• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Mediat sociale: ndryshoni modelin e biznesit për të ndihmuar botën

Vizionari i teknologjisë Jaron Lanier argumenton se modeli i biznesit i mediave sociale përbën një kërcënim për shoqërinë. Nëse ky model nuk do të mbahet nën vëzhgim mund të shkaktojë falimentimin e bizneseve në të ardhmen.

03/03/2021

Shkencëtari i kompjuterave Jaron Lanier njihet si një nga inovatorët më të rëndësishëm të realitetit virtual, por sot ai famën më të madhe e gëzon falë nismave të palodhura kundër strukturave toksike të mediave sociale. Ai foli nëpërmjet një lidhjeje virtuale në konferencën Novathon të Intesa Sanpaolo. Me kalimin e viteve kjo konferencë është transformuar nga të qenurit një hackathon (event ku grupe programuesish konkurrojnë për zhvillimin e software-ve ose hardware-ve funksionale), në një konferencë madhore ku gjenerohen ide të reja. Kjo konferencë shërben si një hapësirë ku njerëzit propozojnë dhe ndajnë ide në lidhje me teknologjinë dhe biznesin.

Argumenti i tij është ky: në thelb të saj, media sociale ka një karakter pozitiv. Por është mënyra se si kompanitë e mëdha të teknologjisë po i përdorin mediat sociale për të gjeneruar të ardhura nga audiencat e tyre, ajo që shkakton nxitjen dhe përsëritjen e ekstremeve të sjelljes së keqe njerëzore. Si rezultat, na duhet të përballemi me një "errësirë" në platformat sociale që përdorim çdo ditë.

Ai shpjegon se mënyra se si platformat e mediave sociale fitojnë para i jep reklamuesve mundësinë të kenë ndikim tek audiencat e tyre. Kjo arrihet falë përdorimit të algoritmeve të projektuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për ti nxitur ata të sillen në një mënyrë të caktuar- për shembull nxitja e audiencave për të blerë produkte të caktuara, për të mbështetur kauza të ndryshme ose për të votuar në një mënyrë të veçantë.

Për shumë prej nesh, algoritmet mund të ngjasojnë të ndërlikuara dhe të sofistikuara. Megjithatë, Lanier argumenton se, algoritmet e përdorura nga platformat e mediave sociale për të analizuar dhe prezantuar përmajtjen e dëshiruar tek audienca janë shumë të papërpunuara.

"Interneti mund të jetë një burim pasurie dhe krenarie, si dhe të krijojë një ndjenjë gjithëpërfshirjeje në shoqëri për një numër të madh të njerëzve që mund të ndihen se nuk përkasin diku
"

Jaron Lanier, Shkencëtar kompjuterash

Kjo, sipas Lanier krijon probleme. "Emocionet më të forta dhe ekstreme të qenies njerëzore, të tilla si reagimet lufto ose largohu, janë të vetmet sinjale që përkthehen në gjuhën e algoritmeve", thotë ai. "Algoritmet përgjigjen kur njerëzit bëhen agresivë, nervozë ose ksenofobë."

Përforcimi i përsëritur i këtyre ekstremeve na udhëheq drejt një rruge shumë të errët - një pasojë krejtësisht e paqëllimshme e modelit të biznesit, thotë Lanier. Çfarë ai shikon si problem, nuk është vetë media sociale por mënyra se si ajo përdoret nga kompanitë për të gjeneruar të ardhura.

Lanier sugjeron modele të tjera biznesi që mund të funksionojnë. Abonimi i rregullt në platformat online është një prej tyre. Edhe më tërheqëse është ideja që individët të përfitojnë një lloj komisioni për të dhënat e paraqitura në platformat e mediave sociale, prej të cilave platformat përfitojnë financiarisht. "Interneti mund të jetë një burim pasurie dhe krenarie, si dhe të krijojë një ndjenjë gjithëpërfshirjeje në shoqëri për një numër të madh të njerëzve që mund të ndihen se nuk përkasin diku."

Kur Lanier filloi të diskutonte për këto ide, ai shihej me dyshim nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ndërsa tani, në kontekstin e zhvillimit të diskutimeve për rregullimin e strukturimit të gjigandëve të teknologjisë, propozimet e tij nuk duken aq idealiste. Ai krahason Big Tech me Big Tobacco të së kaluarës: shumica e njerëzve mund të kthehet kundër platformave të mediave sociale duke qenë se ata po përjetojnë anën e errët të tyre, siç është rasti i përdorimit të të dhënave personale për përfitime financiare.

Më tej, Lanier beson se bizneset duhet të zgjohen nga ndikimi i gjigantëve të teknologjisë. Këta të fundit janë tashmë të fuqizuar së tepërmi por duket se premtojnë të zgjerohen edhe më tepër në të ardhmen.

Dëgjo podcastin për të zbuluar më shumë mbi mënyrën sesi Jaron Lanier e shikon të ardhmen e mediave sociale.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).