intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Njoftim mbi Vendimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve

spacer
Vendosi të miratojë bashkimin me përthithje të VB Albania nga ISP Albania; Të mos ndryshojë kapitalin e regjistruar aktualisht të ISP Albania, dhe as Statutin e saj, pas bashkimit; Të miratojë Projekt Planin e Bashkimit; Planin e Biznesit për 2018-2021; Projekt Marrëveshjen për Bashkimin;..
home

Lajmet e fundit 

 Njoftim mbi Vendimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve

Asambleja e Jashtëzakonshme e Aksionerëve të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" SHA, u mblodh me dt. 4 Maj 2018 dhe vendosi të miratojë bashkimin me përthithje të VB Albania (shoqëria e përthithur) dhe ISP Albania (shoqëria përthithëse); Të mos ndryshojë kapitalin e regjistruar aktualisht të ISP Albania, dhe as Statutin e saj, pas bashkimit; Të miratojë Projekt Planin e Bashkimit; Të miratojë Planin e Biznesit për 2018-2021; Të miratojë Projekt Marrëveshjen për Bashkimin; Të emërojë ekspertin e pavarur dhe pranojë raportin e ekspertit të pavarur si dhe të emërojë dhe caktojë Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Z. Silvio Pedrazzi, si përfaqësues të posaçëm, dhe të autorizojë atë duke i dhënë kompetenca dhe të drejta të plota për të vepruar në emrin dhe për llogari të ISP Albania për nënshkrimin e gjithë dokumentacionit ligjor dhe shkresave e aprovimeve të institucioneve përkatëse për këtë bashkim.


Në 1 nëntor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i dha Intesa Sanpaolo S.p.A ("ISP") miratimin paraprak për blerjen e 100% të aksioneve të Veneto Banka SHA. Pas miratimit nga Banka e Shqipërisë dhe marrjes së lejes nga Autoriteti i Konkurrencës në 14 shtator 2017, 100% të aksioneve të VB Albania iu transferuan Intesa Sanpaolo S.p.A ("Transferimi i Aksioneve"). Pas transferimit të aksioneve, ISP Albania dhe VB Albania tani janë 100% në pronësi të Intesa Sanpaolo S.p.A. ("Aksioneri i vetëm").


ISP, si aksionere e vetme e VB Albania dhe ISP Albania, vlerësoi paraprakisht mundësitë e ndryshme për racionalizimin e pranisë së saj në vend, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë aktuale dhe të ardhshme si dhe rentabilitetin e aktivitetit të biznesit të të dy subjekteve. Pas vlerësimit, ISP vendosi që të dyja kompanitë që janë subjekt i bashkimit të bashkohen siç konfirmohet në vendimin e Këshillit Drejtues të ISP-së në 4 prill 2018. Rrjedhimisht, VB Albania (Kompania e Përthithur) do të bashkohet në ISP Albania (Kompania Përthithëse),  dhe kjo e fundit do të jetë i vetmi subjekt juridik pas përfundimit të bashkimit.

 

Pas vendimit të ISP-së, në të dyja Mbledhjet e Asambleve të Jashtëzakonshme të Aksionerëve (“Asambleja e Aksionarëve”) të ISP Albania që u zhvillua në 4.05.2018 pasdite, dhe VB Albania që u zhvilluar në 04.05.2018 paradite, është vendosur të vijohet me bashkimin dhe për këtë qëllim u vendos që VB Albania do të përthithet nga ISP Albania, sipas kushteve te përcaktuara në projekt marrëveshjen për bashkimin dhe në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.


Dokumentacioni i plotë i miratuar, në gjuhën shqipe, gjendet më poshtë në format PDF:


• PROJEKT MARREVESHJA E BASHKIMIT ME PERTHITHJE - shqip
• Plani i Bashkimit të Grupit ISP për Shqipërinë ISBA - VB
• Raporti i Ekspertit Mbi Bashkimin e Veneto Bank ShA me Intesa Sanpaolo Bank Albania ShA
• Pasqyrat Financiare të tre viteve të fundit sipas Standardeve IFRS (2015) (2016) (2017)

 

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML