• No Suggestions Result

Lajme

Njoftim i rëndësishëm

I nderuar Klient,

Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton praprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike (nënshtetas shqiptarë), të cilët kanë depozituar pranë Bankës si dokument identifikimi: kartë identiteti apo pasaportë biometrike, të lëshuar gjatë vitit 2009, të cilave u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019, se në bazë të LIGJIT Nr. 11/2019 PER NJE SHTESE NE LIGJIN NR.8952, DATE 10.10.2002, “PER LETERNJOFTIMIN ELEKTRONIK TE SHTETESAVE SHQIPTARE”, TE NDRYSHUAR, afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të lëshuar nga data 09.02.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31.12.2019. 
Për sa më sipër, Intesa Sanpaolo Bank Albania u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentin e identifikimit sipas proçedurave përkatëse për të shmangur vonesa në ofrimin e shërbimit.

Ju mirëpresim në të gjitha degët e Intesa Sanpaolo Bank Albania për regjistrimin e dokumentit të ri të identifikimit.

Ju faleminderit!

Rinovimi i Fasadës në Degën Kryesore dhe Drejtorinë Qendrore

Intesa Sanpaolo Bank Albania, garanton përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi në Shqipëri. Bazuar në Kodin e Etikës dhe Përgjegjësinë Sociale të Korporatës, Banka në mënyrë të vazhdueshme mbështet Komunitetin dhe Mjedisin. Në punën e saj të dedikuar për t’ju ofruar të gjithë klientëve një shërbim cilësor, miqësor dhe në kushte komode gjatë qëndrimit të tyre në Bankë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjithmonë investimeve në rrjetin e degëve dhe fasadave të tyre duke iu shtuar vlerë ambienteve ku banka ushtron aktivitetin e saj. Rikonstruksioni i mjediseve në Degën në Rr. e Barrikadave dhe Fasadës në Degën tonë kryesore dhe Drejtorinë Qendrore, jo vetëm ka përmirësuar imazhin e Bankës por ka mbështetur edhe komunitetin e zonës duke i dhuruar një vend të këndshëm, te ndriçuar dhe te pastër.

Projekti i radhës “Rinovimi i Fasadës” së Drejtorisë Qendrore, në dakordësi më pjesën më te madhe te banoreve (në zbatim të legjislacionit në fuqi) do te përmirësojë jo vetëm imazhin e Bankës, por do të jetë një vlerë e shtuar për një nga zonat me atraktive te qytetit te Tiranës, në Rr. I. Qemali.  

Në mbështetje të Ligjit nr.107/2014, datë 31/07/2014, (i ndryshuar), Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.408, datë 13/05/2015 (i ndryshuar) dhe Urdhëresës së Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr. 8741, datë 21/03/2016, pas aplikimit përkatës, Bashkia vendosi pranimin e deklaratës për kryerje punimesh, nr. protokolli B-421/1, datë 16/01/2019.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0