• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Inteligjenca Artificiale është këtu për të qëndruar - dhe për të ndihmuar

Harroje fatashkencën! Një projekt nga Laboratori i Inteligjencës Artificiale të Intesa Sanpaolo tregon zbatimin në realitet të zbulimeve të Inteligjencës Artificiale (IA), për të na ndihmuar të arrijmë më shumë në të ardhmen.

19/04/2021

Pas dekadave me rradhë që parashikuan një ‘kryengritje të robotëve’, pyetja që ka lindur në mënyrë të natyrshme në mendjen e shumë njerëzve mbi Inteligjencën Artificiale (IA) është nëse robotët do të zënë vendin e njerëzve një ditë? Përgjigja e drejtë është jo, thotë Andrea Prampolini, Kreu i Analizave të Tregjeve Financiare dhe Zgjidhjeve Digjitale në Intesa Sanpaolo. "Përkundrazi, Inteligjenca Artificiale është një mundësi që po të shfrytëzohet në mënyrën e duhur të lejon të rrisësh produktivitetin dhe efiçencën,”- thotë ai.

Laboratori i Inteligjencës Artificiale të Intesa Sanpaolo, i gjendur brenda Qendrës së Inovacionit, përdor zbulimet nga fusha e Inteligjencës Artificiale për të krijuar mundësi dhe teknika të reja që përmirësojnë performancën e bizneseve dhe rrjedhimisht rrisin konkurrencën midis tyre. Laboratori zhvillon si aplikacione praktike ashtu edhe kërkime teorike, duke u bazuar tek një gamë e gjerë njohurish që ato zotërojnë mbi kërkesat dhe kufizimet e veçanta të biznesit dhe financave. Laura Li Puma është Drejtuese e Laboratorit të Inteligjencës Artificiale. "Ne aplikojmë një metodë rigoroze shkencore që përcakton problemin dhe gjen zgjidhjen duke përdorur gjuhën universale të matematikës", thotë ajo.

"Ideali është që të krijojmë një produkt praktik që mund të përdoret nga biznesi, por në të njëjtën kohë duam të sjellim risi dhe të ndërtojmë metoda të reja kërkimi"

Laura Li Puma Drejtuese e Laboratorit të Inteligjencës Artificiale, Intesa Sanpaolo

Një shembull sesi Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë njerëzit në biznes është një zbulim i fundit teknologjik, i zhvilluar në laboratorin Intesa Sanpaolo, që pret të pajiset me patentë në të ardhmen e afërt. Kjo teknologji ka si synim mbrojtjen e portofoleve financiare nga lëvizjet e pafavorshme të tregut. Duke përdorur aplikimin praktik të parimeve të Inteligjencës Artificiale, ekipi tani mund të analizojë një grup shumë më të gjerë të faktorëve të rrezikut sesa më parë dhe të kryejë në disa sekonda analiza për të cilat dikur mund të ishin dashur javë të realizoheshin.

"Përparësia e këtyre algoritmeve është se ato na lejojnë të jemi më produktivë, duke ndikuar për rrjedhojë në zhvillimin e kapitalit të bizneseve", thotë Andrea Prampolini, i cili është drejtuesi i projektit.

Laboratori i Inteligjencës Artificiale ka një bashkëpunim të ngushtë me Institutin për Shkëmbimin Shkencor (ISHSH), një institucion kërkimor i vendosur në Torino. Partneriteti është reciprokisht i dobishëm, pasi akademia ka përjetuar një “largim të elitës” drejt kompanitë private gjatë pesë deri 10 viteve të fundit. Studiuesit më të spikatur janë tërhequr nga pozicionet në korporatat e mëdha që fokusohen në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të botës reale, me grupe të mëdha të dhënash dhe përfitimin e pagave më të larta. Intesa Sanpaolo mund të ndihmojë Institutin e Shkëmbimeve Shkencore në kanalizimin e kërkimit përpara, ndërsa gjithashtu zhvillon aplikacione praktike që biznesi mund të përdorë sot.

 

"Përparësia e këtyre algoritmeve është se ato na lejojnë të jemi më produktivë, duke ndikuar për rrjedhojë në zhvillimin e kapitalit të bizneseve"

Andrea Prampolini, Drejtori i Tregjeve Financiare dhe Zgjidhjeve Digjitale, Intesa Sanpaolo

"Pasuria e të dhënave digjitale që janë mbledhur nga institucione të mëdha paraqet qartë një mundësi për IA. Bankat së bashku me të gjithë sektorin financiar duhet të përqafojnë IA për të siguruar qëndrueshmëri", thotë Paolo Bajardi, Menaxher i Kërkimeve Industriale në ISHSH.

 “Inovacioni dhe kërkimi mund të ndërthuren në mënyrë harmonike midis tyre. Zgjidhja ideale është të krijojmë diçka praktike që i vjen në ndihmë biznesit ndërsa njëkohësisht sjellim risi duke i hapur rrugë rrymave të reja të kërkimit, “shton Laura Li Puma.

Kufijtë për IA janë të pakta, megjithatë problemi i vërtetë sipas Li Pumas, Bajardit dhe ekipit laboratorik qëndron tek gjetja e aplikimeve praktike të këtyre teknologjive në botën reale të bizneseve.

"Pasuria e të dhënave digjitale që janë mbledhur nga institucione të mëdha paraqet qartë një mundësi për fushën e Inteligjencës Artificiale (IA). Bankat së bashku me të gjithë sektorin financiar duhet të përqafojnë zbulimet e Inteligjencës Artificiale (IA) për të siguruar qëndrueshmëri në treg"

Paolo Bajardi, Menaxher i Kërkimeve Industriale në Institucioni i Shkëmbimeve Shkencore

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).