intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Banka Gjermane perdor sistemin FlexCube per zg ...

spacer
home

Banka Gjermane  perdor sistemin FlexCube per zgjerimin e sherbimeve bankare per individe

Tirane, 15 dhjetor 2006 – Gazeta Intenational Banking Systems – Sistemet Nderkombetare Bankare beri te ditur se edhe gjigandja gjermane – Deutsche Bank - ka vendosur te perdore sistemin Flexcube si platformen qe do te mbeshtese sipermarrjen e saj ne fushen e sherbimeve bankare per individe ne Rusi dhe Kine.

Deutche Bank eshte nje institucion financiar mjat i suksesshem dhe i njohur per financimin e korporatave dhe sherbimet private te administrimit te pasurise. Megjithate eshte domethenes fakti se edhe kjo banke ka zgjedhur sistemin FlexCube si zgjidhje per sipermarrjen e saj ne sektorin e sherbimeve bankare per individet ne te dyja vendet.

Banka Amerikane e Shqiperise aplikoi per here te pare te njejten platforme bankare – sistemin Flexcube nga mesi i vitit 1999. Njekohesisht BASH-i eshte banka e dyte ne bote qe ka zgjedhur Flexcube-in si platformen e saj bankare pas Bankes Federale te Lindjes se Mesme ne Qipro.

Sot Flexcube-i vazhdon t’i siguroje BASH-it nje platforme te shkelqyer bankare duke mbeshtetur dhe plotesuar te gjitha nevojat ditore si dhe operacionet e saj per te ardhmen. Flexcube eshte nje faktor mjaft i rendesishem ne infrastrukturen teknologjike te BASH-it, por ajo qe eshte me me vlere eshte fakti ky sistem u ofron mjaft lehtesira dhe shpejtesi per klientet tane. Kjo platforme mbeshtet krijimin dhe permiresimin e vazhdueshem te sherbimeve dhe produkteve bankare te cilat me pas u ofrohen ne kohe dhe me siguri te plote klienteve tane ne çdo dege e agjenci te BASH-it ne Shqiperi dhe Greqi.

Mbi 280 institucione financiare ne 100 vende kane perzgjedhur Flexcube-in si platformen e tyre teknologjike bankare.

Midis institucioneve te ndryshme financiare qe perdorin FLEXCUBE permendim Fondin Monetar Nderkombetar, UBS, Departamenti i Thesarit te Shtetit ne Karolinen e Veriut, Banka e Kilit, Banka Shinsei, Citibank, Gaixa Galicia, Lloyds, Banka HDFC, DAB, Sicredi, Banka Syndicate dhe sefundmi Deutche Bank.

Flexcube eshte renditur nga IBS – International Banking Systems me seli ne Mbreterine e Bashkuar ne vendin e pare te listes se shitjes te sistemeve bankare per kater vite me radhe, 2002, 2003, 2004 dhe 2005.Banka Gjermane  perdor sistemin FlexCube per zgjerimin e sherbimeve bankare per individe
 
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML