• No Suggestions Result

APLIKIM PER PEZULLIMIN E PAGESAVE TE KREDIVE

Informacion i plotë në lidhje me aplikimin për pezullimin e pagesave të kredive.

Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a

Fton të gjithë individët dhe subjektet juridike të prekura nga situata e COVID-19, të aplikojnë urgjentisht për pezullimin e pagesave të kredisë së tyre sipas udhëzimeve të mëposhtme:

 

Klientët Individë:

           Subjektet Juridike: (Biznes i Vogël, Ndërmarrje të Mesme, Korporata, Kompani Ndërkombëtare)

  • Ju lutem shkarkoni Formën e Aplikimit, të cilën e gjeni më poshtë.
  • Plotësojeni dhe kontaktoni direkt Menaxherin tuaj të Marrëdhënies me Klientin në Intesa Sanpaolo Bank Albania

 

Asnjë ndryshim i kontratave të kredisë nuk do të nënshkruhet për këtë moratorium. Klientët, situata ekonomike e të cilëve nuk ndikohet negativisht nga situata e emergjencës dhe që nuk po aplikojnë për një moratorium, duhet të vazhdojnë ripagimet e rregullta të kredisë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë të gjitha aplikimet e pranuara, duke siguruar në kohë reagimet e duhura. Në këtë përpjekje, për të kapërcyer situatën aktuale kritike, Intesa Sanpaolo Bank Albania angazhohet të kushtojë vëmendjen dhe kujdesin më të madh për nevojat e Klientëve të saj, duke vendosur edhe burime të rëndësishme njerëzore.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të mbështesë të gjitha familjet dhe bizneset që janë ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte nga emergjenca e COVID-19, duke i ndihmuar ata me zgjidhje që u përshtaten nevojave të tyre.

shtyrje kredie

Formular Aplikimi për Individë:

shkarko formularin e aplikimit, plotësoje dhe dërgoje në adresën: Moratorium@intesasanpaolobank.al
shtyrje kredie

Formular Aplikimi për Biznese:

shkarko formularin e aplikimit, plotësoje dhe dërgoje te Menaxheri yt i Marrëdhënies me Klientin.
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).