• No Suggestions Result

RRITJA E BIZNESIT

Fermerët po përballen me një ndryshim të madh në sektorin e bujqësisë

Ndryshime të mëdha po na presin. Për të siguruar suksesin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarive në sektorin e bujqësisë, fermerët duhet të bëhen pjesë e epokës së transformimit dixhital.

01/03/2022

Sektori i bujqësisë po përballet me ndryshime dhe sfida të mëdha, me popullsinë globale e cila parashikohet se mund të arrijë në 10 miliardë deri në vitin 2050, prodhimi i ushqimit duhet të rritet proporcionalisht për t'ju përgjigjur kërkesave në rritje. Ky sektor gjithashtu duhet të zvogëlojë ndikim e tij negativ në mjedis: kjo sepse sektori i bujqësisë aktualisht gjeneron rreth 10% të emetimeve totale të gazeve serrë të Bashkimit Evropian (BE).

Nisma të tilla, si strategjia e BE-së e njohur  me emrin "Nga Ferma në Tryezë", e shpallur në vitin 2020, synojnë të sigurojnë që ushqimi të prodhohet me anë të teknikave më të qëndrueshme. Krahas kësaj, parlamenti evropian synon të ulë nivelin e pesticideve të përdorura në bujqësi, në mënyrë që të rritet niveli i përdorimit të tokave për bujqësi organike deri në vitin 2030. Si rrjedhojë, kjo do të sjellë përforcimin e përpjekjeve për mbrojtjen e biodiversitetit.  

Industria bujqësore e BE-së, ushqen jo vetëm botën por furnizon edhe ekonominë. Ajo kontriboi në krijimin e një vlerë të shtuar bruto të vlerësuar prej 178.4 miliardë euro në vitin 2020, kur kontribuoi me 1.3% në PBB-në totale të BE-së.

Duke përqafuar teknologjinë e re dhe metodat inovatore në bujqësi, prodhuesit dhe kultivuesit e produkteve bujqësore mund të rrisin më tej produktivitetin duke reduktuar ndikimin e tyre në mjedis.

Alternativa për pesticidet

Një nga sfidat më të mëdha në bujqësi – dhe një nga më të vjetrat – është mbajtja nën kontroll e lëndëve që i shkaktojnë dëme tokës dhe njerëzve. Pesticidet kimike përdoren ende gjerësisht: vetëm përgjatë vitit 2018, rreth 89.6% e të ardhurave totale prej 12.3 miliardë dollarësh në tregun evropian erdhën nga pesticidet konvencionale, ndërsa vetëm 11.4% ishin nga alternativat natyrale. Megjithatë, strategjia e BE-së  "Nga Ferma në Tryezë" synon të përgjysmojë përdorimin e pesticideve deri në vitin 2030 dhe biopesticidet po fitojnë popullaritet në përdorim.

Kalimi drejt ekonomisë së gjelbër qarkulluese është ndoshta më i dallueshëm në produktet e bioherbicide-ve, të cilat rrjedhin drejtpërdrejt nga bimët ose mikrobet. Shitjet e këtyre produkteve parashikohen të rriten me 19.9% ​​për të arritur në 1.5 miliardë dollarë në 2023, me një pjesë prej 10.3% të tregut (nga 589 milionë dollarë dhe 4.8% në 2018). Të ardhurat nga biofungicidet parashikohen të arrijnë në 474 milionë dollarë deri në vitin 2023, me një pjesë 3.3% të tregut të përgjithshëm të pesticideve, ndërsa bioinsekticidet pritet të arrijnë 681 milionë dollarë të ardhura, me një pjesë 4.8% të tregut.

Ndikimi i bujqësisë së gjelbër qarkulluese shkon përtej biopesticideve duke përfshirë biostimuluesit dhe biofertilizuesit, të cilët janë krijuar për të ndihmuar rritjen e të korrave. Këshilli Evropian i Industrisë së Biostimulantëve ka ndihmuar në thjeshtimin e rregulloreve të shumta në lidhje me plehrat biologjikë dhe shpresohet se tani do të realizohet krijimi i një tregu më të strukturuar.

Intesa Sanpaolo ka financuar një sërë biznesesh të reja, si kompania franceze Toopi Organics, e cila shpiku një proces për transformimin mikrobiologjik të urinës njerëzore për prodhimin e plehrave jo-kimikë. Me interes dhe investime në rritje, Frost & Sullivan e pret një e ardhme e ndritur në këtë sektor, i cili u vlerësua në 1 miliard dollarë në 2019 dhe pritet të rritet me 12.6% deri në vitin 2025.

Zhvillimet teknologjike

Përparimet në teknologjinë bujqësore do të ndihmojnë që sistemet ushqimore të bëhen transparente, të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme në të gjithë zinxhirin e vlerës. Kjo nga ana tjetër do të reduktojë mbeturinat, do të rrisë produktivitetin, do të rifitojë besimin e klientit dhe do të rrisë marzhet e fitimit.

Kalimi drejt një ekonomie qarkulluese paraqet një mundësi për të trajtuar problemin e mbetjeve bujqësore duke gjeneruar më shumë se 1 trilion dollarë për ekonominë globale

Një tendencë aktuale në sektorin e bujqësisë është metod e njohur si "agrikultura preçize". Kjo metodë përdor një seri mjetesh analize të teknologjisë së lartë, të tilla si dronët, satelitët dhe sensorët në terren, për të mbledhur të dhëna që kontribuojnë në marrjen e vendimeve në lidhje me optimizimin e cilësisë dhe produktivitetit të tokës.

Teknologji të tjera kyçe, pjesë e agrikulturës preçize, janë edhe zhvillimet më të fundit si "the internet of things" dhe inteligjenca artificiale, të cilat mundësojnë mjetet e analizës për të përpunuar të dhënat duke përdorur mësimin e makinerive dhe për t'i dërguar ato në sistemet inteligjente, të cilat më pas mund të aplikojnë sasinë e duhur të plehrave dhe ujit.

Traktorët e automatizuar luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm, duke përmirësuar efikasitetin e punës, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur kostot.

Robotika e bujqësisë është një fushë kyçe e rritjes. Sipas Statista, vlera totale e tregut të saj global pritet të rritet nga 7.4 miliardë dollarë në 2020 në 20.6 miliardë dollarë në 2025, kur parashikohet që do të dërgohen më shumë se 560,000 njësi. Sistemet robotike tashmë përdoren gjerësisht në industrinë e qumështit, por parashikohet që barërat e këqija, korrja dhe vjelja do të arrijnë të njëjtin nivel përdorimi gjatë pesë viteve të ardhshme.

Krijimi i veprimtarive bujqësore të qëndrueshme

Një nga sfidat kryesore në sektorin e bujqësisë është sigurimi i një furnizimi të mjaftueshëm me ushqim të larmishëm, të sigurt dhe të shëndetshëm për një popullsi në rritje, duke minimizuar ndikimin negativ në mjedis.

BE-ja është i vetmi sektor bujqësor i madh në botë që ka reduktuar emetimet e gazrave serrë, megjithatë ato ende përbëjnë 10.5% të gazeve serë në planet. Strategjia e BE-së "Nga Ferma në Tryezë" është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane – e hartuar në përgjigje të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19 me synimin për ta bërë klimën e BE-së neutrale deri në vitin 2050.

Ashtu sikundër ushqen popullsinë e botës, industria bujqësore e BE-së furnizon edhe ekonominë me ushqim për zhvillim.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).