• No Suggestions Result

Siguria juaj është gjithmonë prioriteti ynë

Si ju mbrojmë?

Informacioni juaj është i sigurtë me ne. Faqja zyrtare e internetit e Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a është ndërtuar me sistemet më të mira të sigurisë dhe kriptografisë. Ne ofrojmë teknologjitë më të avancuara në kartat e pagesave dhe mjetet për parandalimin e mashtrimit.

Sistemet tona të kontrollit për të parandaluar email-et mashtruese dhe phishing kontribuojnë në ruajtjen e standardeve të larta të mbrojtjes.

Risqet nga duhet të mbroheni

Çdo ditë dhe sidomos në Internet, ju rrezikoni të jeni viktimë e mashtrimeve të ndryshme.

Çfarë është phishing?

Çfarë është phishing?

Phishing është një praktikë e paligjshme e kryer nga njerëz me qëllim të keq (phisher) të cilët kontaktojnë përdoruesit përmes email-it, SMS, WhatsApp apo edhe telefonatave. Këto mesazhe janë shumë të ngjashme, në grafikë dhe në përmbajtje, me ata të bankës duke u përpjekur kështu të vjedhin informacion konfidencial dhe sensitiv.

Nëpërmjet këtyre mesazheve, mund t’ju kërkohet të:

  • Klikoni në një link që ju drejton në një kopje fiktive të faqes zyrtare të bankës 
  • shkarkoni një aplikacion keqdashës
  • vendosni kredencialet tuaja bankare, të dhëna për kryerje pagesash apo të dhëna personale në mënyra të ndryshme; të gjitha për qëllime mashtruese.

Si ta njohësh atë?
Përmbajtja e mesazhit:
Njoftime për situata të veçanta siç janë fitime nga konkurse të dyshimta, oferta pune, dhurata ose probleme që kanë ndodhur me llogarinë tuaj aktuale, skadimit të fjalëkalimeve të aksesit.
 
Lidhje me zonat operacionale
Thirrje për veprim, si lidhja për të zhbllokuar llogarinë ose për të rregulluar situatën tuaj bankare.
 
Kërkesë për kode dhe informacion
Ftesë për të futur të dhëna personale dhe kode, për të përditesuar të dhënat personale ose për të kontrolluar pozicionet dhe transaksionet e kryera.

E- maili-et Phishing

E- maili-et Phishing

Mashtruesit krijojnë email-e pothuajse identikë me email-et institucionale të faqeve të mirënjohura, duke i bërë përdoruesit që nuk dyshojnë të bien në kurth. Për të vlerësuar besueshmërinë e një email-i, ndiqni me kujdes këto rregulla:
 
1. Adresa e email-it të dërguesit është e dyshimtë
Kini kujdes ndaj email-eve me adresë dërguese shumë të gjatë, me karaktere speciale pa pasur ”@intesasanpaolobank.al” në adresë nëse vijnë nga banka.
 
2. Gabime në tekstin e mesazhit
Zakonisht mashtruesit modifikojnë mesazhet e dërguara nga kompanitë duke futur tekst të ri dhe linke që të cojnë në faqen mashtruese. Duke qenë se mashtruesit ndonjëherë veprojnë jashtë Shqipërisë, mund të ketë gabime në gramatikë, përkthim apo në format të këtyre mesazheve. Prania e qoftë edhe një gabimi të vogël duhet t'ju bëjë të dyshoni.

3. Linke të faqeve të jashtme
Në komunikimet institucionale, banka Intesa Sanpaolo nuk përfshin kurrë linke me faqe të jashtme ose aplikacione ku kërkohet të vendosen kredenciale aksesi apo të dhëna sensitive.
 
4. Gabime të tjera të mundshme
Ju lutem vini re gjithmonë nëse emri i korporatës “Intesa Sanpaolo Bank Albania” referohet saktë. Ju mund të kontrolloni emrin e saktë të kompanisë në faqen e internetit të bankës në këtë faqe.

Vishing

Vishing

Si ta shmangim atë?

Ndonjëherë disa masa të thjeshta paraprake mjaftojnë:

  • Sigurohu për të verifikuar marrësin e telefonatës.
  • Kontrolloni besueshmërinë e dërguesit të email-ve, SMS-ve ose mesazheve WhatsApp.
  • Kurrë mos iu përgjigjni mesazheve për të cilat keni dyshime. Nëse nuk jeni i sigurt për origjinën, mos klikoni mbi link dhe mos i hapni dokumentet bashkangjitur. Anulo komunikimet e dyshimta.
  • Mos jepni informacion në telefon. Kurrë mos i tregoni dikujt fjalëkalimet tuaja të sigurisë ose informacione të tjera konfidenciale. Bëjini të lënë një numër fiks të gjurmueshëm dhe verifikoni gjithmonë identitetin e bashkëbiseduesit tuaj.
  • Shkruani URL në shfletuesin e internetit. Vendoseni adresën e faqes “www.intesasanpaolobank.al” gjithmonë direkt në shfletuesin e internetit.
Premtimi ynë

Premtimi ynë

Mos harroni që ne kurrë nuk do t'ju kërkojmë kredencialet tuaja të aksesit në Internet Banking apo informacione tuaja personale dhe/ose financiare për çfarëdo arsye.

Jeni viktimë e phishing?

Jeni viktimë e phishing?

Ja se çfarë duhet të bëni

A keni marrë një email që ju ka kërkuar të dhëna personale, numra llogarie, fjalëkalime ose kartë krediti? Nëse keni dyshime se mund të keni lënë të dhënat tuaja në një faqe të rreme, informoni Bankën në internet në numrin falas 08006000 ose duke plotësuar formularin në internet në këtë adresë. Nëse është e mundur, tregoni adresën e faqes dhe bashkangjitni tekstin e email-it që keni marrë.
A keni marrë njoftime të dyshimta nga banka? A keni gjetur ndonjë anomali në shërbime ose dyshoni se jeni viktimë e mashtrimit? A keni dyshime për besueshmërinë e faqes? Kontaktoni menjëherë degën tuaj.

I keni vendosur gabimisht kredencialet tuaja bankare në Internet Banking pas një email-i phishing? Ne ju sugjerojmë:
 
- Kontaktoni menjëherë degën ose shërbimin call center për të kontrolluar nëse janë bërë tentativa aksesi nga mashtruesi dhe për të bllokuar përdoruesin, në mënyrë që të shmangen veprimet e mëtejshme nga mashtruesi. Ne do t'ju ofrojmë të gjitha informacionet se si të vazhdoni me çdo ankesë apo raportim në zyrat kompetente.
 
- Bllokoni shërbimin automatikisht: në celular (mobile) thjesht futni një kod PIN të gabuar tre herë me radhë, në internet banking responsive, vendosni gabim një kod të gjeneruar nga Software ose Hardware token tre herë me radhë. Më vonë ju mund ta zhbllokoni sërish shërbimin duke kontaktuar me shërbimin call center apo duke u paraqitur në degën tuaj.
 
- Bëni një skanim me antirivus: mos vazhdoni të aksesoni më tej derisa të jeni të sigurt se kompjuteri është i pastër nga viruset.

Virusi
Virusi

Virusi

Çfarë është virusi?

Virusi është një program kompjuterik i krijuar për qëllime të këqija që mund të instalohet, pa dijeninë tuaj, në pajisjet që përdorni për të hyrë në faqen e bankës. Nëpërmjet nje programi të tillë, çdo sulmues mund të cënojë sigurinë e informacionit tuaj, të bëjë pajisjet tuaja të paqëndrueshme dhe të bllokojë operacionet tuaja.


Për këtë arsye ne sugjerojmë që të mbani të përditësuar sistemin tuaj operativ, antivirusin dhe programe ose aplikacione të tjera në pajisjet tuaja. Asnjëherë mos instaloni aplikacione me origjinë të dyshimtë ose nga dyqane jozyrtare.
 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).