Krijo një perspektivë të re përmes bashkëpunimit
Mos e humb mundësinë për të marrë pjesë në konkursin e Novathon Youth!
Merr pjesë në konkurs duke paraqitur një projekt propozim për një nga temat e mëposhtme. Skuadra fituese do të ketë mundësinë të jetë protagoniste në konferencën e Novathon Youth në Tiranë në vjeshtën e 2022.
Shërbimi bankar dixhital për të rinjtë
Gjej një arsye, mjet ose funksionalitet që motivon të rinjtë të preferojnë shërbimet e një banke në vend të një tjetre dhe duke u përqëndruar mbi të, projekto një produkt ose shërbim bankar me strategjinë e biznesit dhe komunikimit.
Banka për të bashkuar distancat
Ide biznesi që e bëjnë Bankën më të aksesueshme nga klientët edhe në qoftë se nuk ka degë pranë. Si pjesë e gjeneratës së re, e cila është më e talentuar në fushën dixhitale, ti mund të na tregosh vizionin tënd mbi një shërbim bankar dixhital më tërheqës dhe të kuptueshëm nga të gjithë!
Kurse dhe investo për botën
Kurse dhe investo për botën nëpërmjet inovacionit, dixhitalizimit dhe shoqërisë. Ide biznesi me qëllim edukimin dhe inkurajimin e klientëve potencialë dhe aktualë për të kursyer para dhe hap pas hapi për ti investuar ato. Projekto një ide mbi përkushtimin e Bankës për veprime të qëndrueshme bankare të cilat nxisin kursimin nga njerëzit, ndërsa përmirësojnë jetesën e tyre në komunitet.
Mendo globalisht, vepro lokalisht
Ide biznesi, të integruara në shërbimin bankar dixhital, të cilat mund të përmirësojnë cilësinë e jetesës individuale dhe atë në komunitete. Puno mbi produkte dhe shërbime të veçanta bankare duke treguar mënyrat se si një individ mund të bëjë një ndryshim poitiv në mjedis dhe/ose të lehtësojë probleme në kauza shoqërore.