• No Suggestions Result
EKONOMIA QARKULLUESE

Marrëveshja e Gjelbër e Evropës: është koha për të vepruar, së bashku

Plani i veprimit për ekonominë qarkulluese, pjesë e Axhendës së Marrëveshjes së Gjelbër të nënshkruar nga Komisioni Evropian, ka për qëllim të ndërtojë një mjedis më të pastër të Evropës deri në vitin 2030. Si mundet biznesi dhe veprimet financiare të luajnë rolin e tyre në arritjen e këtij qëllimi?

20/10/2020

Plani i veprimit për ekonominë qarkulluese i Komisionit Evropian, i miratuar në mars të vitit 2020, përcakton 35 iniciativa që kanë për qëllim zvogëlimin e gjurmës së konsumit të karbonit në Evropë dhe njëkohësisht dyfishimin e volumit të materialit të ripërdorur gjatë dekadës së ardhshme nga vendet anëtare. Qëllimi është të ndërtohet një Evropë me mjedise më të gjelbra dhe ekonomi më të qëndrueshme deri në vitin 2030.

"Axhenda e Ekonomisë Qarkulluese dhe e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane do të vijojë të ketë përparësi planin e ekonomisë qarkulluese në rindërtimin ekonomik dhe krijimin e një të ardhmjeje me klimë neutrale për Evropën ", thotë Joanna Drake, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme për Mjedisin në Komisionin Evropian.

"Produktet duhet të jenë të dizejnuara për të rezistuar në kohë, për t'u riparuar më lehtë, si dhe për të pasur një përmbajtje më të lartë të materialeve të riciklueshme", shton Drake, duke theksuar se përdorimi i smartphone-ëve tanë gjatë periudhës kohore të një viti është i barabartë në sasi me karbonin e çliruar nga një milion makina.

"Axhenda e Ekonomisë Qarkulluse dhe Marrëveshja e Gjelbër Evropiane do të mbeten thelbësore në projektimin e rindërtimit ekonomik dhe të ardhmen e një Evrope me klimë neutrale."

Joanna Drake, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme për Mjedisin, Komisioni Evropian

Në disa sektorë të ekonomisë, nevojitet një transformim më urgjent, të tilla si elektronika, bateritë, automjetet, paketimi, plastika, tekstilet, ndërtimi dhe ushqimi. Klientët duhet të fuqizohen për të bërë zgjedhje të qëndrueshme në këto fusha dhe më gjerë, kështu që komisioni propozon një rishikim të ligjit evropian të konsumatorit. Ky ndryshim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit nga përpjekjet e kompanive për t’i krijuar atyre imazhin e rremë se po kontribuojnë në mjedis. Gjthashtu i siguron klientëve që t’ju respektohet e drejta për të përfituar riparimin e produkteve nga kompanitë përkatëse në rast dëmtimi.

Plani ka për qëllim kryesor nxitjen e aplikimit të parimeve të ekonomisë qarkulluese në operacionet e bizneseve në vend që të shërbejë vetëm si kritikë teorike ndaj atyre bizneseve që nuk i kanë zbatur këto parime në të shkuarën.  Drake pranon që Komisioni Evropian ka për detyrë të transmetojë një "ndjenjë urgjence" për ndryshim, por në të njëjtën kohë e kupton që kjo nuk do të ndodhë brenda natës. “Ne po mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë në tranzicion… me instrumente financiare dhe jo-financiare. Eshtë e nevojshme që të gjithë ne të bashkëpunojmë, sepse fuqia shumëfishohet kur jemi së bashku”, thotë Drake.

Burimet financiare mund të përshpejtojnë zhvillimin e ekonomisë qarkulluese në dhjetëvitet e ardhshme. Intesa Sanpaolo tashmë ka një strukturë të dedikuar të kredive për nisma me përmbajtje të Ekonomisë Qarkulluese. Ajo është në formën e një fondi prej 6 miliardë eurosh për të mbështetur bizneset që punojnë në bazë të parimeve të ekonomisë qarkulluese. Banka beson se kjo iniciativë do të jetë pozitive për zhvillimin e ekonominë. "Ne jemi të bindur që kalimi drejt Ekonomisë Qarkulluese do të sjellë krijimin e vendeve të reja të punës", thotë Francesca Passamonti, Shefe e Rregullave dhe Cështjeve Publike Evropiane në Intesa Sanpaolo. " Ne tashmë jemi dëshmitarë të krijimit të shumë vendeve të punës, falë aplikimit të parimeve të ekonomisë qarkulluese."

"Ne jemi të bindur që kalimi drejt Ekonomisë Qarkulluese do të sjellë krijimin e vendeve të reja të punës. Ne tashmë jemi dëshmitarë të krijimit të shumë vendeve të punës, falë aplikimit të parimeve të ekonomisë qarkulluese."

Francesca Passamonti, Drejtore e Rregullave dhe Cështjeve Publike Evropiane në Intesa Sanpaolo

Fondi i kredisë i dedikuar Ekonomisë Qarkulluese nga Intesa Sanpaolo dhe qëndrueshmëria e grupit e vlerësuar nga çmime të shumta janë faktorë që ndihmojnë në arritjen e objektivave të përcaktuara nga plani i veprimit evropian. "Ne e mbështesim planin e veprimit të Komisionit Evropian sepse ai mund të zhvillojë më tej biznesin tonë dhe gjithashtu të lehtësojë procesin e kalimit të klientëve tanë drejt parimeve të ekonomisë qarkulluese", shton Passamonti.

Dëgjo podcastin për të zbuluar më shumë.

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).