|
Në cilat monedha mund të hapet kjo llogari ?
-
LEK Lek
-
EUR Euro
-
USD Dollarë Amerikanë
|
Cila është shuma minimale që duhet depozituar për të hapur një llogari FUTURA ?
Për të hapur një llogari FUTURA mjaftojnë 10,000 LEK, 100 USD ose 100 EUR.
Kush ka të drejtë të hapë një llogari FUTURA ?
Llogarinë në emër të fëmijës mund ta hapë prindi, kujdestari ligjor i fëmijës, apo dhe ndonjë i afërm i fëmijës. Por sipas ligjit, pavarësisht se kush e hap llogarinë, vetëm prindi apo kujdestari ligjor i fëmijës ka të drejtë të administrojë llogarinë.
Kush ka të drejtë të depozitojë në llogarinë FUTURA ?
Kjo llogari i mundëson kujtdo që dëshiron të depozitojë, në çdo moment dhe në çfarëdo lloj shume që dëshiron.
Cilat janë dokumentat e kërkuara për të hapur një FUTURA ?
Prindërit, kujdestari ligjor, apo i afërmi, duhet të sjellin një dokument identifikimi si pasaportë të vlefshme, letërnjoftim, ose dhe çertifikate me fotografi (lëshuar 3 muajt e fundit).
Gjithashtu duhet të sjellin edhe dokument identifikimi për fëmijën si pasaportë, çertifikatë me fotografi, si dhe një çertifikatë familjare (për prindërit).
Çfarë interesi përfiton kjo llogari ?
Llogaria FUTURA përfiton interes preferencial. Interesi për këtë llogari ndryshon 4 herë në vit: në 1 janar, 1 prill, 1 korrik dhe 1 tetor. Interesi kreditohet në llogari një herë në vit, në datën 31 mars.
Si mund të informohem për ecurinë e llogarisë FUTURA ?
Në çdo moment, ju mund të pajiseni me një gjendje të llogarisë së fëmijës, për çdo periudhë që dëshironi përkundrejt asnjë pagese. Gjendja e llogarisë ju informon për çdo veprim të kryer në llogari, si dhe për interesat e kredituara deri në atë moment.
Nëse hap një llogari FUTURA, mund të kryej tërheqje në çdo kohë ?
Llogaria FUTURA është një Llogari Kursimi afatgjatë. Si e tillë ajo nuk mund të përdoret për tërheqje deri sa fëmija të bëhet 18 vjeç.
Kur mund të bëhet fëmija zotërues i kësaj llogarie ?
Fëmija fiton të drejtën e përdorimit të llogarisë së tij/saj kur ai/ajo bëhet 18 vjeç. Banka njofton me shkrim fëmijën mbi ekzistencën e llogarisë FUTURA, në ditën që ai/ajo fiton aftësi të plotë për të vepruar. Momenti kur fëmija mbush 18 vjeç, është maturimi i kësaj llogarie, dhe ajo shndërrohet në një Llogari Rrjedhëse të zakonshme.
A ka të drejta fëmija mbi këtë llogari përpara moshës 18 vjeç ?
Jo, vetëm prindërit apo kujdestari ligjor i fëmijës mund të jenë administratori i kësaj llogarie deri sa fëmija të bëhet 18 vjeç. |