intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • Degët
  • Kontakt
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
CALL CENTER
08006000 (Falas)
+355 4 2276222 / 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Çmimet e Ekselencës për 2012 nga Euromoney

spacer
Intesa Sanpaolo fiton Çmimin si “Banka më e Mirë në Itali” për të dytin vit rradhazi.
home

Londër, 6 korrik 2012 – Intesa Sanpaolo Group morri çmimin si “Banka më e mirë në Itali” nga Euromoney gjatë një ceremonie që u zhvillua në Londër.

 

Çmimi i referohet periudhës nga Prilli 2011 deri në Mars 2012 dhe merr në konsideratë një kategori të gjerë kriteresh duke përfshirë fitimin operacional, fitimin para tatimit, të ardhurat neto, kthimin mbi kapitalin, fitimin për aksion, totalin e aktiveve, totalin e depozitave dhe kredive, pjesën e tregut përsa i përket kredive dhe depozitave të klientëve, Tier 1, dhe raportin kosto të ardhura.

 

Renditja bëhet çdo vit nga Euromoney,  një publikim kryesor në tregun financiar dhe në sektorin bankar ndërkombëtar, që jep çmime bazuar në analizat sasiore e cilësore të shërbimit dhe performancës, si dhe në bazë të vëzhgimeve të bëra mes tregtuesve institucional në këtë sektor.

 

Intesa Sanpaolo zuri vendin si “Banka më e Mirë në Itali” për të dytin vit rradhazi.

 

Intesa Sanpaolo është Grupi Bankar kryesor në Itali me 10.8 milion klientë dhe 5600 degë. Grupi është lideri italian përsa i përket aktiviteteve financiare për familjet dhe bizneset. Gjithashtu ai rradhitet si një nga grupet bankare kryesore në vende të ndryshme të Europës Qëndrore e Lindore, Lindjes së mesme dhe Afrikës së veriut ku i shërben 8.3 milion klientëve përmes një rrjeti prej

1600 degësh.

 

Enrico Cucchiani administrator i deleguar dhe DPE i Intesa Sanpaolo-s komentoi:
“Kjo është një arritje shumë e rëndësishme dhe është një dëshmi e shkëlqyer e profesionalizmit të drejtuesve tanë: falë tyre, Intesa Sanpaolo është Banka me nivelin më të lartë të kapitalizimit në Europë, një bilanc solid, me një nivel të lartë likuiditeti dhe përfitimi. Edhe më i rëndësishëm është aprovimi i klientëve tanë, dhe ky çmim na tregon një rezultat në kohë reale, duke qënë një mënyrë e mirë e matjes së performancës sonë.”

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML