Kredi për Investim për Biznesin e Vogël

Të ofrojmë mbështetje për të mbuluar shpenzimet për investime kapitale, blerje makinerish, ndërtim dhe zhvillim të pronës!

Avantazhe & Përfitime

Kurse kohën

Përdorim i thjeshtë dhe kursim kohe

Lëvrimi i fondeve

Lëvrimi i fondeve ndjek dinamikën e investimit

Mbulim i shpenzimeve

Mbulim të shpenzimeve kapitale, blerje makinerish, ndërtim

Sipas nevojave klientit

Fondet janë të gatshme të përdoren sipas nevojave të klientit

Termat e Kredisë

Termat e Kredisë


  • Shuma deri në 500,000 EUR
  • Maturimi deri në 15 vjet
  • Valuta në Lek & EUR
  • Norma e interesit është e ndryshueshme dhe në varësi me llojin e kolateralit
  • Plani për shlyerjen e huasë është fleksibël ,në varësi të planit të investimeve
  • Garancia: Prona e Paluajtshme, toka (përfshirë tokën bujqësore)

Karakteristikat e Kredisë së Biznesit për Investim

  • Apliko për financim afatgjatë, për projektet e investimeve që nuk mund të kryhen vetëm me kapital. Kredia mund të përdoret për rritje të biznesit ose nisjen e një projekti të ri. 
  • Qëllimi i kredisë – Banka akordon kredinë për një qëllim të caktuar që lidhet me financimin e investimeve, prokurimin e ndonjë aktivi thelbësor nga ana e sipërmarrësit për zhvillimin e aktivitetit të biznesit të tij.
  • Banka nuk akordon kredi për biznese të cilat vënë në rrezik rendin publik, parimet morale dhe mjedisin.
  • Kredia duke përfshirë interesat dhe komisionet duhet të mbulohet mjaftueshmërisht nga kolaterali.
  • Kolaterali që kërkon banka:
    • Pasuri të paluajtshme
    • Depozitë të bllokuar në bankë
  • Kushte shtesë mund të kërkohen në varësi të natyrës së veprimit, njohurisë dhe vlefshmërisë së dhënies së kredisë sipërmarrësit (p.sh. akt noterial si garanci për rrezikun e aktiveve).
     
Dokumentacioni

Dokumentacioni


  • Dokumentet ligjore të veprimtarisë së biznesit
  • Pasqyrat financiare të 3 viteve të fundit
  • Dokumentet e Planit të Investimit
  • Dokumentet e kolateralit
  • Nxjerrje Pasqyre Llogarie nga bankat ku ka kredi për periudhën e 12 muajve të fundit
  • Klauzolë Pëlqimi Paraprak të firmosur nga subjekti, për të kontrolluar në rregjistrin e kredive të Bankës së Shqipërisë. 
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0

Faqja Zyrtare e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdor Cookies për të të siguruar eksperiencën më të mirë të kërkimit. Duke klikuar mbi "Prano të gjitha Cookies", ti pranon për ruajtjen e Cookies në pajisjen tënde për të rritur cilësinë e lundrimit në faqen e internetit, analizimin e përdorimit të faqes dhe na ndihmon në përpjekjet tona të reklamimit. (COOKIE POLICY).

Call me back Chat