• No Suggestions Result
QENDRUESHMERI

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë

Ushqim për mendjen: pse bioekonomia përbën përparësi për të siguruar një biznes të qëndrueshëm? Nga agrikultura te moda, bioekonomia përfaqëson një sektor të madh në Itali dhe në të gjithë botën.

04/06/2021

Përmirësojeni atë dhe mund të ndryshoni botën.

Kërkimet e fundit të Intesa Sanpaolo tregojnë se më shumë se 10 përqind e prodhimit të Italisë vjen nga bioekonomia. Kjo është dyfishi i sasisë krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm në Itali, bioekonomia krijon dy milion vende pune.

Bioekonomia i referohet ekonomisë së gjithçkaje që prodhojmë përmes lëndës së parë biologjike ose proceseve biologjike. Kjo përfshin bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin. Gjithashtu shtrihet në sektorë industrialë si ushqimi dhe prodhimi i letrës por edhe bioteknologjia si pjesë të industrisë së kimikateve. Si rezultat, bioekonomia është një shtyllë e arritjes së objektivave të qëndrueshme të BE-së dhe një pikë kyçe e planit të zhvillimit të qëndrueshëm.

"Ajo krijon komunitete solide duke i dhënë formë një ekonomie që është në gjendje të respektojë mjedisin," thotë Laura Campanini, Drejtore Financiare & e Shërbimeve Publike Lokale në departamentin e Kërkimit të Intesa Sanpaolo.

Pse bioekonomia duhet të jetë qarkulluese?

Më shumë se gjysma e bioekonomisë globale përbëhet nga ushqimi dhe agrikultura. Mbyllja e cikleve të proceseve brenda këtij sektori - për t'i bërë ata t'i përmbahen ideve të Ekonomisë Qarkulluese- është një nga qëllimet e  rëndësishme të vendosura nga BE. "Çdo fazë e zinxhirit të vlerës agro-ushqimore prodhon mbetje të llojeve dhe sasive të ndryshme", thotë Campanini - duke vërejtur se, në BE, mbetjet aktualisht arrijnë në 171 kg për frymë. Kjo fare mirë mund të përdoret si lëndë e parë për prodhime të tjera dhe jo vetëm. 

" Bioekonomia është shumë e rëndësishme në parandalimin e humbjes së biodiversitetit."

Laura Campanini, Drejtuese e Financave & Shërbimeve Publike Lokale në departamentin e Kërkimit të Intesa Sanpaolo

Një mënyrë se si bioekonomia mund të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit është përmes përdorimit të alternativave biodegraduese. Të tilla janë mbeturinat e biodegraduese dhe çantat e riciklueshme të blerjeve të produkteve ushqimore. Kjo lejon një krijohet një cikël i mbyllur i mbetjeve, pasi këto sende janë prodhuar nga material biologjik dhe mund të ripërdoren së bashku me materiale të tjera biologjike.

Bioekonomia përfshin gjithashtu industrinë e tekstileve dhe veshjeve: për shembull, mëndafshi, pambuku dhe leshi janë të gjitha fibra natyrore. Për shkak të rëndësisë së kësaj industrie, përmirësimi i bioekonomisë jo vetëm që do të ndihmojë botën të bëhet më e qëndrueshme por gjithashtu do të sigurojë mundësi të reja për rritjen e biznesit. Sidoqoftë, kjo kërkon një qasje më të sofistikuar dhe veprim bashkëpunues mes faktorëve të ndryshëm.

"Unë mendoj se bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm," thotë Stefania Trenti, Drejtore e Kërkimit Industrial, Intesa Sanpaolo. "Nga ana tjetër, projekte specifike në lidhje me biokonominë duhet të marrin parasysh kontekstin lokal." Në Itali, numri i madh i fermave të vogla me përqendrim në prodhim me cilësi më të lartë do të thotë se vendi po udhëheq tregun ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë me parametra të lartë cilësor.

""Pandemia e ka bërë edhe më të qartë se modelet e zhvillimit ekonomik duhet të ridimensionohen""

Stefania Trenti, Shefe e Kërkimit të Industrisë, Intesa Sanpaolo

Intesa Sanpaolo udhëheq tregun e financimeve të gjelbra

Intesa Sanpaolo ka qenë në krye të praktikave të qëndrueshme në financime, duke duke krijuar ne 2017 një plafond të dedikuar prej 6 miliardë eurosh kredi për projekte të Ekonomisë Qarkulluese, përfshirë ato që janë pjesë e bioekonomisë.

Në këndvështrimin e qëndrueshmërisë, Zhvillimi i kësaj pjese të ekonomisë do të jetë një fokus për të gjithë. "Pandemia e ka bërë akoma më të qartë se modelet e zhvillimit ekonomik duhet të ridimensionohen," thotë Trenti.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të dalim nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).