• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të dalim nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19

Kalimi drejt një ekonomie qarkulluese mund të ndihmojë bizneset e të gjitha madhësive të transformohen në biznese të qëndrueshme në të ardhmen e pasigurt që na pret. Laboratori i Ekonomisë Qarkulluese po drejton rrugën drejt kësaj të ardhmeje.

17/06/2021

"Ne jemi duke punuar me kampionët e sotëm për të krijuar kampionët e së nesërmes."

Massimiano Tellini, Drejtuesi Global i Ekonomisë Qarkulluese në Qendrën e Inovacionit të Intesa Sanpaolo (Torino, Itali).

Në fabrikën Cariplo Milano, një qendër inovacioni që nxit në mënyrë aktive bashkëpunimin midis korporatave dhe startup-eve, fondacioni Cariplo dhe Intesa Sanpaolo kanë krijuar një pikë të fortë bashkëpunimi rreth ekonomisë qarkulluese.

Laboratori i Ekonomisë Qarkulluese u krijua për të sjellë së bashku kompani të njohura dhe kompani të reja , për të gjeneruar risi përmes kërkimit dhe zhvillimit dhe për t'i kthyer këto ide në rezultate reale në botën e biznesit dhe tregtisë.

"Ne duam të përqafojmë konceptin e inovacionit të hapur për të siguruar se lidhja mes kompanive të njohura dhe atyre të reja mund të çojnë drejt një bashkëpunimi të përforcuar."

Massimiano Tellini, Drejtuesi Global i Ekonomisë Qarkulluese në Qendrën e Inovacionit të Intesa Sanpaolo (Torino, Itali).

Roli i Fabrikës Cariplo në mjedisin Italian të inovacionit

Fabrika Cariplo përgjithësisht vepron si një bashkëpunëtor i bizneseve të reja, duke ndihmuar në rritjen e tyre dhe rritjen e mundësive të punësimit në të gjithë Italinë. "Ne punojmë si një katalizator inovacioni," thotë Riccardo Porro, Drejtuesi i Operacioneve të saj.

"Ne përpiqemi të krijojmë lidhje mes talenteve, inovatorëve dhe bizneseve, duke i lejuar këta aktorë të krijojnë dhe të nxisin inovacionin tranformues të tregut.
"

Riccardo Porro, Drejtues i Operacioneve për Cariplo Factory

Edukimi: elementi kyç për të mundësuar kthimin në ekonomi qarkulluese

Duke u bazuar në vlerat e përbashkëta midis fondacionit Cariplo dhe Intesa Sanpaolo, fabrika në fjalë shërben si një ambjent komod i Laboratorit të Ekonomisë Qarkulluese. Pjesë e aktiviteteve të formacionit Intesa Sanpaolo është të qenurit një partner strategjik për kompanitë, duke i ndihmuar ata të sjellin ndryshimin në organizatat e tyre. Trajnimi dhe edukimi që ofrohen nga formacioni Intesa Sanpaolo ndihmojnë bizneset dhe drejtuesit të aftësohen në bosht për ndryshime të jashtëzakonshme drejt praktikave të ekonomisë qarkulluese.

Brenda Laboratorit të Ekonomisë Qarkulluese, formacionit Intesa Sanpaolo drejton dhe planifikon kurse të reja që përshkruajnë se si ekonomia qarkulluese është çelësi për të ardhmen e planetit dhe nxit konkurrencën e bizneseve.

"Kërkesa për trajnim na tregon se drejtuesit italianë vlerësojnë thellësisht zhvillimin e aftësive të tyre pasi ato janë një faktor kryesor për rritjen e kompanive të tyre."

Elisa Zambito, Drejtuese Ekzekutive e formacionit Intesa Sanpaolo

Tellini dhe Porro bien dakord se nevoja për ndryshim transformues në ekonomi është urgjente. Pandemia Covid-19 ka dëmtuar rëndë ekonomitë globale dhe, në BE, shumë biznese dhe individë po përballen me një të ardhme në të cilën duhet të rindërtohen.

"Urgjenca për ndryshim është bërë edhe më e dukshme, ndoshta sepse kemi qenë në një situatë të pakëndshme, dhe nga përkufizimi kjo gjeneron risi,"

Riccardo Porro, Drejtor Operacional në Fabrikën Cariplo

Tellini argumenton se ekonomia qarkulluese është forca më e madhe transformuese për riformimine tregjeve globale sepse ajo është njëkohësisht një mjet inovacioni strategjik dhe një gjenerator i aftësive të së ardhmes:

"Ekonomia qarkulluese është një nga nismat më të mira që bizneset dhe komunitetet financiare mund të përqafojnë."

Massimiano Tellini, Drejtuesi Global i Ekonomisë Qarkulluese në Qendrën e Inovacionit të Intesa Sanpaolo.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).