intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

BASH hap degen e dyte ne Greqi

spacer
Banka Amerikane e Shqiperise njofton se me date 14 prill 2006 do hape degen e saj te dyte ne Greqi. Dega e Selanikut shenon nje hap tjeter te rendesishem ne strategjine e BASH-it per te qene me afer komuniteteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, per t’ju ofruar atyre gamen e gjere te produkteve dhe sherbimeve te veta cilesore.
home

BASH hap degen e dyte ne Greqi

Tirane, 13 prill 2006 - Banka Amerikane e Shqiperise njofton se me date 14 prill 2006 do hape degen e saj te dyte ne Greqi. Dega e Selanikut shenon nje hap tjeter te rendesishem ne strategjine e BASH-it per te qene me afer komuniteteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, per t’ju ofruar atyre gamen e gjere te produkteve dhe sherbimeve te veta cilesore.
 
Me hapjen e kesaj dege te re BASH synon te forcoje me tej perkushtimin e vet ndaj qytetareve shqiptare ne Greqi si dhe per te vendosur nje partneritet afatgjate midis bizneseve shqiptare dhe atyre greke, qe operojne ndermjet vendeve tona.
 
BASH eshte banka e vetme shqiptare me dege jashte Shqiperise. Pas marrjes se licenses bankare nga Banka Qendrore Greke si dhe Ministria Greke e Zhvillimit, BASH nisi udhetimin e vet historik me hapjen e deges se pare ne Athine ne qershor te 2004-es.
 
Nje zhvillim tjeter shume pozitiv per BASH-in ishte nenshkrimi i marreveshjes ndermjet BASH dhe ATEbank (Banka Agrare e Greqise) i cili mundeson ofrimin e sherbimeve te permiresuara per shtetasit shqiptare si p.sh. transferim fondesh ne Shqiperi, pagesen e kesteve per kredi dhe te tjera.
 
Si pjese e perpjekjeve te BASH per te ofruar sherbime ekskluzive per te gjithe shtetasit shqiptare me banim ne Greqi, BASH nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me Institutin e Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi (ISSH).
 
Ne saje te kesaj marreveshje u krijua mundesia qe gjithe pensionet qe merren ne Shqiperi nga shtetasit shqiptare me banim ne Greqi, si dhe pagesat e kontributeve vullnetare per Sigurimet Shoqerore, te kryhen lehtesisht nepermjet degeve tona ne Greqi.
 
Ne tete vitet e veprimtarise se saj ne Shqiperi, Banka Amerikane e Shqiperise ka qene pionere e shume sherbimeve tradicionale dhe te reja. Ajo eshte shnderruar ne banken e pare per shumen e kredive te dhena.
 
BASH eshte gjithashtu e para qe ka futur produktin e ri – Internet Banking. Gjithashtu, Banka ofron Karten e Bardhe – ABAcard White, qe eshte nje karte familjare e cila u jep mundesine qytetareve shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe te afermeve te tyre ne Shqiperi, te terheqin para ne Shqiperi nga nje llogari ne Greqi pa asnje komision bankar.
 

Nje nga synimet kryesore te BASH eshte qe te shnderrohet ne nje ndermjetes financiar dhe ekonomik per marredheniet ndermjet dy shteteve duke u ofruar klienteve nga te dyja anet e kufirit sherbimet dhe produktet e veta cilesore.

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML