INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET

ME DY ÇMIME NGA GLOBAL BANKING & FINANCE AWARDS® 2024

Tiranë, Shqipëri: Intesa Sanpaolo Bank Albania ka kënaqësinë të njoftojë se është vlerësuar me çmimet "Banka më e mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri" dhe "Financimi më i mirë i Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri" në “Global Banking & Finance Awards® 2024”.

“Global Banking & Finance Awards®” janë të njohur për identifikimin dhe vlerësimin e institucioneve që demonstrojnë ekspertizë dhe përparim të jashtëzakonshëm në industrinë financiare. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka demonstruar lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe financimin e energjisë së rinovueshme.

Wanda Rich, redaktore e Global Banking & Finance Review, shprehu admirimin e saj për Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke theksuar, “qasja e tyre proaktive për financimin e nismave të gjelbra, si projekti i parkut fotovoltaik të Karavastas, dhe përkushtimi i tyre për të promovuar një ekonomi të qëndrueshme, thekson rolin e tyre në avancimin e peizazhit financiar dhe mjedisor të Shqipërisë, duke përfshirë produkte inovative financiare dhe një fokus të veçantë në parimet ESG, kanë vendosur një pikë referimi për përsosmërinë dhe inovacionin në sektorin bankar dhe presim me padurim suksesin e tyre të vazhdueshëm në nxitjen e ndryshimeve pozitive në rajon.”

 

Rreth Çmimeve: Që prej vitit 2011, Global Banking & Finance Awards® kanë nderuar kompani që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare. Çmimet janë të njohura në të gjithë industritë dhe një nder i rëndësishëm që tregon rritjen dhe suksesin e një organizate. Çmimet njohin inovacionin, ndërmarrjen, metodën, transformimet progresive dhe me ndikim që ndodhin çdo vit brenda komunitetit financiar global.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Faqja zyrtare  www.intesasanpaolobank.al

Për informacione të mëtejshme:

media.relation@intesasanpaolobank.al

 

Intesa Sanpaolo, me mbi €420 miliardë të ofruara në financime dhe €1.3 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2023, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d'Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.  

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news 

X: @intesasanpaolo 

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo 

group.intesasanpaolo.com/en/

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0