• No Suggestions Result

RRITJE E SIGURISE PER BLERJET ONLINE!

Verifiko numrin celular pranë Bankës!

Rritje e sigurisë për blerjet online!

Ju informojmë se blerjet online/internet pranë tregtarëve të certifikuar nga “Mastercard SecureCode” nuk mund të realizohen pa autentikimin nëpërmjet kodit njëpërdorimësh.

Kodi njëpërdorimësh i sigurisë 3D (One Time Password) do të mbërrijë me sms në celularin tuaj në momentin e transaksionit.

Ju lutemi sigurohuni për përditësimin e të dhënave të celularit tuaj pranë bankës, pasi kjo do t’iu ndihmojë të përfundoni me sukses blerjen tuaj në internet.

 

Ky shërbim është aktiv për të gjitha kartat e mëposhtme që ofrohen nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.

  • Mastercard Standard
  • Mastercard Gold
  • Mastercard Prepaid (Kartë e Parapaguar)
  • Mastercard Credit
  • Mastercard Business
  • Visa Classic
  • Visa Infinite

Shërbimi i 3D Secure është falas për klientët.

 

Si funksionon?

Pasi klienti të zgjedhë produktin/shërbimin në tregtarin elektronik, për të realizuar transaksionin, do t’i kërkohet të vendosë të dhënat e kartës së debitit apo kreditit.

Në këtë moment, banka do të dërgojë automatikisht me SMS kodin një-përdorimësh, bashkë me të dhënat e transaksionit, për të përfunduar me sukses autentikimin e plotë dhe transaksionin online.

Kodi një-përdorimësh (One Time Password) do të dërgohet në formën e mesazhit (sms) në numrin e telefonit celular që kartëmbajtësi ka deklaruar pranë bankës. Në mënyrë që kodi një-përdorimësh të mbërrijë me sukses duhet që numri i telefonit celular i deklaruar në bankë nga klienti të jetë i saktë dhe aktiv.

Për këtë arsye dhe në mënyrë që klientët të kenë një përvojë sa më të mirë dhe të sigurtë gjatë blerjeve online/internet, ju kërkojmë të verifikojnë sa më shpejt numrat e telefonit celular të deklaruar në bankë. Vetëm nëse numri celular i deklaruar në bankë është i saktë dhe aktiv, klienti mund të përfundojë me sukses transaksionin online.

 

Për të verifikuar numrin e telefonit celular, klientët mund të kontaktojnë shërbimin Call Center në numrat: 08006000; +355 4 2276000; +355 692080903 ose të pyesin shërbimin e klientit në degën më të afërt.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).