• No Suggestions Result
QENDRUESHMERI

Projektimi i qyteteve inteligjente

Si mund të aplikohen sistemet e ekonomisë qarkulluese në mjediset komplekse të qyteteve?

23/03/2020

Tërësia e qyteteve të botës konsumojnë më shumë se 75 për qind të burimeve natyrore dhe çlirojnë më shumë se dy të tretat e përqëndrimit të gazeve serë. Si rezultat i fakteve të lartpërmendura kalimi drejt sistemeve të ekonomisë qarkulluese është zgjidhja më e zgjuar për të krijuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Kjo në qytete mund të arrihet falë përdromit efiçent të burimeve natyrore si dhe mirëmenaxhimit të mbetjeve.

Vitet e fundit shkalla e kompleksitetit të qyteteve është rritur në nivele ekstreme, gjë që krijon perceptimin se është i pamundur ndryshimi i mënyrave të tyre të vjetra të funksionimit. "E rëndësishme është të fillosh nga diku dhe të fillosh me hapa të vegjël",thotë Sarah O'Carroll, Menaxhere e Rrjetit të Qeverisë dhe Qyteteve në Fondacionin Ellen MacArthur, një organizatë e përkushtuar për zhvillimin e sistemeve të ekonomisë qarkulluese. “Qyteti i Torontos ka zhvilluar një plan për prokurimin publik të atyre projekteve që aplikojnë parimet e ekonomisë qarkulluese. Nga ana tjetër, qyteti i Amsterdamit ka zhvilluar një plan veprimi të ekonomisë së përbashkët.

Disa qytete kanë mundur të shfrytëzojnë më së miri mundësi të ndryshme për të realizuar aplikimin e sistemeve të ekonomisë qarkulluese në praktikë. Si shembull ndër to mund të përmendimin qytetin e San Francisco-s, i cili vendosi të përdorte materiale të prodhuara nga burime plotësisht të riciklueshme gjatë procesit të ridizenjimit të veshjeve të dyshemeve në të gjitha ndërtesat komunale.
 

"Ne duhet ta mendojmë qytetin në një këndvështrim shumë më tërësor dhe si një sistem.Gjërat nuk munden sot të veprojnë në grupe të veçuara, por funksionojnë si pjesë përbërëse e sistemeve të mëdha dhe të ndërlidhura në mënyrë të ndërlikuar.
"

Sarah O'Carroll, Menaxhere e Rrjetit të Qeverisë dhe Qyteteve, Fondacioni Ellen MacArthur

Puna e Fondacionit Ellen MacArthur është e përqendruar në tre parime: eleminimi i mbetjeve dhe ndotjes; qarkullimi i produkteve dhe materialeve në përdorim për një kohë sa më të gjatë të jetë e mundur; dhe rigjenerimin e burimeve natyrore të energjisë. Të tre këto parime janë të aplikueshme në procesin e projektimit të qyteteve të së ardhmes, thotë O’Carroll.

Fondacioni mbështet gjithashtu “Ekonominë Rrethore 100”, një rrjet organizatash që bashkëpunojnë në mënyrë të ndërlidhur për të shkëmbyer ide rreth ndërtimit të qyteteve ku do të aplikohen sistemet e ekonomisë qarkulluese. Në këtë rrjet organizatash përfshihen kompani të tilla si Google dhe Ikea, si dhe qytete të tilla si Toronto dhe Londra. Milano është një ndër qytetet e fundit që i është bashkuar rrjetit. 

Milano ka bërë përpjekje për të realizuar aplikimin e sistemeve të ekonomisë 
qarkulluese edhe përpara se të bëhej pjesë e rrjetit “Eonomia Qarkulluese 100”. Ndër to mund të përmendim zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkulluese për eleminimin e mbetjeve ushqimore apo shpërndarjen e çmimeve “Green Carpet” për ato kompani pjesë të industrisë së modës, që janë përkushtuar në rritjen e 
ndërgjegjësimit rreth ekonomisë së qëndrueshme qarkulluese. 

Qyteti tashmë ka vendosur disa objektiva për tu arritur. Ato përfshijnë mbjelljen e tre milion pemëve deri në vitin 2030, si dhe një skemë pilot për tregun e mbuluar të Milanos për të transformuar të gjithë sistemet dhe zinxhirin e tij të furnizimit sipas praktikave të ekonomisë qarkulluese.
 

"Sigurisht, ka shumë punë përpara për të bërë, por ne besojmë se bashkëpunimi
me organizatat në qytet do të sjellë vërtet ndryshimin e dëshiruar.
"

Lucia Scopelliti, Shefe e Njësisë së Planifikimit Ekonomik, Milano

Plafondi i Ekonomisë Qarkulluese i Intesa Sanpaolo - një strukturë kredie prej 5 miliardë eurosh - dhe Laboratori i saj i Ekonomisë Qarkulluese, me seli gjithashtu në Milano, po fuqizojnë bizneset për të përqafuar dhe për t'i zbatuar praktikat e ekonomisë qarkulluese.

"Në laboratorin tonë të Ekonomisë Qarkulluese ne mund të takojmë sipërmarrës, mund të zhvillojmë zgjidhje të reja dhe mund të sigurojmë një qasje sistematike ndaj procesit të kalimit drejt sistemeve të ekonomisë qarkulluese", thotë Carlo Cavedon nga Zyra e Ekonomisë Qarkulluese e Qendrës së Inovacionit Intesa Sanpaolo. “Të qenurit një bankë e ekonomisë reale, një bankë që punon me Biznese të Mesme dhe të Vogla (BMV), korporata të mëdha dhe institucione, na lejon të shndërrojmë këtë proces kalimi drejt sistemeve të ekonomisë qarkulluese në një udhëtim të mahnitshëm kolektiv. Të gjithë janë të ftuar të bashkohen me ne në bord.”

Si do të dukej një qytet i bazuar në sistemet e ekonomisë qarkulluese? "Një qytet i bazuar në sistemet e ekonomisë qarkulluese do të funksiononte me energji të rinovueshme, si dhe do të kishte ndërtesa të parafabrikuara, pjesët përbërëse të të cilave mund të modifikohen me kalimin e kohës në varësi të nevojave apo dëshirave të banorëve," thotë Sarah O'Carroll. "Në këto qytete transporti do të realizohej nëpërmjet pajisjeve të përbashkëta të transportit të ndara midis grupeve të tilla si miq, kolegë, familje për të përmendur disa prej tyre, nuk do të kishte transport në masë me automjete vetjake të pasagjerëve të përdorura nga një person ... sì dhe do të kishte shumë hapësira të gjelbërta dhe bujqësi urbane."

Lucia Scopelliti, Kreu i Njësisë së Planifikimit Ekonomik për qytetin e Milanos, beson se qyteti do të përjetojë shumë ndryshime gjatë 10 viteve të ardhshme – pjesa më e madhe e të cilave do të frymëzohen nga praktikat e sistemeve të ekonomisë qarkulluese tashmë të miratuara. “E vërteta është se qyteti ka ndryshuar me hapa të mëdha gjatë 10 viteve të fundit. Ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve që nëse në atë kohë perceptoheshin si një revolucion i vërtetë, sot konsiderohen si të zakonshme dhe normale.”

"Të qenurit një bankë e ekonomisë reale, një bankë që punon me Biznese të Mesme dhe të Vogla (BMV), korporata të mëdha dhe institucione, na lejon të shndërrojmë këtë proces kalimi drejt sistemeve të ekonomisë qarkulluese në një udhëtim të mahnitshëm kolektiv. Të gjithë janë të ftuar të bashkohen me ne në bord.
"

Carlo Cavedon, Zyra e Ekonomisë Qarkulluese e Qendrës së Inovacionit, Intesa Sanpaolo

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).