• No Suggestions Result

#withEARTH

Le të ruajmë mjedisin së bashku: në 22 Prill, zgjidh Shërbimin Bankar Dixhital për menaxhimin e financave të tua dhe ne do të MBËSHTETIM WWF-in për biodiversitetin!

"Është padyshim përgjegjësia jonë që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndërtuar një planet i cili na siguron strehim jo vetëm ne si qenie njerëzore, por të gjitha formave jetësore në Tokë."

Sir David Attenborough, WWF Australi

QENDRUESHMERI

#withEARTH

BËHU PJESË E INVESTIMIT TONË MË TË MIRË.

14/04/2022

Një pjesë e vogël e tablosë së madhe

Ne e kemi dëmtuar marrëdhënien tonë me natyrën. Biodiversiteti – diversiteti i pasur i jetës në Tokë – po zhduket me ritme alarmante. Ritmi i zhdukjes së popullatave të kafshëve të egra është mesatarisht 68%*  që nga viti 1970. Kjo ka ndikim jo vetëm në balancën e natyrës, por edhe në shëndetin dhe mirëqenien e gjithsecilit prej nesh.

Në Ditën e Tokës, ne vendosëm të japim kontributin tonë në veprimtarinë e WWF-it për të ulur shpejtësinë e zhdukjes së biodiversitetit. Studimet shkencore nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta; ato theksojnë se ne jemi brezi i fundit që mund të sjellim ndryshim në ruajtjen e bodiversitetit.

Hap pas hapi, të gjthë së bashku mund të bëjmë diçka konkrete për të ndihmuar planetin të lulëzojë. 
Këtë herë, Intesa Sanpaolo Bank Albania së bashku me të gjitha bankat pjesë të Grupit Intesa Sanpaolo, dhanë kontributin e tyre për ruajtjen e biodiversitetit duke mbështetur WWF me rreth 94 000 Euro.

Bashkohu me ne në këtë iniciativë duke kryer veprime online në Ditën e Tokës.

*WWF Living Planet Raport, 2020

Si të japësh kontributin tënd?

Të kryesh veprime bankare dixhitale, të përdorësh Shërbimin Bankar Dixhital dhe firmën elektronike #withSIGN, për të marrë shërbime bankare tërësisht online apo të kontaktosh bankën në distancë pa qenë nevoja të paraqitesh në degë, janë disa nga zgjedhjet që mund të bësh për të dhënë kontributin tënd drejt veprimeve bankare të qëndrueshme me rastin e Ditës së Tokës, në 22 Prill! 

Pak minuta nga koha jote për një qëllim afatgjatë! Abonohu në buletinin informativ të WWF dhe zbulo përpjekjet e tyre për ruajtjen e burimeve natyrore. 

Link-u për tu regjistruar: https://www.wwfadria.org/join/


 

FALEMINDERIT!

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).