• No Suggestions Result

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania

Historiku

Intesa Sanpaolo gëzon një prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vende të Lindje së Mesme dhe Afrikës së Veriut me mbi 1,040 degë dhe 7.2 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individët dhe shërbime bankare komerciale në 10 vende. Gjithashtu, një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve korporatë shtrihet në 25 vende, në veçanti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe ato zona ku kompanitë Italiane janë më aktive, si Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kinë dhe Indi. 

Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 34 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Për inovacionet në biznes dhe përmirësimin e shërbimit Intesa Sanpaolo Bank Albania frymëzohet nga klientët e saj. Banka përmes programit të saj “Ju Dëgjojmë 100%” dhe anketimit të përvitshëm për kënaqësinë e klientit merr të dhënat mbi të cilat ndërton strategjinë e saj të biznesit dhe planin e veprimit.

Misioni

Aktiviteti yne

Misioni yne

Ne punojmë për të ofruar shërbime bankare e financiare cilësore për klientët tanë dhe çelim rrugë për promovimin e zhvillimit në të gjithë zonat ku veprojmë. Ne inkurajojmë një stil rritje ekonomike që i kushton kujdes arritjes së rezultateve të qëndrueshme dhe në krijimin e një proçesi të bazuar mbi besimin, që rrjedh nga kënaqësia e klientëve dhe bashkëpunëtorëve, ndjesisë së përkatësisë nga ana e punonjësve dhe monitorimi i afërt i nevojave të komuniteteve lokale ku operojmë.
Ne konkurojmë në treg duke “luajtur ndershëm” dhe jemi të gatshëm te bashkëpunojmë me entitete të tjera ekonomike private e publike, kurdo që është e nevojshme të përforcojmë kapacitetin e rritjes ekonomike në vendet ku operojmë.

Aktiviteti yne

Banka luan një rol kryesor si një huadhënës i madh për koorporatat dhe SME-të që udhëhiqen nga principet e qëndrueshmërisë. Në linjë me rolin e saj të “bankës urë” midis investitorëve të mundshëm italianë dhe mundësive të ofruara nga Shqipëria, banka është shumë aktive në marrëdhëniet e saj bankare me klientët që operojnë në fushat e hydro-elektricitetit dhe energjisë. Aktiviteti huadhënës ecën përkrah një qasjeje të kujdesshme në marrjen e masave të përshtatshme në portofolin e kredive, duke i kushtuar një kujdes të veçantë kontrollit të kostove pa i ndërprerë investimet për rritje.
Pro-aktiviteti dhe thjeshtësia në biznesin e shërbimeve ndaj individëve dhe SME-ve janë përcaktuese të marrëdhënieve me këta klientë. Banka në mënyrë të vazhdueshme ndërton bashkëpunime me institutet private e publike të vendit për të lehtësuar një gamë të plotë shërbimesh bankare që rrisin besnikërinë e klientëve.

Vlerat tona

INTEGRITETI
Ne i ndjekim synimet tona me ndjeshmëri, paanësi dhe përgjegjshmëri, me respektim të plotë dhe të vërtetë të rregullave dhe të etikës profesionale si dhe në frymën e marrëveshjes së nënshkruar me ju.

PËRSOSMËRIA
I kemi vënë vetes qëllimin e përmirësimit të vazhdueshëm, duke parë larg, duke përafruar sfidat e së nesërmes, duke kultivuar krijueshmërinë e prirur drejt risive , duke vlerësuar dhe shpërblyer meritat.

TRANSPARENCË
Vëmë transparencën në bazë të veprimeve tona, të komunikimit dhe kontratave tona për t’u lejuar të gjithë partnerëve tanë të bëjnë zgjedhje të pavarura dhe të vetëdijshme.

RESPEKTIM I SPECIFIKAVE
Duam të bashkërendojmë dimensionin e Grupit me veçoritë specifike të tregut lokal, të jemi një bankë që mendon në largpamësi dhe që nuk humb nga vëmendja individin.

BARAZI
Impenjohemi të eliminojmë çdo diskriminim tek sjellja jonë, të respektojmë diferencat e gjinisë, moshës, racës, përkatësisë fetare, politike ose sindikale, gjuhës ose aftësive të ndryshme.

VLERA E INDIVIDIT
Vlera e personit udhëheq mënyrën tonë të të vepruarit, përdorim dialogun si levë përmirësuese me marrëdhëniet me partnerët tanë.

PËRGJEGJËSI NË PËRDORIMIN E BURIMEVE
Kemi për qëllim të përdorim në mënyrë të kujdesshme të gjitha burimet, duke promovuar sjelljet që mundësojnë evitimin e shpenzimeve, duke privilegjuar zgjedhjet që janë të qëndrueshme në kohë.

CALL CENTER

Mund te na kontaktoni ne numrin tone te Call Center ose te na vizitoni ne cdo dege te Bankes.

CALL CENTER 

08006000 (Falas nga Albtelecom & Eagle)

TEL: +355 4 22 76 000

CEL: +355 69 20 80 903

Të dhënat kryesore

Aktive

LEK 158.85 miliard

Depozita

LEK 129.88 miliard

Kredi

LEK   47.04 miliard

Personeli

588*

Njësi bankare

32

Pozicionimi ne tregun vendas

Fusha e Biznesit

% e ISBA në tregun vendas *

Pozicionimi në tregun vendas **

Totali i kredive

 7.99 %

5

Totali i kredive korporatë

  9.06 %

 

Totali i kredive retail

  5.26 %

 

Totali i depozitave

11.33 %

4

Depozitat korporatë

20.02 %

 

Depozitat retail

  9.14 %

 

Totali i Aktiveve

11.11 %

4

 

*) Të dhëna sipas Albanian GAAP 31 Mars 2018  

 **) Renditja sipas 31 Mars 2018

Struktura Aksionere

Subjekti:                                                                 % Pjesëmarrjes në Bankë

Intesa Sanpaolo S.p.A.             

Piazza san Carlo, 156  10121 Torino, Italy                            100 %

 

* Sipas Ekstraktit të QKR dt.27.11.2014

Informacion i Përgjithshëm

Emri Tregtar: Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a

Forma Juridike: Shoqëri Aksionere

Adresa: Rr. "Ismail Qemali" Nr.27, Tiranë

Numri Serial i Certifikatës së Regjistrimit në QKR: 1091410005

Data e Regjistrimit: 17/06/1998

NIPT (NUIS):  J81817006P

Kapitali sipas vendimit të QKR: LEK 5.562.517.674,00

Kapitali Aksionar më 31 Dhjetor 2014

Numri i aksioneve : 15,581,282

Vlera nominale: LEK 357

Totali i vlerës së aksioneve: LEK 5,562,517,674

Orari i Sherbimit

E HENE - E PREMTE 8:30 – 15:30 HAPUR TE GJITHA DEGET E BANKES

TE SHTUNEN 10:00 – 12: 00 HAPUR VETEM: RR. ELBASANIT; BLV. ZOGU I; TEG; VLORA QENDRORE 

DEGA NE TEG SHERBEN TE HENE – TE PREMTE 10:00-17:30 & TE SHTUNE 10:00 – 17:00 

Të duhet ndihmë?
Kontakto shërbimin e klientit
Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0