithë hallkat e zinxhirit të furnizimit.

Grupi Intesa Sanpaolo ka dedikuar një plafond financimi prej 6 miliardë eurosh për financimin e projekteve të ekonomisë qarkulluese, të ndërrmara nga kompani të tilla si Kandiani Denim. Këto projekte mund të përfshijnë përfshirjen e pajisjeve inovatore teknologjike ekologjike, përmirësimin e efikasitetit të energjisë apo prodhimin e materialeve miqësore me mjedisin. Grupi Intesa Sanpaolo ka prezantuar gjithashtu një instrument financiar të quajtur “Bondi i gjelbër”, i projektuar në shërbim të promovimit të praktikave të ekonomisë qarkulluese. 
Grupi Zegna, i specializuar në prodhimin e veshjeve luksoze për meshkuj, është një tjetër kompani që grupi Intesa Sanpaolo mbështet me financime në përpjekjen e tij për të sfiduar praktikat aktuale të industrisë së modës, që shkaktojnë ndotje në mjedis.  Kompania ka ndërtuar dy hidrocentrale në mënyrë që të bëjë përdorimin e saj të energjisë më të qëndrueshëm. Deri më tani 40 për qind e energjisë së përdorur nga centralet e saj është rinovueshme (4). Një tjetër aspekt ku grupi Zegna ka investuar është rikuperimi dhe rikthimi i produkteve dytësore nga procesi i prodhimit të tekstileve– për shembull, duke ripërdorur 20 për qind të ujërave të zeza nga fabrikat e tij grupi arrin të kursejë deri në 70,000 metra kub ujë çdo vit (5).
Transformimi i modës sipas modelit të ekonomisë qarkulluese krahas të qenurit pozitive për mbrojtjen e mjedisit ka dhe një ndikim mjaft pozitiv për zhvillimin e biznesit. Një shembull i tillë vihet re tek praktikat e grupit Zegna, i cili tregton rreth 15 për qind të nën-produkteve të saj të tekstilit kompanive të tjera. Kjo do të thotë që rreth 95 ton pëlhurë ripërdoret në vend që të hidhet – dhe kjo e gjitha përkthehet në fitim për kompaninë.

Sjellja e konsumatorit po ndryshon, dhe këtu përfshihet tendenca për ripërdorimin dhe dhënien me qira të veshjeve, e cila pritet të përqafohet edhe më tepër gjatë dekadës së ardhshme. Sipas studimeve të ndryshme, nëse çdo vit të gjithë blejnë një artikull të përdorur në vend të një artikulli të ri, përfitimi do të ishte i barabartë me mbjelljen e 66 milionë pemëve dhe kursimin e 1.25 miliardë dusheve. (6)

Tendencës së modës së shpejtë duket se po i vjen fundi. Ajo çfarë njerëzit dhe kompanitë do të përdorin masivisht në të ardhmen janë veshjet e prodhura të një cilësie të mirë, që zgjasin shumë në kohë, dhe mbi të gjitha që kanë një ndikim pozitiv në planetin ku ne jetojmë. 

Text Sources:

  1. https://www.worldbank.org/en/news/feature/2019/09/23/costo-moda-medio-ambiente
  2. https://www.world.intesasanpaolo.com/fashioning-sustainable-future/
  3. https://www.sciencedirect.com/topics/engineering/lyocell-fiber
  4. https://group.intesasanpaolo.com/content/dam/portalgroup/repository-documenti/sostenibilt%C3%A0/inglese/2020/Green%20Bond%20Report%202020%20focused%20on%20CE.pdf p9
  5. https://group.intesasanpaolo.com/content/dam/portalgroup/repository-documenti/sostenibilt%C3%A0/inglese/2020/Green%20Bond%20Report%202020%20focused%20on%20CE.pdf P9
  6. https://www.thredup.com/resale/#eco-impact

Video Stat Sources:

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).