|
Çfarë afatesh ofron banka për Depozitat me Afat ?
Afatet që ofrohen për Depozitat me Afat janë kryesisht: 3 mujore, 6 mujore, 1 vjeçare dhe 2 vjeçare (sipas specifikimeve në Tabelën e Normave të Interesit). Për raste të veçanta mund të pranohen dhe afate të ndryshme nga këto, por kjo do të ishte subjekt i marrëveshjeve individuale me klientin.
Në cilat monedha mund të hapet një Depozitë me Afat ?
-
LEK Lek
-
EUR Euro
-
USD Dollarë Amerikanë
-
GBP Paund Britanik
|
Çfarë interesi ofron banka për Depozitat me Afat ?
Banka ofron norma interesi konkuruese në treg. Ato ndryshojnë kohë pas kohe dhe gjenden të afishuara në çdo degë tonën.
Si bëhet llogaritja e interesave ?
Banka paguan interes për sa kohë që Depozita qëndron në bankë sipas afatit të përcaktuar nga klienti.
Normat e interesit që banka publikon janë me bazë vjetore dhe llogariten sipas ditëve që i takojnë periudhës së zgjedhur nga klienti nga data e fillimit deri në datën e maturimit të depozitës. Gjatë periudhës së zgjedhur nga klienti, norma e interesit mbetet e njëjta edhe nëse normat në Tabelën e Normave të Interesit (ne fund te faqes kryesore, djathtas) ndryshojnë.
A mund të hap një Depozitë me Afat në emrin tim dhe të ndonjë pjesëtari tjetër të familjes time? Nëse ‘po’, si do të jenë të drejtat tona në këtë llogari ?
Po. Depozita me Afat mund të ketë një apo disa titullarë, të cilët duhet të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së depozitës. Të drejtat e tyre në depozitë caktohen nga vetë titullarët e depozitës dhe specifikohen në formën e aplikimit që firmoset në momentin e hapjes së saj.
A mund të kem një kartë debiti nëse kam një Depozitë me Afat ?
Nëse keni vetëm një Depozitë me Afat ju nuk mund të pajiseni me kartën e debitit që banka ofron. Kjo do të ishte e mundur vetëm nëse përveç Depozitës me Afat ju hapni edhe një Llogari Rrjedhëse.
A mund të kryej pagesa nëpërmjet Depozitës me Afat ?
Depozita me Afat është një formë kursimi dhe si e tillë nuk parashikohet të përdoret për të kryer pagesa. Nëse ju do të dëshironit të kryenit pagesa do t’ju sygjeronim që perveç Depozitës me Afat të hapnit edhe një Llogari Rrjedhëse.
Nëse kam një Depozitë me Afat a mund të depozitoj në çdo kohë ?
Ju mund të depozitoni fonde në çdo moment, por ato do t’i shtohen Depozitës tuaj ekzistuese vetëm në datën e saj të maturimit. Nëse dëshironi të depozitoni në çdo moment pa asnjë kufizim, ne do t’ju sugjeronim Llogarinë e Kursimeve.
A paguaj ndonjë detyrim për hapjen e Depozitës me Afat ?
Hapja e një Depozitë me Afat mund të bëhet në çdo moment pa paguar asnjë komision.
Si mund të informohem për gjëndjen e Depozitës ?
Në çdo moment, ju mund të pajiseni me një printim të gjëndjes tuaj totale në bankë, si dhe për çdo llogari depozite të re do të pajiseni me një kontratë. Gjithashtu, Banka ofron mundësinë e shikimit të gjëndjes së llogarisë suaj nga interneti nëpërmjet shërbimit – Internet Banking.
Çfarë dokumentash duhen për të hapur një Depozitë me Afat ?
Asgjë më shumë sesa një dokument identifikimi, si pasaportë të vlefshme, letërnjoftim, apo çertifikatë me fotografi (lëshuar në 3 muajt e fundit).
Çfarë duhet të bëj për të hapur një Depozitë me Afat ?
Mjafton të paraqiteni pranë degës tonë më pran jush dhe personeli i shërbimit të klientelës do t’ju ofrojë një shërbim të shpejtë dhe të kualifikuar.
A janë të sigurta depozitat në Bankën tuaj ?
Të gjitha depozitat e qytetarëve në Bankën tonë janë të siguruara sipas ligjit “Për Sigurimin e Depozitave” më datë dt. 29.03.2002, nr. 8873.
Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD). |