Ekonomia Qarkulluese: ndërtimi i një bote të re përmes financës
Tre njerëz të specializuar në fushën e ekonomisë qarkulluese në Intesa Sanpaolo shpjegojnë përmes këtij artikulli kriteret e përdorura për zgjedhjen e përfituesve të fondeve të vëna në dispozicion për bizneset që aplikojnë apo synojnë të aplikojnë në të ardhmen parime të ekonomisë qarkulluese. Në vijim ata analizojnë arsyet që nxisin investitorët të arsimohen mbi qëndrueshmërinë dhe faktorët që kanë rritur rëndësinë e të menduarit në mënyrë inovatore dhe jashtë kornizave. Rhiannon Edwards
11/05/2020
Në vitin 2018, Intesa Sanpaolo krijoi një fond kredie prej 5 miliardë eurosh për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve dhe projekteve që aplikojnë praktikat e Ekonomisë Qarkulluese. Deri më tani, 1.2 miliardë euro janë huazuar për 95 nisma të tilla.
Ideja lindi nga Qendra e Inovacionit e Intesa Sanpaolo-s e vendosur në Milano. Kjo qendër u themelua fillimisht si pjesë e departamentit të qeverisjes korporative të Bankës, ndërsa tani është ndarë si një kompani e pavarur me të drejtat e një entiteti juridik. Ajo zotërohet plotësisht nga Intesa Sanpaolo - dhe pasqyron shkallën e revolucionit të qëndrueshëm bankar nga tranformimi që ka arritur.
Guido De Vecchi, Shefi Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Intesa Sanpaolo, pohon vështirësitë dhe sfidat e kaluara gjatë muajit të kaluar si pasojë e pezullimit të shumë aktiviteteve globale të ekonomisë nga pandemia e shkaktuar prej Covid-19. Por në përgjithësi, sipas tij, kjo ka pasur një anë mjaft pozitive për botën e biznesit. Shumë kompani janë orientuar drejt praktikave të ekonomisë së qëndrueshme si një mënyrë për të rritur konkurrencën dhe për të siguruar vendin e tyre në treg për një kohë sa më të gjatë.
Kur një kompani ose projekt bën një kërkesë për financim nga fondi i Ekonomisë Qarkulluese, ekipi i Qendrës së Inovacionit e vlerëson atë në bazë të një numri të caktuar kriteresh.
"Nëse ekipi gjykon që biznesi aplikon në mënyrë të drejtë dhe eficente praktikat e ekonomisë qarkulluese dhe njëkohësisht shfaq angazhimin për përmbushjen e disa Kritereve Kyçe të Vlerësimit të Performancës të Ekonomisë Qarkulluese (KKVP), të përcaktuara paraprakisht, do të miratohet dhënia e kredisë ndaj biznesit në fjalë në kushtet më të mira të mundshme", thotë De Vecchi.
"Tashmë është shumë e qartë se si aftësia jonë për të bashkëpunuar në nivel privat dhe publik për gjetjen e risive në rindërtimin e ekonomive dhe komuniteteve do të shërbejë si urë në krijimin e një të ardhmjeje më të qëndrueshme. "
Guido De Vecchi, Shefi Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Intesa Sanpaolo
Intesa Sanpaolo ka zhvilluar kriteret e saj të vlerësimit me ndihmën e Fondacionit Ellen MacArthur (në vitin 2015 banka u bë partneri i parë financiar i organizatës). Disa nga këto kritere janë jetëgjatësia e pritshme e produktit; prodhimi i produkteve nga burime energjie të rinovueshme; efikasiteti i konsumit dhe menaxhimit të këtyre burimeve; prodhimi i produkteve me materiale të riciklueshme dhe të dekompozueshme; dhe adoptimi i teknologjive inovative.
“Ne kemi vlerësuar më shumë se 300 projekte, shumë prej të cilave janë me të vërtetë inovative në qasjen e tyre ndaj kalimit drejt parimeve të Ekonomisë Qarkulluese. Aktualisht ne jemi duke financuar 95 projekte dhe shpresojmë të financojmë shumë më tepër në muajt e ardhshëm,” thotë De Vecchi.
Në 2019, banka gjithashtu prezantoi me sukses një bono thesar të veçantë me një shumë prej 750 milion € për projekte të ekonomisë qarkulluese. Së bashku me fondin e kredisë, obligacioni e vendos Intesa Sanpaolo në pozicionin e të qenurit një bankë ndikimi - një bankë që punon drejt adresimit të Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Këto qëllime janë, sipas fjalëve të KB, "një plan i përbashkët i së tashmes dhe së ardhmes për paqen dhe zhvillimin e njerëzve dhe planetit."
Para se të prezantonte bono thesarin, ekipit që bëri të mundur krijimin e tij i lindi ideja të pyeste investitorët e mundshëm mbi qëndrimin e tyre për këtë produkt të ri. "Përmes këtij procesi zbuluam se koncepti i Ekonomisë Qarkulluese ende nuk ishte kuptuar gjerësisht midis investitorëve, por transaksioni ynë i suksesshëm [i bonos] i dha një shtysë procesit të njohjes", thotë Alessandro Lolli, Kreu i Thesarit të Financave të Grupit Intesa Sanpaolo.
Në realizimin e projektit, Intesa Sanpaolo njeh numrin në rritje të investitorëve të mirëfilltë të cilët dëshirojnë të përfshihen në aktivitetin e gjelbër që bën një ndryshim, në vend që thjesht të paguajnë shërbime buzësh për idealin.
Banka dëshiron të edukojë ata investitorë se si të marrin vendimet më të mira dhe gjithashtu të punojnë me organizata të tilla si KB dhe Ellen MacArthur Foundation për të sjellë ndryshime të vërteta. Lolli përshkruan se si shfaqja e rrugës i ndihmoi investitorët të kuptonin ndryshimin midis përpjekjeve për të krijuar një Ekonomi Qarkore dhe atyre që synonin "gjelbërimin" e ekonomisë në përgjithësi - "në fakt, jeshile 2.0", thotë ai.
"Ne të gjithë jemi në një kurbë mësimi. Ligjvënësit, investitorët dhe mbikëqyrësit. Por shpejtësia e kësaj kurbë mësimore po rritet me shpejtësi. "
Alessandro Lolli, Kreu i Thesarit të Financave, Intesa Sanpaolo.
Elena Flor është shefe e përgjegjësisë korporative dhe sociale në Intesa Sanpaolo. Ekipi ku ajo bën pjesë ka qenë nismëtar në rrugën drejt përfshirjes së praktikave të ekonomisë së qëndrueshme. Roli i tyre është përkrahja e çdo investimi apo biznesi që ka për qëllim të nisë aplikimin e këtyre praktikave në operacionet e tyre duke sjellë ndryshime të vërteta në treg.
"Ekonomia Qarkullluese përbën një fushë më të gjerë të angazhimit që grupi ka ndërrmarë për të siguruar arritjen e qëndrueshmërisë ... dhe mbi të gjitha ajo është një pikë kyçe edhe për palët tona të interesit," thotë Flor. “Intesa Sanpaolo i është përmbajtur nismave ndërkombëtare siç janë Synimet dhe Parimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për Bankat me Përgjegjësi. Për të mbështetur Ekonominë Qarkulluese, Bankës i është dashur të përshtatet në mënyrë të përkryer me këto qëllime, "shton ajo.
Intesa Sanpaolo po e drejton udhën drejt Ekonomisë Qrakulluese në tre mënyra; nëpërmjet bizneseve që kanë për qëllim të kenë një ndikim mbi ndryshimin e dëshiruar; nëpërmjet investitorëve që duan të financojnë atë ndryshim; dhe nëpërmjet institucioneve që miratojnë parimet mbi të cilat do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Si banka më e madhe e Italisë, kjo nuk është një detyrë e vogël. "Ne të gjithë jemi në një kurbë mësimi," thotë Lolli. “Ligjvënësit, investitorët dhe mbikëqyrësit. Por shpejtësia e kësaj kurbë mësimore po rritet, "
"Pas dy ose tre ditësh të shfaqjes së udhës drejt Ekonomisë Qarkulluese, investitorët po blinin bono ... edhe pse ne nuk jemi afër qëllimit që gjithçka të jetë e gjelbër dhe qarkulluese, jemi duke përparuar me ritme pozitive," shton ai.
Nevoja për të gjetur dhe financuar mënyra të reja për të bërë gjëra nuk është ndjerë kurrë më urgjente sesa në mesin e situate të rënduar shëndetësore të shkaktuar nga pandemia. Sipas pretendimeve të shumë specialistëve kjo situatë është përkeqësuar edhe më tepër nga ndryshimet klimatike. "Të flasësh për të ardhmen sot, në mes të krizës së shkaktuar nga Covid-19, mund të jetë në të njëjtën kohë emocionuese dhe nxitëse për ndryshim," shton De Vecchi.
"Tashmë është shumë e qartë se si aftësia jonë për të bashkëpunuar në nivel privat dhe publik për gjetjen e risive në rindërtimin e ekonomive dhe komuniteteve do të shërbejë si urë në krijimin e një të ardhmjeje më të qëndrueshme. "
Shifrat e reja mbi përparimin e fondit të huasë u publikuan pasi u regjistrua ky podcast. Në këtë artikull këto shifra janë të përditësuara.
"Ekonomia Qarkullluese përbën një fushë më të gjerë të angazhimit që grupi ka ndërrmarë për të siguruar arritjen e qëndrueshmërisë ... dhe mbi të gjitha ajo është një pikë kyçe edhe për palët tona të interesit"
Elena Flor, Shefe e Përgjegjësisë Korporative dhe Sociale, Intesa Sanpaolo