Kushtet e fushatës
-
Kohëzgjatja e fushatës 1 – 20 dhjetor 2024.
-
10% cash back për të gjitha blerjet ≥ 3,000 Lekë / 30 Euro, të bëra me VISA Inspire vetëm në POS-et e Intesa Sanpaolo Bank Albania.
-
Shuma maksimale e kthimit për kartë do të jetë 10,000 Lekë.
-
Klientët do të kreditohen në llogarinë e lidhur me kartën e debitit Visa Inspire brenda datës 31 dhjetor 2024.
-
Tatimi i mbajtur në burim përfshihet në shumën e pagesës (kosto e tatimit do të paguhet nga klienti).
-
Në të njëjtin tregtar, në të njëjtën ditë, vetëm një transaksion do të konsiderohet i vlefshëm.
-
Transaksionet që kryhen dhe anulohen më vonë do të përjashtohen nga fushata.
-
Fushata do të zgjasë deri në përfundimin e fondeve.
-
Banka rezervon të drejtën të ndërpresë fushatën në çdo kohë pa njoftim paraprak.
-
Banka rezervon të drejtën të përjashtojë klientë të veçantë nga fushata nëse e gjykon të nevojshme.
-
Banka rezervon të drejtën të vlerësojë dhe të vendosë për pranueshmërinë e transaksioneve nëse përdorimi i kartës dhe terminalit POS kryhet në përputhje të plotë me marrëveshjen që klienti ka me bankën.