10 Vjetori i Bankës Amerikane të Shqipërisë
Përshëndetje klientë të nderuar,
Më datë 24 shtator 2008, Banka Amerikane e Shqipërisë mbushi plot 10-vjet që nga themelimi i saj, duke u bërë kështu ndër pionieret e industrisë bankare në Shqipëri, por njëkohësisht edhe një lider në tregun e ri e konkurues bankar.
Në vitin 1998, atëherë kur sistemi bankar dilte nga një krizë e rëndë e ekonomisë, Banka Amerikane e Shqipërisë u bë banka që rikthehu besimin njerëzor në sistemin bankar shqiptar.
Sot, Banka Amerikane e Shqipërisë numëron rreth 130,000 klientë dhe mbi 500 punonjës. Në fund të gushtit 2008, banka kishte një total depozitash prej 103.4 miliard lekë dhe total kredish prej 41.8 miliard lekë.
Ju faleminderit që keni qenë bashkudhëtarë me ne në këtë rrugë drejt suksesit. Kemi besim se do vazhdojmë të punojmë drejt të ardhmes me ju. |