BASH hap agjencinë më të re në zonën e Kombinatit, Tiranë
28 shtator 2007 – Banka Amerikane e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë se sot ajo hapi agjencinë e saj më të re në zonën e Kombinatit, në Tiranë (tek kthesa e ish-Fabrikës së Qelqit).
Me hapjen e Agjencisë në Kombinat BASH ka si synim zgjerimin gjeografik si dhe afrimin e Bankës me bizneset dhe klientët e vendosur në këtë zonë, për t’u ofruar atyre të gjitha lehtësitë dhe shërbimet e saj financiare.
Zona e Kombinatit është një qendër e mirënjohur industriale e Tiranës. Ndërkohë, vetë zhvillimi i vazhdueshëm i biznesit si dhe nevojat në rritje të banorëve të kësaj zone për shërbimet dhe produkte financiare, e kishin bërë të domosdoshme hapjen e kësaj agjencie e cila tashmë është plotësisht funksionale dhe ofron të gjitha shërbimet dhe produktet e nevojshme për klientët.
Kjo agjenci, i shtohet numrit në rritje të agjencive dhe degëve të BASH, që tashmë arrijnë në 22 njësi në të gjthë Shqipërinë. |